Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

raketë

RAKETË

1. Mjet luftarak me motor reaktiv, që shërben për

të dërguar në largësi një predhë ose një bombë;

predhë, e cila lëviz me forcën shtytëse të gazrave që

lëshon pas

2. Mjet fluturimi, që lëviz me shpejtësi të madhe me anë

të një motori reaktiv

RAPORTOR

Mjet në trajtën e një gjysmërrethi me perimetër të

shkallëzuar, që përdoret për matjen dhe për ndërtimin e

këndeve; matës këndesh

REGJISTËR

Mjet i posaçëm që shërben për të rregulluar në

një masë të caktuar lëvizjen ose punën e një aparati a

të një mekanizmi; mënyra e përpiktë ose masa, sipas së

cilës duhet të punojë një aparat a një mekanizëm

RIMORKIO

Mjet transporti pa motor, që tërhiqet nga një automjet

RADIO

Aparat i posaçëm për të marrë ose për të dërguar në

largësi tinguj, fjalë ose sinjale, duke i kthyer në valë

elektromagnetike. Radio marrëse (dhënëse). Radio me

bateri (me vajguri)

RADIODHËNËS

Aparat që shërben për të dhënë sinjale ose tinguj me

anë të valëve elektromagnetike. Antena e radiodhënësit

RADIOGRAMAFON

Aparat, që përbëhet nga një radio dhe nga një

gramafon, të lidhur së bashku. Ndez (shuaj)

radiogramafonin. Dëgjoj një pllakë në radiogramafon

RADIOLOGJIK

Që lidhet me radiologjinë, i radiologjisë; që bëhet me

anë të radiologjisë. Ofiçinë radiologjike. Aparat

radiologjik. Aparatura radiologjike

RADIOMARRËS

Që merr a kap valët e radios. Aparat radiomarrës

aparat i posaçëm për marrjen në largësi të tingujve, të

fjalëve ose të sinjaleve me anë të valëve

elektromagnetike; radio

RËNTGEN

Aparat që punon me rreze rëntgen dhe që

shërben për të parë ndërtimin e brendshëm të trupave

RITRANSMETUES

Aparat që merr një valë radioje ose televizioni dhe e

përforcon për ta dërguar më larg. Ritransmetues i

fuqishëm. Ritransmetues i radios (i televizionit)

Vendos (përdor) një ritransmetues

RITRANSMETUES

Që shërben për të ritransmetuar; që bën ritransmetim

Aparat ritransmetues

ROBOT

Aparat automatik, që kryen në mënyrë të pavarur

sipas një programi veprime të ndërlikuara dhe që mund

të zëvendësojë pjesërisht punën e njeriut në disa fusha

RADAR

Pajisje e ndërlikuar, që shërben për të zbuluar dhe për

të përcaktuar vendin e ndodhjes dhe largësinë e një

objekti, duke dërguar valë radioje shumë të shkurtra

dhe duke marrë pasqyrimin e tyre. Radar tokësor

(detar, ajror). Aparat radari. Ekran radari. Stacion

radari. Valët e radarit. Kap në radar. Ndjek me radar

RADIATOR

1. Pajisje për ftohjen e motorëve me djegie të

brendshme, e përbërë prej disa gypash, në të cilët

qarkullon ujë a vaj i ftohtë. Radiatori i automobilit (i

traktorit, i aeroplanit). Kapaku i radiatorit. Mbush

radiatorin

2. Pajisje për të ngrohur banesat, e përbërë prej një

sistemi gypash, nëpër të cilët qarkullon ujë ose avull i

ngrohtë. Radiatorët e ngrohjes qendrore. Radiator me

ujë (me avull). Hap (mbyll) radiatorin

RAKETAHEDHËS

Që shërben për lëshimin e raketave; që ka pajisje për

lëshimin e raketave. Kryqëzor raketahedhës

REAKTOR

1. Pajisje në të cilën bëhet zbërthimi i bërthamave të

atomit të një lënde në mënyrë të kontrolluar për të

përdorur energjinë që çlirohet. Reaktor atomik

(bërthamor). Ndërtimi i një reaktori

2. Pajisje në të cilën bëhet një reaksion kimik për të

prodhuar diçka

REFLEKTOR

1. Pajisje që shërben për të pasqyruar dritën ose valë

të tjera me anë të një pasqyre të lugët a të një

sipërfaqeje tjetër të lëmuar; pasqyror, projektor

Reflektor i fuqishëm. Reflektor drite. Rrezet e

reflektorit. Pasqyrat e reflektorit

2. Pajisje për të ngrohur, që përbëhet nga një sipërfaqe

metalike e lugët, e cila kthen ngrohtësinë e një filli

elektrik të nxehur ose të një llambe. Reflektor elektrik

Ndez (vë) reflektorin. Ngrohem te reflektori

REGJISTRUES

Pajisje ose aparat i posaçëm, që shërben për të

regjistruar

RIKUMBUES

Pajisje, pjesë e veçantë ose hapësirë, në të cilën ndodh

dukuria e rikumbimit, rezonator. Rikumbues akustik

(elektrik). Lëkundjet në rikumbues

RUL

1. Pjesë a vegël prej druri, metali etj. në trajtë cilindri, që

vihet në një mekanizëm dhe që rrotullohet ose që

rrëshqet sipas punës që kryen. Rul metalik (druri)

Rul shpimi. Rul makine. Ruli i bojës. shtypshkr

Rrotulla e rulit. Lëvizja e rulit. Rrotullimi i rulit

2. Cilindër i madh dhe i rëndë që shërben për të

sheshuar rrugët, për të ngjeshur tokën a për të

thërrmuar plisat

ROGJE

Enë e vogël balte me grykë të ngushtë e me bark;

shishe e vogël me bark të rrumbullakët

ROGJEZË

Enë e vogël prej qelqi me grykë të ngushtë dhe e

mbyllur, në të cilën ruhet një lëng që përdoret për

mjekim me anë të gjilpërave

ROSË

Enë e posaçme me bisht të zgjatur, që u vihet të

sëmurëve për të dalë jashtë ose që përdoret natën

 

Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

Comments
All comments.
Comments

  1. Anonymous

    Shume interesant.
    faleminderit!