JETA

JETA
Sa e dua gjithë jetën!
Se atje gjenj të vërtetën,
Yjtë, nënën, hapësirën,
Të mugëtit, natën, ditën,
Mëngjezë, djellinë, dritën,
Mbrëmën, dh’atë errësirën
Natën, kur ësht’e qetuar,
Edhe gjësendi s’dëgjonet;
Qjellin kur ësht’i qëruar,
E hapësira ndritonet,
Ret’ e zeza sterrë nd’erë.
Vapën, vjeshtën, dimrin verën,
Retë, shinë, dhe lumenjtë,
Gjëmim, mjërgullë, përrenjtë,
Dborën, brëshërin’e erën,
Malet, fushat edhe brigjet,
Grykat, çukat edhe shtigjet.
Oshëtimën, pyjet, drurët,
Shkëmbenjtë, gërxhet’e gurtë.
Lulet, barërat që mbijnë,
E shpesët që fluturojnë,
Edhe këngëra këndojnë,
E në për dega lëvrijnë.
Dhe njerin’e bagëtinë
Dhe gjithë ç’është në jetë
I dua si Perëndinë,
Se nga do që këthenj sytë
Shoh atje Zotn’e vërtetë
Q’është një e s’ka të dytë.
JETA
Lulet e Veres
nga
NAIM FRASHERI

Poezi per femije 
____________________________________

 

Comments
All comments.
Comments

  1. Haha

    Édua komentimin e vjershes jeta

  2. Artan

    E dua komentimin e poezis JETA