Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave
FALLAKA
Mjet torture: një copë dru ku një të dënuari i lidhnin këmbët që t’i binin shputave me shkopinj.
FIKËS
Mjet i thjeshtë (një bisht i gjatë prej druri me një kapuç prej teneqeje) që përdorej për të fikur qirinjtë në kishë.
FUZHNJË
Mjet peshkimi në trajtën e një sfurku me bisht të gjatë, me shumë dhëmbë e me gremç në majë. Gjuajnë me fuzhnjë. E qëllojnë me fuzhnjë.
FIKËS
Vegël e posaçme a aparat që shërben për të fikur zjarrin ose flakën. Fikës me ujë.
FILTËR
Mjet (aparat, xham i posaçëm etj.), që veçon, ndalon a dobëson rrymat e ndryshme elektrike, rrezet e dritës, zërat etj. Filtër elektrik. Filtër akustik. Filtër zëri. Filtër valësh. Filtër drite.
FILTRUES
Që përdoret për të filtruar diçka, që shërben si filtër. Aparat filtrues.
FLAKËHEDHËSE
Aparat që punon zakonisht me lëndë djegëse të lëngshme, i cili shërben për të nxehur furrën e pjekjes ose për të dezinfektuar vendin me anë të flakës.
FORCËMATËS
Aparat i posaçëm, që shërben për të matur forcën mekanike të diçkaje ose forcën e muskujve të duarve.
FOTOGRAFUES
Që shërben për të fotografuar, që nxjerr fotografi, që fotografon. Aparat fotografues.
FSHESË
Aparat i posaçëm elektrik që përdoret për të thithur pluhurin në dhoma e në vende të tjera, për të pastruar mobiliet, raftet me libra, veshjet etj. Fshesë elektrike (automatike).
FENER
1. Llambë ndriçimi me vajguri etj., që është e mbyllur përqark me xham për të mos u shuar nga era dhe që ka një dorezë teli për ta mbajtur. Fener dore. Fener me vajguri (me karbit). Fener minierash. Drita e fenerit. Ndez fenerin.
2. Pajisje me dritë të fortë, e vendosur në një vend të lartë në breg të detit (zakonisht mbi një kullë) si shenjë për anijet, që lundrojnë natën; far. Fener deti. Drita e fenerit. Kulla e fenerit.
3. Llambë ndriçimi me bateri, që vihet zakonisht në të dy anët e përparme të një makine, përpara motoçikletës a biçikletës për të ndriçuar rrugën gjatë udhëtimit natën. Fener makine. Ndez fenerët. Me fenerë të shuar.
FRESKORE
1. Përdorëse në trajtë gjysmërrethi prej letre, prej pendësh, prej plastike etj., që shërben për të bërë fresk kur është vapë; verore. Freskore letre.
2. Aparat që vë në lëvizje ajrin për ta freskuar ose për ta pastruar atë në një sallë të mbyllur; ventilator. Freskore elektrike. Fletët (krahët) e freskores
3. Aparat a pajisje që përbëhet nga një sistem tubash dhe që shërben për të ftohur ujin. Freskore uji.
FRYRËSE
1. Gyp i hollë e i gjatë, me të cilin i fryhet zjarrit.
2. Pajisje a pjesë e një mekanizmi, që shërben për të fryrë ose për të nxjerrë me vrull ajrin. Fryrëset e furrës. Fryrësja e ajrit.
FTOHËS
Pajisje për të zier a për të skuqur gjellët, që punon me lëndë djegëse të lëngshme, me gaz ose me rrymë elektrike. Furnelë elektrike. Furnelë me vajguri (me gaz).
FURNIZUES
Pajisje a pjesë e një mekanizmi, që shërben për të çuar sendin që prodhohet a diçka tjetër atje ku duhet. Furnizuesi i furrës. Furnizuesi i fishekëve.
FËNDYELL
Vegël e këpucarëve: një majë e hollë prej hekuri, e ngulur në një bisht të shkurtër prej druri, e cila shërben për të hapur vrima në shollë, bizë.
FIKËS
1. Vegël e posaçme a aparat që shërben për të fikur zjarrin ose flakën.
2. Mjet i thjeshtë (një bisht i gjatë prej druri me një kapuç prej teneqeje) që përdorej për të fikur qirinjtë në kishë.
FILLORE
Vegël e drunjtë e avlëmendit, që çon fijet e indit nëpër fijet e majës, drugë.
