KORÇA

KORÇA

KORÇA
vëllezër Shqipëtarë!
Gëzohi! që erdh kjo ditë,
Kaq’ e mir’ e kaq’ e mbarë,
Që sjell gjithë mirësitë.
Kjo është dit’ e rëzë,
Që bije vëllazërinë,
E dëbon jetën e zezë,
Dhe ndarjen’ e marrëzinë.
T’a lusimë këtë ditë
Që bekoj Zot’ i vërtetë,
Dh’ e dërgoj me shumë dritë.
T’i mbes emëri për jetë.
Sot e vumë gurr’ e parë.
E bekuar ësht’ kjo ditë,
Zot’ i madh e pruftë mbarë,
E na dhëntë urtësitë!
Hapu, Lapu errësirë!
Pa jakë tëhu o dritë!
Se arriti koh’ e mirë,
U gdhi nata u bë ditë.
Sot niset një tjatrë jetë,
Të rremenë posht’ e shtije,
Mbretëron f jal’ e vërtetë
Dhe të mirat gjith’ i bije.
Zot’ i math qoft’ i lëvduar!
Q’e nxjer në shesh të vërtetën,
Se ajo sij ka buruar,
Pa e ka ndituar jetën.
Lumja ti, moj Korç’ o lule,
Q’i le pas shoqet e tua,
Si trimi në ball’ u sulë,
T’a paçim për jetë hua.
Kushdo që është sot burrë,
Dhe Shqipëtar i vërtetë,
Emëri s’i shuhet kurrë,
Dhe nderi i rron per jetë.
Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmbël! sa e gjerë!
Sa e lehtë! sa e lirë!
Sa e bukur! sa e vlerë!
Kjo’ shtë mëm’ e mirësisë
Që bije qytetërinë,
Gasthin’ e vëllazërisë,
Njerëzin’ e miqësinë.
S’jemi Grekër as Bullgarë,
As gjë tjatër nukë jemi,
Jemi vetëm Shqipëtarë,
Një kët’ emër nder’ e kemi.
Ky emr’ është shum’ i mirë,
Se më s’jemi të gënjyer,
Nuke jemi n’errësirë,
E njohmë gjen’ e vjyer.
Perëndija na e lënte!
Për jetë t’a trashëgojmë,
Edhe kurrë mos e dhëntë!
T’a humbim a t’a harrojmë.
Të lemë mëmënë tënë
E të marimë një shtrigë!
Zoti mos e pastë thënë!
Pun’ e keq’ e shum’ e ligë.
O! sa qenë të gënjyer,
Ata që vuan për botë,
Turp të math kanë rrëfyer
Punuanë fare kotë.
Pa mejtoni, o të gjorë,
Efialtin, Pafsaninë,
Që u bënë trathëtorë,
Dh’ e gjënë më Perëndinë.
Nga gjithë ç’kemi kënduar,
Për të njohur vetëhenë,
Kaqë gjë kemi mësuar:
Të nderojmë mëmëdhenë.
Se njerzit gjithë vdesin,
Po jeta s’mbetet e shkretë,
Gjuha, Mëmëdheu mbesin,
Të patundura për jetë.
Me zëmërë të gëzuar,
Dhe me gjithë shpirt uroni!
Zotërinjt’ e Zotëruar!
Gjithë përnjëherë thoni:
Rroft’ e qoftë Shqipërija!
Dhe kombi e gjuha jonë
Lulëzoftë diturija!
Edhe ndihmës paçim Zonë!
Edhe Sulltanit të mirë,
Mbretit t’math q’e kemi atë
Dhe ka për neve mëshirë
E përpiqet dit’ e natë.
Zoti jet’ e dit’ të dhëntë
Dhe qëllimet ja mbarofte!
Me nder përmi front e lënte!
Dhe gjithënjë e gëzoftë!

 KORÇA
Lulet e Veres
nga
NAIM FRASHERI

Poezi per femije 
________________________________
 
Comments
All comments.
Comments