Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

qerre

QERRE

Mjet për të mbartur zakonisht prodhime bujqësore,

lëndë ndërtimi etj., i përbërë nga një shtrat i gjerë me

ose pa drurë anash, me dy a me katër rrota druri, që

tërhiqet me qe, me buaj a me kuaj

QËRUESE

Mjet i thjeshtë si thikë e çarë në mes, që përdoret për

t’u qëruar lëkurën perimeve e pemëve ose për t’u hequr

bërthamat qershive, kumbullave etj.; makinë që shërben

për një punë të tillë. Qëruese patatesh (mollësh)

Qëruese bërthamash. Qëruese automatike

QARK

Varg përcjellësish të lidhur me pjesë a me pajisje

të ndryshme elektrike, nëpër të cilin kalon rryma

elektrike nga njëra anë e burimit dhe kthehet në tjetrën

Qark elektrik. Qark i brendshëm. Qark i hapur. Qark i

shkurtër shkurtim i parregullt i rrugës së rrymës

elektrike në një varg përcjellësish e pajisjesh a pjesësh

elektrike, që sjell dëmtimin e tyre ose të burimit të

rrymës; lidhje e shkurtër. Hap (ndërpres) qarkun. Mbyll

qarkun

QERTHULL

1. Vegël e bërë me shkopinj a me dërrasa të holla, të

mbërthyera në dy rrathë me një bosht pingul në mes, që

përdoret për të vënë shkulin e fillit, kur e mbledhim a kur

e bëjmë lëmsh dhe që zakonisht lidhet me çikrikun;

shtjellës

2. Lloj koshi i bërë prej dy rrathësh (i sipërmi më i vogël

dhe i poshtmi më i gjerë), të mbërthyer me dërrasa të

holla anash e zakonisht me rrota të vogla poshtë, në të

cilin futet fëmija i vogël për të mësuar të qëndrojë në

këmbë e të ecë; rrethore

QIRI

1. Shkop prej dylli, dhjami a stearine me përmasa të

ndryshme e me një fitil në mes, që ndizet për të bërë

dritë

2. Vegël që shërben për të ndezur përzierjen e ajrit

me lëndët djegëse në motorët me djegie të brendshme

Qirinjtë e motorit. I ndërroj qirinjtë

QELQURINA

Tërësia e enëve prej qelqi; enë të ndryshme prej qelqi

Qelqurina të bardha. Rafti i qelqurinave

QEPGJIR

1. Lugë me bisht të gjatë, e cila e ka pjesën e kreut të

rrafshët e me vrima dhe përdoret për të marrë diçka që

skuqet në tigan a piqet në tepsi, për ëmbëlsirat, për t’i

hequr shkumën gjellës etj

2. Enë gjysmë e rrumbullakët dhe me vrima të vogla, që

përdoret për të larë orizin ose diçka tjetër

QINDARE

Enë, shishe që nxë një të katërtën e okës. Qindare rakie

QINDËSHE

Enë a shishe që nxë njëqind gramë

QYP

Enë balte e rrumbullakët, e lartë, me bark e zakonisht

me vegjë, që përdoret për të mbajtur bulmet, turshi e

ushqime të tjera

QEPËS

Që shërben për të qepur. Gjilpërë qepëse. Makinë qepëse

QETHËS

Që shërben për të qethur. Gërshërë qethëse. Makinë

qethëse

QËRUESE

Që shërben për t’u qëruar lëkurën perimeve e pemëve

Makinë qëruese

 

Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

Comments
All comments.
Comments

  1. Anonymous

    Shume interesant.
    faleminderit!