Fjalori i Mineralogjise – Fjalori mineralogjik

Fjalori mineralogjik

– Terma/ Fjalor Mineralogjik –

AGREGAT Bashkim i mineraleve të ndryshme në një shkëmb të vetëm.

AMIANT
Mineral i përbërë prej fijesh të holla, që nuk digjet e nuk e përcjell rrymën elektrike dhe që përdoret për të bërë pëlhura e sende të tjera të padjegshme, për pllaka izolimi etj. Fije (pllakë) amianti. Veshje amianti.

ANHIDRIT
Shkëmb i bardhë, që është i përbërë nga sulfati i paujë i kalciumit dhe që kur bashkohet me ujë jep gjipsin.

ASBEST
Mineral i përbërë prej fijesh të holla, që i qëndron shumë veprimit të nxehtësisë e të acideve, që nuk e përçon rrymën elektrike dhe që përdoret gjerësisht në industri e në ndërtim.

ASFALT
1. min. Lloj rrëshire e zezë, që ndodhet në natyrë në gjendje të ngurtë e që zbutet kur ngrohet; sere. Asfalt natyror.

Fjalori mineralogjik

BITUM
Lëndë minerale me ngjyrë të errët a të zezë, në gjendje veshtullore ose të ngurtë, me prejardhje nga hidrokarburet e vajgurit, që nxirret nga toka dhe që përdoret për të shtruar rrugët etj,; serë.

BOKSIT
Mineral që përmban me shumë alumin.

DIAMANT
1. min. Gur i çmuar shumë i fortë, i tejdukshëm e me shkëlqim të madh, që është një lloj karboni kristalor i pastër dhe që përdoret për stoli e zbukurime etj.; xhevahir.

DOLOMIT
Mineral me ngjyrë hiri në të bardhë, që përmban kalcium e magnez dhe që përdoret për prodhimin e xhamit, të qeramikës etj.; shkëmb prej këtij minerali. Dolomit gëlqeror. Gurët e dolomitit. Shtresë dolomiti.

DURALUMIN
Metal shumë i fortë e i lehtë, që del nga lidhja e aluminit me bakër, me magnez, me mangan e me silic dhe që përdoret zakonisht për ndërtimin e aeroplanëve.

DYSHEME
Shtresë dheu, shkëmbi etj., mbi të cilën gjendet minerali i dobishëm a një damar i tij. Dyshemeja e minierës. Dyshemeja e qymyrgurit.

Fjalori mineralogjik

GALENË
Mineral i ndritshëm me ngjyrë hiri të errët, që përmban squfur e plumb dhe që përdoret për të kapur valët elektromagnetike.

GERMANIUM
Metal i fortë, por i thyeshëm, në trajtë kristalesh me ngjyrë të argjendtë, që është shumë i përhapur në natyrë dhe përdoret si gjysmëpërcjellës në radioteknikë (simboli Ge).

GËLQEROR
Shkëmb a shtresë shkëmbore prej guri gëlqeror. Gëlqeror i fortë (i butë). Shtresë (zonë) gëlqerorësh.

GRAFIT
1. Mineral shumë i butë me ngjyrë hiri të errët në të zezë, lloj i karbonit të kristalizuar që përdoret për të bërë lapsa, bojëra, në elektroteknikë etj.

GRANAT
Gur i çmuar, zakonisht në ngjyrë të kuqe të errët, që gjendet kryesisht në shtresat ranore dhe që përdoret për përgatitjen e letrës së zumparasë, për gurët mprehës etj.

GUR GJAKU
Mineral në ngjyrë të kuqe të errët, që përmban me shumë hekur.

GUR LIRI
(leshi, mëndafshi, pambuku) asbest, amiant.

GJIPS
Mineral gëlqeror, zakonisht me ngjyrë të bardhë, i cili piqet në furra të posaçme, bluhet si pluhur dhe bëhet allçi. Gjips i bardhë. Vendburim gjipsi.

HEKUR-NIKEL
Mineral që përmban hekur dhe nikel.

Fjalori i Mineralogjise – Fjalori mineralogjik

kuarc

KUARC
Mineral zakonisht pa ngjyrë, i fortë dhe i patretshëm, i përbërë nga kristale të ndritshme me gjashtë cepa, që gjendet në natyrë si një masë e ngjeshur në trajtë guri; gur stralli.

KONCENTRAT
Mineral i pastër, që përftohet duke i hequr lëndët e huaja; mineral i pasuruar.

