MBOLLËN TË TJERËT, HA TI,
MBILL TI, TË HANË TË TJERËT
Një plak nëntëdhjetë vjeç po mbillte një rrënjë ulliri. Një mbret që po kalonte aty pranë, u çudit nga kjo punë dhe e pyet plakun:
– Kur ke shpresë të të japë pemë ky dru që po mbjell?
– Pas tridhjetë vjetësh, – i tha plaku.
– Po mos vallë ke shpresë ti të rrosh dhe tridhjetë vjet që të hash pemë nga ky? – i tha mbreti.
– Jo, – iu përgjegj plaku, – po mbollën të tjerët, hëngra unë, tani mbjell unë të hanë të tjerët.
MBOLLËN TË TJERËT, HA TI
SAMI FRASHËRI
Perralla per femije