Fjalor Bujqësor

Fjalor Bujqësor
Fjalor Bujqesor

AGREGAT
Lëmsh i vogël a kokrrizë dheu, që krijohet nga bashkimi i grimcave të veçanta dhe që nuk prishet në ujë.

AGROFOND
Tërësia e masave agroteknikë, që zbatohen në një tokë bujqësore dhe që përcaktojnë gjendjen e aftësitë prodhuese të saj. Agrofond i lartë (i pasur, i mirë). Rrit agrofondin.

AGROKOMPLEKS
Tërësia e punimeve dhe e shërbimeve, që u bëhen bimëve bujqësore për t’u zhvilluar mirë e për të dhënë prodhime të larta.

AGRORREGULLORE
Tërësia e rregullave agroteknike për rritjen e një bime bujqësore; rregullore agroteknike.

AJËRSHPËRNDARËSE
Pajisje në trajtë kafazi prej dërrasash të holla, mbi të cilën hidhet bari i njomë për t’u tharë me rrymë ajri.

AJROJ
1. Shkrifëroj tokën që të marrë ajër.
2. Krasit a rralloj degët e një peme, që të marrë ajër më mirë.

ALLAXHA
Sëmundje që i bie duhanit dhe ia bën gjethet pika-pika.

AMËSOR
Që është lënë për farë ose për shumëzim me filiza.

ARTIS
Nxjerr një fidan nga toka dhe e mbjell në një vend tjetër; ndërroj një bimë.

ARTISUR
Që është nxjerrë nga toka dhe është mbjellë në një vend tjetër (për bimët). Bimë e artisur.

ARROR
Që përbëhet prej koklash sa një arrë (për tokën).

Fjalor Bujqësor

BASHKËSHOQËROJ
Mbjell një bimë së bashku me një bimë tjetër kryesore në të njëjtin vend.

BASHKËSHOQËRUAR
Që është mbjellë së bashku me një bimë tjetër në të njëjtin vend.

BASHKËSHOQËRUES
Që mbillet në të njëjtin vend së bashku me një bimë tjetër kryesore.

BRAZDËHAPËS
Vegël bujqësore, që shërben për të hapur brazda; kultivator për të hapur brazda.

BUJQËSOR
Që lidhet me bujqësinë, që ka të bëjë me bujqësinë, i bujqësisë; që merret a prodhohet nga bujqësia; që
punon në bujqësi.

BULËZON
E lë të nxjerrë sytha, e bën të nxjerrë bula.

BYKËZOJ
Mbush e mbuloj me byk rrënjët e pemëve, me qëllim që të ruhet lagështia, të plehërohet toka dhe të pengohet zhvillimi i barërave të këqija.

Fjalor Bujqësor

ÇARËSE
Thikë e veçantë me majë të mprehtë, që përdoret për të çarë degët kur bëhen shartime. Çaj me çarëse.

ÇIBUK
Bisk a degë e hollë, që pritet nga një pemë për t’u mbjellë.

DISKOJ
Thërrmoj plisat me disqe të posaçme që tërhiqen nga traktori (gjatë plugimit ose pas tij). Diskon tokën. E diskoi me traktor.

DRENAZHOJ
Ndërtoj një sistem kanalesh të mbuluara, të pajisura me gypa të posaçëm për të kulluar tokat.

DRENAZHUAR
Që i është bërë drenazhimi, që është pajisur me drena.

DRENIM
Drenazhim.

DRENOJ
Drenazhoj.

DRENUAR
I drenazhuar.

Fjalor Bujqësor

FOLE
Mënyrë mbjelljeje me gropëza katrore, duke hedhur nga një farë në çdo cep (përdoret zakonisht për misrin e për pataten).

FORAGJER
1. Që mbillet e përdoret si ushqim për kafshët ose për shpendët; që përbëhet prej foragjeresh. Bimë (kultura) foragjere. Perime (bathë, lakër) foragjere. Misër (panxhar, kungull) foragjer. Ushqim foragjer.
2. Që mbahet për qumësht ose për mish, duke i dhënë foragjere si ushqim plotësues (për kafshët shtëpiake). Lopë (dosë) foragjere. Pulë foragjere.

