UJËT E BEKUARË
UJËT E BEKUARË

UJËT E BEKUARË

UJËT E BEKUARË
Ejani këtu, o shokë,
Mblidhuni kokë për kokë,
Pini të bëhem trakë,
Të na shohë Perëndija!
Këtej e tutje s’gënjehem,
Me të rreme më s’rrëmbehem.
Dua të pi e të dehem,
Ku është vera dhe rakija?
ujthit’e bekuar!
Nga qjelli na ke buruar?
Zot’i math të ka dërguar
Që të çelçë zemrën tënë?
Lule mbijn’ tek pikon tinë,
Ti na bje batbardhësinë
Edhe gasthin’e gaxhinë,
Haps’i tyre t’është dhënë.
Ti neve na e bje nderë,
Nga mendimet duke nxjerë,
Na fluturon nëpër erë,
E na pjek me Perëndinë!
Gjithë ç’janë na mundojnë,
Shpirtin na e përvëlojnë,
Na tretin e na kullojnë,
Vetëm ti e do njerinë.
Dashurinë duke mbjellë,
Dhe këngëtë duke pjellë,
E gas të math duke sjellë,
Mjerësija na mbulohet.
Të këqijatë harrohen.
Dhe mejtimetë s’mbarohen.
Edhe brengatë s’mejtohen,
Njeriu qesh e gëzohet.
Jakënl, shokë, të rrimë,
Rreth druvezes’e të pimë,
Se të nesërmen s’e dimë,
Na arriti pleqërija.
Koha po shkon e më s’kthehet,
Njeriu i zi gënjehet,
Me punë të rrema merret,
Dhe e mbulon babëzija!
Gjithë jetën nukë rrojmë,
Shpirtinë pse t’e mundojmë?
Pa qasuni të këndojmë,
Se na plasi buz’ e shkretë.
Shkel e shko zëmëra ime.
Mos bjerë në hidhërime,
E në breng’e në mejtime,
Mos të gënjenjë kjo jetë.

 UJËT E BEKUARË
Lulet e Veres
nga
NAIM FRASHERI

Poezi per femije 
____________________________________
 
Comments
All comments.
Comments