FJALORI SHQIP I URIMEVE
Lista e fjalëve sipas radhës
FJALORI SHQIP I URIMEVE
BAFT
:fat.
Ardhsh me baft! (Ardhsh me fat!)
BARDHË
:që sjell mbarësi e lumturi; që sjell gëzim; fatlum, fatbardhë.
Pleqëri të bardhë!
Fat i bardhë!
Ardhtë e bardhë!
Qofsh i bardhë!
Me shpirt të bardhë!
Paç zemër të bardhë!
:me nder
Paç faqen e bardhë! Qofsh faqebardhë!
BARK
Me bark të mbarë! (Urim për femrat shtarzënë)
:zemra; shpirti.
Atë që të do barku!
BEHAROJ
:kaloj verën
Beharofsh gëzuar.
FJALORI SHQIP I URIMEVE
BEKIM
:shprehje falënderimi e mirënjohjeje për diçka
Të pastë lënë bekimin!
BEREQET
:Me bereqet!
BËHEM
T’u bëftë gjak e dhjamë!
U bëfsh njëqind vjeç!
T’u bëftë diell! (të vaftë mbarë!)
U bëfsh një mëhallë! (u shtofsh e u shumofsh!)
BËJ
:kalofsh mirë
Bëfshi natën e mirë!
BJESHKË
Të rrojë sa bjeshkët!
BORXH
:Ta paça borxh! (ta shpërblefsha!)
BRUS
:me të gjitha të mirat
Tu bëftë brus!
Brus paç!
BUKUR
Bukur për dhëndër! (i gëzofsh! i thuhet një të riu kur vesh rroba a këpucë të reja)
FJALORI SHQIP I URIMEVE
ÇIFT
Të trashëgohet çifti!
DAL
Daltë për mirë!
DASMË
Në dasmë të të pamartuarve!
Të ngrënçim dasmën!
DERËÇELUR
:derëhapur
Qofshi derëçelur!
DIELL
Diell e paç! (të shkoftë mbarë!)
DITË
Marsh nga ditët e mia!
T’u bëftë dita një mijë! (t’u zgjattë jeta!)
DITËBARDHË
:i lumtur
Pastë ditë të bardha!
DITËGJATË
:Jetëgjatë
Iu zgjattë jeta!
DOLLIBASH
:ai që drejton dollitë
Dollibashi rroftë e qoftë!
DRITË
Iu bëftë rruga dritë! (shkoftë gjithnjë puna mbarë!)
FJALORI SHQIP I URIMEVE
DHJAMË
Gjak e dhjamë t’u bëftë!
ËMBËL
Me bukë të ëmbël! (me jetë të lumtur!)
FJALORI SHQIP I URIMEVE
FAT
Me fat e me jetë!
FRYMËSHUMË
:jetëgjatë
FUSHË
T’u bëftë pushka top e mali fushë!
GAZ
:gëzim
Gaz për derë!
Për gaz e për të mira!
Gaz paç!
Qoftë për gaz!
Gazi të trashëgohet! (Çifti të trashëgohet!)
GDHIHEM
U gdhifshi shëndoshë!
GËZIM
Për gëzime ju ardhshim!
U gëzofsh! (paç gëzim!)
I gëzofsh rrobat!
GOJË
Të hëngërt goja mjaltë!
Të lumtë goja! (për dikë që flet a këndon bukur, që thotë një fjalë të mirë)
GRIS
I grissh me shëndet!
GJATË
Me jetë të gjatë!
FJALORI SHQIP I URIMEVE
HAIR
:mbarësi
Bëfsh hair! (të vajttë mbarë!)
U bëftë i hairit! (u bëftë i mbarë! për fëmijët)
Të qoftë për hair!
HALLALL
E paç hallall!
Hallall të qoftë!
HUA
Ta paça hua! (ta shpërblefsha të mirën me një të mirë!)
JAM
:jetoj
Qofsh me jetë!
Rrofsh e qofsh!
Qofsh i lumtur!
Qofsh shëndoshë!
Gëzuar qofsh!
Të qofsha falë!
JETË
Me jetë të gjatë!