FORAGJERE
Bimë barishtore (jonxhë, misër, tërshërë etj.), që mbillen si ushqim për kafshët ose për shpendët; ushqimi i kafshëve ose i shpendëve që përbëhet prej këtyre bimëve. Foragjere të njoma (të thata). Foragjere të dyta. Mbjellja e foragjereve.

FRUTIKULTURË
Pemëtari.

FSHESA E QERSHISË
Tufë e dendur degësh që dalin në trungun e qershisë e të vishnjës dhe që i dëmtojnë ato.

Fjalor Bujqësor

GËLQEROJ
I hedh tokës gëlqere për të përmirësuar përbërjen e saj dhe për t’i rritur pjellorinë.

GËLQEROJ
I hedh tokës gëlqere për të përmirësuar përbërjen e saj dhe për t’i rritur pjellorinë.

GJELBËR
1. Që përbëhet prej bimësh të njoma. Ushqim i gjelbër. Plehërim i gjelbër. Konvejer i gjelbër.
2. Që bëhet kur bima ka nxjerrë gjethe. Shartim i gjelbër. Krasitje e gjelbër. Harrje e gjelbër.

HAMULLOR
Njësi hamullore, njësi bazë e matjes së punës në punimet e mekanizuara të tokës, e barabartë me larimin e një hektari tokë në thellësinë 17-20 cm.

HERBICID
Lëndë kimike helmuese (pluhur ose lëng), që përdoret për të zhdukur barërat e këqija në arat e mbjella etj.

HUMUS
Shtresë toke në ngjyrë kafe të errët ose të zezë, që formohet nga kalbëzimi i mbeturinave të bimëve e të qenieve të gjalla dhe që është pjellore.

Fjalor Bujqësor

KOMPOSTOJ

KOMPOSTOJ

KOMPOSTOJ
Bëj pleh duke përzier mbeturina të ndryshme organike
me dhe a me lëndë minerale dhe duke i lënë të
zjarrtisen e të kalben mirë. Kompostoj pleh.

KONCENTRAT
Ushqim i thatë në trajtë krundesh, gëzhutash etj., që ka vlera të larta ushqyese dhe që përdoret për të rritur peshën dhe pjellorinë e kafshëve.

KRASIT
Pres degët e tepërta që i marrin ushqimin një peme dhe që nuk e lënë të zhvillohet mirë; pastroj kurorën e një peme nga degët e thata; shkurtoj degët a rrumbullakos kurorën e një peme.

KROMË
Sëmundje kërpudhore që prek disa bimë bujqësore e pemë dhe u dëmton gjethet, degët dhe frytet. Kroma e patates. Kroma e mollës. Kroma e dardhës.

KULTIVOJ
Mbjell një bimë a një pemë dhe kujdesem që të rritet e të japë frytet e duhura, duke i bërë të gjitha shërbimet e nevojshme.

KULTURË
Puna që bëhet për rritjen e bimëve, të pemëve etj., kultivim; bimë a pemë që kultivohet. Kulturat pranverore. Kulturat perimore (bishtajore, vajore, drufrutore). Kultura e grurit (e misrit, e duhanit, e patates). Kulturat e arave.

KURRIZ
Pjesa e ngritur e dheut në mes të lehes në arë, që ka trajtën e shpinës së peshkut.

Fjalor Bujqësor

LEHTË
Tokë e lehtë, tokë e shkrifët, që e kullon shpejt ujin.

MBATH
1. Mbush me dhe rrëzën e një bime, mbledh dhe rreth e rrotull saj kur e prashit, përdhej; i mbledh dhe rreth e rrotull rrëzës një druri. Mbath ullinjtë. Mbath misrin (duhanin, patatet).
2. I hedh shumë pleh (tokës). E mbathën tokën (arën) me pleh.

MBATHJE
Mbulimi i rrëzës së bimës me dhe a me pleh kur i prashitim; mbledhja e dheut rreth e rrotull rrënjës së një druri, mbushja me dhe e pjesës rreth rrënjëve të tij. Mbathja e parë (e dytë, e tretë). Mbathje e lehtë. Bëhen tri mbathje. U bënë ullinjve vetullore me mbathje.

MBISHARTESË
Syth ose bisk druri, që vihet mbi një nënshartesë për të përmirësuar llojin. Mbishartesë molle me nënshartesë dardhe. Pemët e mbishartesës

MBJELLËSE
Makinë mbjellëse.

