Çfarë është testi IQ? | Çfarë është niveli i inteligjencës

testi IQÇfarë është testi IQ? Testi IQ, (nga anglishtja Intelligence Quotient) IQ, me një fjalë të vetme është niveli i inteligjencës. Treguesi i Inteligjencës, pra IQ, është treguesi që mat përafërsisht inteligjencën e një personi në lidhje me pjesën tjetër të njerëzimit. IQ-ja e çdo personi matet me metoda të ndryshme, metoda që përfshin zakonisht test me pyetje ose përpunimi i objekteve të ndryshme. Me gjithë ndryshimet e tyre në modele, këto teste masin një formë të inteligjencës, kryesisht logjikën dhe të menduarin induktiv dhe jo fantazinë, vendosmërinë, inteligjencën instiktive dhe të tjera që mund të plotësonin imazhin e inteligjencës së dikujt. 

Çfarë është testi IQ?

Historia e IQ:

Më 1905, psikologu francez Alfred Binet prezantoi testin e parë modern të inteligjencës, IQ test i Binet-Simon. Synimi fillestar ishte që dallonte vështirësitë tek nxënësit në mësimet shkollore. Me bashkëpunëtorin e tij Theodore Simon, Binet lëshoi variante të ndryshme të testit nga 1908 deri më 1911. Më 1912 ky test IQ u përdor për herë të parë nga psikologu gjerman William Stren.

Një përkufizim i saj u lëshua më 1916 nga Lewis M. Terman, në Universitetin Stanford, i cili mbështeti pikëpamjen e Stern-it se inteligjenca mund të atribuohet me vlera numerike.

Më 1939 David Wechsler publikoi testin e parë IQ rë projektuar veçanërisht për personat e rritur, i bazuar në shkallën e inteligjencës për të rritur të Wechsler (WAIS), e cila u zgjerua edhe për fëmijët (WISC), i cili përdoret akoma. Shkallët Wechsler përfshijnë kategori të ndryshme si aftësitë verbale dhe praktike, kështu që të mos bazohet vetëm në aftësitë praktike si testi origjinal i Binet, dhe ishin rezultatet e para bazuar në një shpërndarje normale. Nga versioni i WAIS dhe më vonë, pothuajse të gjitha nivelet e IQ-së bazohen në shpërndarjen e Gauss. Testet moderne IQ japin rezultate për fusha të ndryshme si, aftësitë matematikore, aftësitë optike, aftësitë gjuhësore etj., me rezultate përfundimtare të bazuara në bazë të kategorive. Rezultatet mesatare janë 100.

Testi IQ tashmë është shumë i njohur për të matur inteligjencën e personave të famshëm në botë. Është interesante që këtë test nuk e bëjnë vetëm personat që janë gjallë, por edhe ata që tashmë kanë vite dhe madje shekuj që kanë vdekur. Madje një liste e disa personave që janë renditur me IQ-në e lartë inteligjence mund ta lexoni në 20 njerezit me te famshem ne bote.

 

Niveli i IQ-së Klasifikimi Përqindja e njerëzve
mbi 140 gjeni 1.33%
mbi 130 inteligjent 3.10%
120-129 nivel i lartë 8.20%
110-119 mbi mesatar 41.60%
90-109 mesatar 23.00%
85-89 poshtë mesatares 14.50%
70-79 niveli minimal 5.60%
69 e poshtë nivel shumë i ulët 2.63%

 

Çfarë është testi IQ?

Comments
All comments.
Comments

  1. Atdhe

    Im inteligent

  2. Atdhe

    Im inteligent*

  3. Atdhe balaj

    I loke test inteligent i’ready

  4. Tofik Gerbrti

    Intelegjenca eshte e lindur