MIKË
Mineral i përbërë nga silikati i aluminit, që gjendet zakonisht nëpër shkëmbinj vullkanikë në trajtë petësh e leskrash të tejdukshme dhe me shkëlqim si të qelqit, shkrin me vështirësi e përdoret si veçues në pajisjet elektrike, për furra etj.

Fjalori mineralogjik

NEFRIT

Shkëmb i fortë me ngjyrë të gjelbër, që merr një shkëlqim të bukur kur punohet dhe që përdoret për shtylla, për të punuar vazo, statuja të vogla etj.

NYJËZ
Përqendrim i një sasie minerali në trajtë thjerrëzash të mëdha a xhepash brenda një shkëmbi me përbërje të ndryshme. Nyjëz elipsoidale. Nyjëz në trajtë vileje.

PAMBUK GURI
Asbest.

PIRIT
Mineral me ngjyrë të verdhë të hapur e me shkëlqim metalik, që përdoret shumë për përgatitjen e acidit sulfurik; sulfuri i hekurit.

PORFIR
Shkëmb i fortë me prejardhje vullkanike, me pjesë të mëdha në ngjyra të ndryshme, që përdoret si material ndërtimi. Shtyllë (mur) porfiri. Sëpatë porfiri. arkeol.

SAFIR
Gur i çmuar me ngjyrë të kaltër ose të gjelbër, që është i tejdukshëm dhe gjendet në natyrë si mineral.

SILICOR
Që ka silic në përbërjen e vet; që ka silicin si përbërës kryesor. Tokë (shtresë) silicore. Lëndë silicore. Sfungjerë silicorë.

STIPËS
Shap.

SHAP
Kripë minerale (sulfati i dyfishtë i aluminit e i kaliumit) që të rrudh gojën; gur i bardhë që përbëhet prej kristalesh të kësaj kripe minerale dhe që përdoret për të bërë të qëndrueshme ngjyrat e pëlhurave, për të regjur lëkurët, për të ndaluar gjakun kur pritemi pak etj.

SHPETËZIM
Vetia që kanë kristalet për t’u ndarë në petëza sipas sipërfaqeve të rrafshëta. Sipërfaqja e shpetëzimit.

SHPIM-KËRKIM
Shpim që bëhet për të kërkuar naftë, gaz etj.

SHPIM-SHFRYTËZIM
Shpim që bëhet për të shfrytëzuar naftën, gazin etj.

SHPUES
Punëtori që bën shpime për kërkimin a për shfrytëzimin e mineraleve të dobishme dhe të naftës; minatori që hap vrimat për vendosjen e lëndës plasëse; punëtori që punon për hapjen e tuneleve. Shpuesit e puseve të naftës. Shpuesit e tuneleve.

SHTRATIM
Vendburim mineralesh. Shtratim xeheror. Shtratime të naftës e të gazit.

SHTUPË
Lënda me të cilën shtupohen birat e minave.

SHTUPOJ
Mbush me lëndë të ndryshme (rërë, argjilë, pluhur gurësh etj.) birat e minave, që plasja të jetë sa më e fuqishme.

Fjalori mineralogjik

TAVAN
Shtresë dheu, shkëmbi etj., që gjendet mbi mineralin e dobishëm a mbi damarin e tij. Tavani i mineralit (i qymyrit).

TRUNG
Pjesë e minierës, që shtrihet përgjatë ose pjerrtas dhe që ka dalje në sipërfaqe. Trungu i pusit të naftës.

TOPAZ
Mineral me ngjyra të ndryshme, me kristale të tejdukshme dhe të shkëlqyeshme, që përdoren si gurë të çmuar për unaza, për vathë, për gjerdanë etj.; gur i çmuar, zakonisht i verdhë, që nxirret nga ky mineral. Gurë topazi. Vathë topazi. Unazë me topaz. Gjerdan me topaze.

TUNXH
Metal jo i thjeshtë, që del nga lidhja e bakrit me zinkun. Tunxh i petëzuar. Kandil (zile) tunxhi. Dorezë (çelës) tunxhi. Ngjyrë tunxhi. Reparti i petëzimit të tunxhit.

XHAM VULLKANIK
shkëmb mineral me ngjyrë
të zezë në kafe ose i kuqërremtë në të murrme, që përdoret në prodhimin e çimentos për të rritur cilësinë e saj.

XHEP
E thelluar a gropë në një send, në tokë etj., në të cilën mblidhet, grumbullohet një lëndë a futet diçka. Xhep nafte (gazi)

Fjalori i Mineralogjise – Fjalori mineralogjik

Comments
All comments.
Comments