Shqipopedia Application – Copyright Notice
100 fjalët e para
Terms of Use – Kushtet e Përdorimit
Parathënie
Ky është një udhëzues për shkarkimin dhe përdorimin e këtij softueri, ju duhet ta lexoni dhe të pranoni kushtet që më pas të mund ta shkarkoni dhe ta përdorni.
PËRCAKTIMI I KËTIJ SOFTUERI
Ky është një softuer, dygjuhësh i cili mundësohet krejtësisht falas, nga SHQIPOPEDIA në sitin www.shqipopedia.org Është një program interaktiv me qëllim mësimin e 100 fjalëve të para në gjuhë të huaj. Ku ka mënyrën e shkrimit të fjalëve si dhe shqiptimin e tyre, si dhe nje paraqitje grafike te fjalës.
AUTORI
Të gjitha të drejtat e këtij softuri janë të rezervuara nga SHQIPOPEDIA
PIKAT E KONTRATËS
1. Ky softuer është falas dhe të drejtat e autorit janë të rezervuara.
2. Si program falas, mund të shpërndahet falas.
pra ju mundeni të:
– Shkarkoni dhe ta përdorni falas, si për përdorim personal apo profesional.
– Mund të bëni kopje dhe ta shpërndani falas.
3. Ky softuer mund të shpërndahet në Web site nëse pikat e mëposhtme respektohen:
– Si autorësi e programit të përmendet gjithmonë SHQIPOPEDIA.
– Të mos jetë ndryshuar, moodifikuar apo tjetërsuar si aplikacion.
– Të jetë një link drejt faqes SHQIPOPEDIA (www.shqipopedia.org)
– Ky link të hapet në një dritare të re.
4. Ky softuer mund të shpërndahet edhe në sajtet komerciale apo për qëllime përfitimi që kanë reklama etj por të të mundësohet falas dhe të respektohet të gjitha pikat e sipërpërmendura.
5. Ndalohet:
– Shitja e softuerit.
– Pagesa për përdorimin e tij.
– Të shfrytëzohet për arsyre përfitimi.
– Të shpërndahet nëpër sajte pa treguar autorësinë.
– Të shpërndahet nëpër sajte pa patur link.
– Të tjetërsohet apo modofikohet ky softuer.
6.Përdorimi dhe shkelja e kësaj kontrate do të interpretohen sipas ligjeve që janë në fuqi.
Faleminderit per menyren e thjeshte dhe te bukur qe keni zgjedhur. Na ndihmoni shume
Fatbardha, shume falemimderit edhe juve.
Ju falenderoj per ndihmen qe na jepni ne mesimin e gjuhes angleze!
Ju falenderoj!
Comments are closed.