Fjalët e përbashkëta me gjuhën turke
Gjatë ngritjes online të fjalorit turqisht shqip, dolën dhe fjalët e përbashkëta me gjuhën turke që ka gjuha shqipe. Megjithatë kjo listë fjalësh nuk është e plotë pasi në këtë listë janë rreth 2000 fjalë dhe me gjuhën turke kemi më shumë fjalë të përbashkëta, pasi në shqip, vetëm fjalët me etimologji turke duhet të jetë mbi 3000 , edhe pse shumica e tyra janë të vjetëruara dhe nuk përdoren më.
Fjalët e përbashkëta me gjuhën turke
Vlen për të theksuar fakti se shumë fjalë me orgjinë turke në gjuhën shqipe nuk kanë kuptimin orgjinal të tyre por janë tjetërsuar, ndryshuar apo deformuar duke mos patur gjithnjë të njëjtin kuptim; por kuptim të ngjashëm, apo kuptim që del si rrjedhojë nga ai fillestar etj.
Psh. fjala kurnac në shqip që ka kuptimin dorështrënguar vjen nga kornaz që në turqisht do te thote dinak. Ndoshta një nga shpjegimet pse ky ndryshim në semantikën e fjalës është së një dinak mund të jetë kurnac.
Markuç një tjetër fjalë që një shqip ka kuptimin e nje tubi plastik, dhe që ka ruajtur disi kuptimin nga ai fillestar pasi fjala markuç është tubi i nargjilesë. (Kuptim i cili është ruajtur në gjuhën greke dhe ku fjala markuci i referohet pikërisht kësaj fjale.) Këto fjalë nuk janë përfshirë.
Te fjalët e përbashkëta janë futur fjalët me kuptim të njëjtë dhe me prejardhje jo vetëm nga turqishtja, por edhe nga greqishtja, frëngjishtja, anglishtja, italishtja etj, pasi qëllimi kryesor është për lehtësimin mësimit të turqishtes.
Gjithashtu ekziston një numër i madh i emrave të përveçëm në gjuhën shqip.
Emra siç janë
Latife (shaka), Sherife, Shaban etj
Por as këto emra nuk janë përfshirë
Fjalët e përbashkëta me gjuhën turke është publikuar te fjalori i turqishtes dhe e gjeni ketu
Pershendetje desht a ta dij qka dmth fjala argumente
Argumentet janë, fjalë, arsyetime për të vërtetuar apo kundërshtuar një mendim
Pershendetje deshta ta dij qfar kuptImi ka fjala proces
Përpjekje e vazhduar, dhe veprimet hap pas hapi për të realizuar diçka.