FREN
Vegël e një automobili a e një mjeti tjetër lëvizës, që shërben për të ndaluar ose për të ngadalësuar lëvizjen. Frena automatikë (hidraulikë). Frenat e automobilit (e biçikletës, e trenit). Frenat e dorës (e këmbës). Frena me ajër (me alkool, me sustë).
FREZË
1. Makinë e posaçme, e pajisur me një thikë a me një vegël prerëse me dhëmbëza, e cila lëviz duke u rrotulluar dhe shërben për t’i dhënë trajta të ndryshme sipërfaqes së një sendi prej metali ose prej druri; makinë e posaçme me një turjelë që rrotullohet, e cila shërben për të shpuar diçka. Frezë horizontale (cilindrike, vertikale). Frezë rrotulluese.
2. Makinë bujqësore, me thika që lëvizin duke u rrotulluar, e cila shërben për të shkrifëruar ose për të përzier tokën; makinë e posaçme me thika rrotulluese, që shërben për të copëtuar imët ose për të përzier diçka. Freza e çimentos.
FURÇË
1. Përdorëse me qime të dendura e të ashpra, me të cilën pastrojmë, lyejmë a fshijmë diçka. Furçë rrobash. Furçë dhëmbësh. Furçë këpucësh. Furçë rroje. Furçë gëlqereje.
2. Vegël a diçka tjetër që ka formën e kësaj përdorëseje; vegël në një makinë elektrike, që bën kalimin e rrymës nga pjesët rrotulluese në ato të palëvizshme. Furçë thëngjilli (karboni). Furçë kontakti.
FAJANCË
Qeramikë e hollë, që përgatitet nga një lloj deltine e bardhë, të përzier me gjips e me lëndë të tjera dhe që përdoret zakonisht për të bërë enë kuzhine, pllaka për të veshur muret etj.
FARFURI
Qeramikë me ngjyrë të bardhë e me shkëlqim, që përgatitet duke përzier një lloj deltine shumë të mirë me lëndë të tjera minerale (kuarc etj.), që i qëndron temperaturës së lartë, nuk përshkohet nga uji dhe përdoret për të bërë enë e sende të tjera; porcelan. Pjatë (filxhanë) farfurie. Ndrit (shkëlqen) si farfuri.
FRUTORE
Enë prej qelqi, prej plastike etj. që përdoret për të mbajtur pemët në tryezë. Frutore me portokaj (me mollë).
FUÇI
Enë e madhe, e rrumbullakët dhe e përzgjatur prej druri, prej metali ose prej ndonjë lënde tjetër, me dy funde të sheshta, që përdoret për të mbajtur gjëra të lëngshme, sende ushqimore etj.; vozë; sasia sa nxë një enë e tillë. Fuçi druri (llamarine). Fuçi vaji (vere, birre, djathi). Fuçi nafte (benzine, zifti). Fuçi baruti.
FYTAK
Enë e vogël me një lëfyt për ujë; ibrik.
FARËHEDHËS
Makinë farëhedhëse.
FREZË
1. Makinë e posaçme, e pajisur me një thikë a me një vegël prerëse me dhëmbëza, e cila lëviz duke u rrotulluar dhe shërben për t’i dhënë trajta të ndryshme sipërfaqes së një sendi prej metali ose prej druri; makinë e posaçme me një turjelë që rrotullohet, e cila shërben për të shpuar diçka. Frezë horizontale (cilindrike, vertikale). Frezë rrotulluese. E punoi në frezë.
2. Makinë bujqësore, me thika që lëvizin duke u rrotulluar, e cila shërben për të shkrifëruar ose për të përzier tokën; makinë e posaçme me thika rrotulluese, që shërben për të copëtuar imët ose për të përzier diçka. Freza e çimentos. Shkrifëroj (përziej) tokën (arën) me frezë.
FSHIRËSE
Që përdoret për të fshirë diçka. Makinë fshirëse.
FUTËS
Pajisje ose pjesë e një mekanizmi që shërben për të futur brenda diçka. Futësi i kapsulës.
Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave
Shume interesant.
faleminderit!