Fjalët e përbashkëta me gjuhën rumune.
Është çudi në fakt, por gjuha shqipe me gjuhën rumune kanë rreth 400 fjalë të përbashkëta. Shumë prej tyre me orgjinë latine, rumune apo iliro-shqiptare. Siç e dini rumanishtja është pjesë e familjes së gjuhëve latine. Por ne sot këtu nuk kemi sjellë fjalët me rrënjë apo etimologji të përbashkëta që nga lashtësia pasi nuk ishte ky synimi ynë. Gjatë ngritjes së fjalorit rumanisht shqip dolën njëkohësisht fjalë që pak a shumë kanë të njëjtin kuptim dhe deri diku shqiptohen njëlloj. Janë përfshirë fjalë me orgjinë nga anglishtja, italishtja, turqishtja, greqishtja etj. sepse qëllimi i kësaj liste është lehtësimi i mësimit të gjuhës rumune duke përdorur fjalët e ngjashme që shqiptohen deri diku njëlloj, dhe fjalët që ngjajnë mbahen mend dhe mësohen më lehtë.
Psh. fjalë me orgjinë frënge: abajur – abazhur, curaj – kurajo; me orgjinë nga latinishtja: crucifix – kryqëzim, cumnată – kunatë; me orgjinë nga greqishtja: cronologie – kronologji, analiză – analizë etj etj.
Ndërsa fjalët që kanë etimologji të njëjtë por kuptime të ndryshme nuk janë përfshirë. psh. fjalët e si kjo, (bucurie) bukurie sepse që në rumanisht ka kuptimin lumturi.
Këtu keni Listën e fjalëve të përbashkëta me rumanishten dhe janë rreth një mijë fjalë.
Në të njëjtën adresë do gjeni dhe fjalorin e gjuhës rumune i cili ka rreth një muaj që është ngritur online dhe ka rreth gjashtë mijë fjalë.