SHQIPONJA DHE MACJA

SHQIPONJA DHE MACJA

SHQIPONJA DHE MACJA

SHQIPONJA DHE MACJA

            Pas pemës macja lodronte me të vegjëlit e saj. Ngrohte diell pranveror dhe familja e vogël ishte e lumtur. Befas, se nga u shfaq shqiponja e madhe e stepës: si vetëtimë ra prej lartësive dhe rrëmbeu njërën nga macet e vogla. Shqiponja akoma nuk arriti të ngrihej, kur nëna u ngjit në çast pas saj. Grabitësja flaku macen e vogël dhe u kacafyt me macen nënë. Nisi beteja për vdekje.
Krahët e fuqishëm,, sqepi i fortë, kthetrat e gjatë dhe të mprehtë e ndihmonin shumë shqiponjën: ajo çori lëkurën e maces dhe i kafshoi njërin sy. Macja nuk e humbi trimërinë, u ngjit te kthetrat e shqiponjës dhe i copëtoi me dhëmbë krahun e djathtë.
Tani fitorja dukej sikur po anonte nga macja, po shqiponja ishte e fuqishme, macja po lodhej. Ajo mblodhi edhe një herë forcat e saj të fundit, bëri një kërcim të shkathët dhe e rrëzoi shqiponjën në tokë,  e kafshoi në kokë dhe, duke harruar për plagët e veta, zuri të lëpijë kotelen e saj.
K.D. USHINSKI
Perralla per femije
Comments
All comments.
Comments