Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave
ZILE
1. Mjet prej tunxhi, si kambanë fare e vogël dhe me
gjuhëz, që nxjerr tinguj dhe që zakonisht u varet
bagëtive në qafë; tingulli që nxjerr ky mjet. Zile dyjare
dy zile të futura njëra brenda tjetrës. Zile triare tri zile të
futura brenda njëra-tjetrës. Zilet e kopesë. Tingëllimat
e zileve. Rrethi i ziles. Bien (dëgjohen) zilet. Ku
mërzen cjapi me zile
2. Mjet prej metali, në trajtë koni e gjysmërruzulli, që
punon me kurdisje, me rrymë elektrike etj., nxjerr tinguj
të njëpasnjëshëm dhe përdoret për të lajmëruar dikë;
tingulli që nxjerr ky mjet. Zile elektrike. Zile biçiklete
Zilja e telefonit. Zilja e derës. Zilja e mësimit (e
pushimit). Orë me zile
ZËMATËS
Aparat i posaçëm që shërben për të matur fuqinë e zërit
ZMADHUES
Aparat zmadhimi
ZBËRTHYES
Që ndihmon për të zbërthyer diçka, që duhet për
zbërthimin e diçkaje; që mund të zbërthejë. Vegël
zbërthyese
ZDRUKTH
Vegël dore prej druri a prej metali, me një thikë të gjerë,
që përdoret për pastrimin, rrafshimin e drejtimin e
dërrasave e të pjesëve të tjera prej druri ose për të
hapur kanale në to. Zdrukth i ngushtë. Zdrukth i trashë
(tek) zdrukth që heq shtresën e parë, të trashë të drurit
Zdrukth i lakuar zdrukth që e ka fundin të lakuar
Zdrukth drejtues. Zdrukth pastrues. Zdrukth ulluk
zdrukth me fund të lakuar për të bërë kanale në
dërrasë. Zdrukth qorr zdrukth i ngushtë që përdoret për
zdrukthimin e kanaleve. Thikë zdrukthi
ZËNËS
Vegël e posaçme prej dërrase që shërben për të
penguar ose për të lëshuar ujin në lugun e mullirit të
blojës
ZDRUKTHUESE
Që përdoret për të zdrukthuar. Makinë zdrukthuese
Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave
Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave
Shume interesant.
faleminderit!