JETËBARDHË
Pastë jetën të bardhë!
JETËGJATË
Qofsh jetëgjatë!
FJALORI SHQIP I URIMEVE
KAM
Shëndet pastë!
Pastë jetën e gjatë!
KEQ
Mos paç keq!
Mos i paftë syri keq!
KËMBË
Ju lumshin këmbët! (mirë se erdhët!)
KËMBËMBARË
:që sjell mbarësi
Qofsh këmbëmbarë!
KËNDOJ
Të këndoftë zemra! (qofsh shumë i gëzuar!)
KËSMET
:fat i mirë
Me kësmet!
Shëndet e kësmet!
KOKË
Edhe në kokën tënde! (në dasmën tënde!)
KRAH
Të lumshin krahët!
KURRË
Mos të qaftë syri kurrë!
FJALORI SHQIP I URIMEVE
LEHTË
Me këmbë të lehta! (dalsh mirë e pa u lodhur! i thuhet dikujt kur niset për udhë)
Me krahë të lehtë! (dalsh mirë e pa shumë mundime! (i thuhet dikujt kur nis një punë)
LEZET
Qofsh me nder e me lezet!
Vajtsh me shëndet e ardhsh me lezet!
LIGË
Të harrofshin të ligat! (qofsh gjithmonë mirë!)
LULËZOHEM
U martofsh dhe u lulëzofsh!
LUMTUR
Qofsh i lumtur!
FJALORI SHQIP I URIMEVE
MADHOHEM
Rrofsh e u madhofsh!
MAL
Rrofsh sa malet!
Të paçim sa malet!
MARTOHEM
U martofsh e u trashëgofsh!
MARR
Të marrtë e mira! (të vaftë mirë e mbarë!)
Të marrtë e mbara! (të vaftë mirë e mbarë!)
MBAJ
I mbajtsh me shëndet! (për veshmbathje)
E mbajtshi me nder! (për një titull, një dekoratë etj)
MBARË
Të priftë e mbara!
Të marrtë e mbara!
MBARË
Puna e mbarë!
Udha e mbarë!
Me këmbë të mbarë!
Pastë këmbën e mbarë!
Të të vaftë mbarë!
Mbarëpaç!
Paç mbarësi!
MBES
Mbetsh me shëndet!
Mirë mbetsh!
MBESË
Me mbesa e me nipa!
MBRËMJE
:mirëmbrëma.
Mbrëmja e mirë!
MBROTHËSI
:mbarësi
Viti i Ri me mbrothësi!
MIJË
Iu bëftë dita një mijë! (rroftë e qoftë për shumë e shumë vjet!)
MIRË
Ju ardhshim për të mirë! (përdoret kur pimë kafenë, në një vizitë ngushëllimi etj)
Për të mirë! (përdoret kur pimë kafenë, në një vizitë ngushëllimi etj)
Të gjitha të mirat! (të jesh në mes të të mirave)
Paç mirë!
MOT
Nga mot gëzuar!
MYSHK
Myshk e sheqer! (urim që u bëjnë fëmijëve kur teshtijnë)
FJALORI SHQIP I URIMEVE
NAFAKË
:fat
Qoftë me nafakë!
NDAHEM
E mira mos t`u ndaftë!
NDER
Qofsh me nder!
T’u rrittë nderi!
NDIEJ
:dëgjoj
Të ndjefsha të mirën!
Ndjefsha mirë për ty!
Të ndjefsha zërin e mirë!
NËNË
Të pastë nëna!
FJALORI SHQIP I URIMEVE
ORË
Shkoftë ora e dëgjoftë! (qoftë për të mirë!)
:fat
Qofsh me orë!
ORTAK
:krahinore bashkëshort
Të rroftë ortaku!
PAZAR
Pazar i mbarë!
PËRGËZIM
:urime i përzemërt
Përgëzime!
PIQEM
:takohem
Mirë u pjekshim! (u pjekshim me të mira!)
PLAK
U bëftë plak! (kur lind një djalë)
PLAKEM
U plakshi e u trashëgofshi!
PLEP
U bëftë sa një plep!
