Disleksia – Çfarë është disleksia?
disleksia

Disleksia – Çfarë është disleksia?
disleksia

Çfarë është dhe si mund ta kuptojmë atë?
Nga greqishtja dis+leksi [δυσ + λέξις] fjalë e vështirë. Në fakt një përkufizim i saktë se çfarë është disleksia nuk mund të gjendet, disa e quajnë vështirësi në të mësuar, disa të tjerë e konsdiderojnë thjesht një çrregullim i cili shfaqet tek një fëmijë kur mëson të lexojë. Por edhe pse shenjat e kësaj gjendjeje janë veshtirësi në të shkruar e në të lexuar rrjedhshëm, një person dislektik ka dhe shumë shenja të tjera dalluese. Shpesh herë këta fëmijë janë akuzuar pa të drejtë se janë dembelë, që nuk përgatiten për mësime akoma dhe të vonuar. Një fakt një person dislektik është shumë i zgjuar.

Disleksia – Çfarë është disleksia?

Disa nga shenjat e tjera të disleksisë janë:
Në Shkollë:
disleksia në shkollë

Vështirësi të dallojë të majtën nga e djathta.
Nuk i pëlqen të lexojë me zë.
Shkrimi i tij/saj lexohet me vështirësi, (akoma dhe nga vetë ata).
Vështirësi në të mbajtur mend atë që ka (sapo) lexuar.
Probleme një drejtshkrim.
Ngatërrohet kur flet në publik.
Ka vështirësi të mësojë tabelën e shumëzimeve.
Ngatërron vendndodhjen e numrave. psh 59 e bën 95
Bën gabime kur shkruan numra.
Ngatërron datat, dhe humb takimet, autobuzin.
Vështirësi të thotë fjalë të gjata.
Ngatërron b me d
Shumë të vështirë të bëjë llogari me mend, pa përdorur gishta apo laps dhe letër.
Ngatërron numrat kur merr në telefon.
Kur shkruan (apo lexon) harron gërmat apo shton (apo zhvendos) gërma të tjera.
Nuk thotë dot muajt së prapi.
Nuk mban mend poezi apo formula.
Do më shumë kohë nga të tjerët për të lexuar një faqe.

Nëse dhe ju  keni shumë shenja nga këto atëherë dhe ju ka mundësi të keni disleksi.

Disleksia – Çfarë është disleksia?

Shtesë karakteristika të tjera

Konfuzion me drejtimet lartë/poshtë dhe brenda/jashtë
Nuk merret vesh mirë në telefon dhe nuk i shënon mirë mesazhet.
Vështirësi me lidhjen e lidhësave të këpucëve, (ose mëson t’i lidhë më vonë se moshatarët)
Mungesë vetëbesi dhe vetëvlerësimi.
Jo vazhdueshmëri në performacën e tyre atë që mund ta bëjë mirë sot, nesër e ka të vështirë ta përsërisë.
Një dislektik mund të ndihet më i stresuar gjatë një dite sesa dikush që nuk është i tillë.

ANA PSIKOLOGJIKE
irritim

Ankth
Akuzohen se janë përtacë.
Kanë mëri me veten e tyre dhe me të tjerët.
Depresion, për shkak të pamundësisë të përshtaten tek gjërat që e rrethojnë.
Të irrituar që nuk i bëjnë gjërat ashtu siç duan.
Kanë frikë ta nxjerrin zëmërimin ambjentit por zemërohen më shumë me veten.
Kanë mendime negative për veten dhe e shikojnë botën negativisht.
Probleme në familje, prindërit nuk e kuptojnë gjendjen e tyre të irrituar dhe të pashpresë.
ANA SOCIALE

ANA SOCIALENë krahasim me moshatarët është më pas në çështjet shoqërore.
Papjekuria e tyre sociale i bën të ndihen ngushtë në grup.
E ka të vështirë të shprehet dhe të gjejë fjalët e duhura.
Ka vështirësi të mbajë një lidhje llogjike në atë që do të thotë
(pra harron në mes të fjalisë çfarë do të thotë psh nëse ndërpritet)
Në përgjithësi probleme me memorjen.
Ca ditë mund ta kenë të lehtë të lexojnë me zë por ca ditë të tjera e kanë të vështirë akoma të shkruajnë emrin e tyre.
Kjo mos-konsekuencë e vashdueshme ështe ektremisht konfuze, jo vetëm për ta por dhe për ata që i rrethojnë.
Shumë dislektikë ketë e quajnë “Të ecësh në vrima të zeza”

+ AVANTAZHET +

mendim me figuraDislektikët janë persona mendimtarë multidimensionalë dhe vizualë.
Kanë intuitë dhe janë shumë krijues.
Inteligjentë.
Mendojnë me figura. (kjo është dhe arsyeja pse ngatërrohen kur flasin sepse e folura është lineare dhe germat fjalët duhet të dalin me radhë një nga një, njëra pas tjetrës kurse ata e kanë mendim në figurë e cila do shumë fjalë dhe shumë kohë të shpjegohet)

Disleksia – Çfarë është disleksia?

Comments
All comments.
Comments

  1. eka kodra

    kam nje femij me disleksi dhe isha kureshtare ta shikoja ndonje video shqip nga kjo lloj po nuk gjeta dot flm

    1. njomza

      PErshendetje,a eshte ne shkolle femija juaj?

  2. eka kodra

    keto qe i lexova ishin te gjitha ne perputhje me femiun tim ka problem ne shkrim lexim ne ngatresa te numrave shkronjave ne te mbajturin mend vjershat apo gjdo gje qe kerkojm nga ai ka intelegjenc me teper se qe ka moshen i pelqen te shpik gjera te punoj gjera me leter me pej me gjdo gje qe behet me dor di ta punoj flet anglisht me mir dhe kupton me leht se shqip dhe desha pak ma sqarime pak me teper tema rreth kesaj disleksia flm per mirkuptim ….

    1. Hono Lulu

      Per fat te keq eshte dicka qe nuk njihet gjeresisht ne bote, pa per ne Shqiperi as qe behet llaf te gjesh zgjidhje, materjale apo mirekuptim pasi ka shume mundesi qe dhe psikologe te mos e njohin se mesuesit…
      Keta femije duan durim, dashuri dhe inkurajim.
      Nje ndihmese e mire besoj se jane dhe leximi me shkonja per dislektike. Pasi germat nuk jane simetrike dhe keshtu qe lexohen pa problem. Po te dergoj nje link (opendyslexic.org) por megjithate mund te gjeni me fjalet “fonts for dislexia”
      Keto shkronja instalohen ne kompjuter dhe femija lexon. Mire eshte qe te kete edhe te printuara materjalet me shkronja te tilla.
      Besoj se ja vlen te provohet!
      Ndersa nese nga ana sociale duket i vecuar, besoj (dhe ky eshte mendimi im) se duhet stimuluar qe te mos ndihet i huaj por te filloje te mesohet te shoqerohet me femije te tjere pasi impakti psikologjik eshte dhe me i rendesishem.

  3. Anny anni

    A mund te kete persona 20 vjec e siper qe te jene disleksik?

    1. Hono Lulu

      Po patjeter. Nese je dislektik je pergjithmone. edhe pse pengesat ne shkrim dhe lexim mund te tejkalohen