PLEQËROJ
Rrofsh e pleqërofsh!
U bëfsh plak për të pleqëruar!
POGANIK
:kulaç që i thyhej fëmijës mbi kokë dhe hahej natën e tretë pas
lindjes kur i vihej emri
Në poganik të djalit!
PRAPË
:fatkeqësi,
T’u largoftë e prapa!
PRAROHET
:ndrit a shkëlqen si të jetë larë me ar
Iu praroftë dora! (i lumtë dora! pastë dorën e mbarë!)
PRIJ
Të priftë e mbara!
PUNË
Puna e mbarë!
PUSHKË
I lumtë pushka!
T’u bëftë pushka top!
Të puthsha grykën e pushkës! (të lumtë! për dikë që ka bërë një veprim heroik me pushkë)
Të vaftë pushka mbarë! (dalç faqebardhë në luftë a në ndeshje! ardhsh me fitore!)
FJALORI SHQIP I URIMEVE
RI
:mosha e rinisë
Gëzofsh të ritë!
RRI
Rri me shëndet! (mbetsh me shëndet!)
RRITEM
U rritsh me nënë e baba!
T`u rrittë jeta!
T`u rrittë nderi!
RRITË
:koha që kur lind njeriu e deri sa arrin në moshë madhore
Të priftë rrita e mbarë!
FJALORI SHQIP I URIMEVE
SAHAT
Ardhtë sahati i bardhë!
SINI
:tepsi e cekët prej bakri
T’u gëzoftë sinia! (e paç gjithnjë sofrën plot e me të gjitha të mirat)
SY
Mos të qaftë syri kurrë! (qofsh gjithnjë i lumtur!)
SHËNDET
Shëndet e të mira!
Shëndet!
Me shëndet! (thënie me të cilën i urojmë dikujt rrobat a këpucët e reja, të qethurit etj)
Me shëndet e me zemër të mirë!
Të paça me shëndet!
Qofsh me shëndet!
SHIHEM
U pafshim shëndoshë!
SHIJE
U pastë shije buka!
SHOH
Të pafsha me zemrën plot!
Mos i paftë syri keq! (qoftë gjithnjë i lumtur!)
SHPEJTË
Me shërim të shpejtë!
SHPIRT
I ndrittë shpirti!
SHTOHEM
U shtofshi e u shumofshi!
FJALORI SHQIP I URIMEVE
URATË
Paç uratën!
Ju pastë lënë uratën! (përdoret për të ngushëlluar fëmijët, kur vdes një prind, zakonisht i moshuar)
URDHËROJ
Mirë se na urdhërove!
TOP
T’u bëftë pushka top! (t’u rritshin fuqitë e fitofsh)
TRASHËGIM
Me trashëgime! (jetë të gjatë, të lumtur, e me fëmijë)
Të rroni dhe të trashëgoni!
E trashëgofsh emrin!
TUL
T’u bëftë tul e dhjamë!
FJALORI SHQIP I URIMEVE
VERË
Ardhtë si vera! (ardhtë me shumë të mira!)
VETE
Të vaftë mbarë!
Të vaftë pushka mbarë!
Mirë vafsh! (udha e mbarë!)
Vafsh shëndoshë!
VETË
Të rroni vetë! (Kur ngushëllojmë dikë për vdekjen e një të afërmi)
VIJ
Mirë
:lind
Ju ardhtë me jetë të gjatë!
VIT
Për shumë vjet! !gëzuar! në rast ditëlindjeje ose feste)
VITORE
Të daltë vitorja përpara! (të priftë e mbara!)
FJALORI SHQIP I URIMEVE
YMËR
:të jetuarit
Paç ymër! (qofsh me jetë!)
I paç me ymër! (qofshin me jetë të gjatë! për fëmijët)
ZAR
:fat në lojë, në punë a në jetë
I punoftë zari!
ZEMËR
Me zemër të mirë! (me gëzim, gëzuar)
ZË
:degjoj
Të ndjefsha zërin e mirë!
Të zëntë viti gëzuar!
ZGJATEM
Iu zgjatshin ditët!
FJALORI SHQIP I URIMEVE