MBJELL
Hedh farën e një bime në tokë të punuar me qëllim që të mbijë e të japë prodhim.

MBJELLJE
1. Puna që bëhet për të mbjellë farën a një bimë; mënyra që përdoret për të mbjellë; të mbjellat.
2. Koha kur mbillen drithërat dhe të gjitha punët që bëhen për t’i mbjellë këto, të mbjellat. Mbjelljet e hershme (e vona). Mbjelljet e pranverës (e verës, e vjeshtës). Kalendari i mbjelljeve. Përgatitja e tokës para mbjelljeve. Përfunduan mbjelljet.

MBLEDHËS
Makinë mbledhëse, makinë për të mbledhur kashtën.

MONOKULTURË
1. Specializimi i një vendi, i një krahine a i një toke për një kohë të gjatë vetëm për një bimë bujqësore.
2. Bimë bujqësore që mbillet e rritet për shumë vjet me radhë në të njëjtin vend, në të njëjtën krahinë a në të njëjtën tokë. Mbizotëron si monokulturë misri (gruri, orizi, kallami i sheqerit).

MOZAIK
Sëmundje bimësh që shfaqet me njolla të ndryshme nëpër gjethe dhe që e than bimën ose pengon zhvillimin e saj.

Fjalor Bujqësor

NDËRMJETËS
Që mbillet midis një bime dhe një tjetre për të mos lejuar uljen e pjellorisë së tokës, i dytë. Kultura ndërmjetëse.

NDËRROJ
Artis.

NDRYSHK
Sëmundje që prek bimët, sidomos drithërat, e cila shkaktohet nga disa lloje kërpudhash dhe shfaqet me njolla të kuqërremta në gjethet dhe në kërcell.

NËNSHARTESË
Bima mbi të cilën bëhet shartimi.

NËNTIP
Secila nga nën ndarjet e një tipi. Nëntipat e tokave.

NJËSOJSHMËRI
Njëllojshmëri.

NJOLLOSJE
Sëmundje bimësh, që shfaqet me njolla në gjethet e në pjesët e gjelbra.

Fjalor Bujqësor

OLIVIKULTURË
Ullishtari.

OPERACION I GJELBËR
Krasitje e lastarëve të një bime, që ajo të rritet më mirë dhe të japë sa më shumë prodhim.

PARAARDHËS
Që mbillet ose është mbjellë para një bime tjetër; Bimë paraardhëse.

PARABIMË
Bimë paraardhëse. Parabimë bishtajore (prashitëse).

PARCELË
Ngastër e një toke bujqësore. Parcelat e misrit (e grurit, e pambukut). Parcelë eksperimentale.

PARCELOJ
Ndaj tokën në ngastra për ta mbjellë me bimë të ndryshme. E parceluan tokën.

PARRËNJËZUAR
Që nuk ka zënë rrënjë, që nuk ka lëshuar ende rrënjë. Fidan (kalem) i parrënjëzuar.

PASARDHËS
Që mbillet menjëherë pas një bime tjetër; Bimë pasardhëse.

PËRMBYS
Kthej tokën, i bëj lërimin e parë; i hedh tokës plehun dhe e punoj.

PËRMBYTJE
Ujitje me përmbytje, ujitje duke mbuluar me ujë të gjitha ngastrat e mbjella (sidomos për orizin).

PËRMIRËSOJ
Ngre a shtoj prodhimtarinë e tokës, duke hapur kanale kulluese e ujitëse, duke e plehëruar dhe duke krijuar në përgjithësi kushte natyrore më të mira.

PËRZGJEDHJE
Përmirësimi i llojeve të bimëve e i racave të kafshëve shtëpiake duke zgjedhur e kryqëzuar individët me tiparet më të mira;

POPULLATË
Brezni a lloj i ri bimësh që ka dalë nëpërmjet përzgjedhjes natyrore ose artificiale gjatë disa viteve me
radhë. Popullatë vendi.

PRITËS
Që hapet në tokë për të pritur rrjedhën e ujërave. Kanale pritëse.

Fjalor Bujqësie

QILIZMË

QILIZMË

QILIZMË
Punimi i thellë me plug ose me kazmë, që i bëhet një
toke të re ose një are për të shtuar pjellorinë; tokë e
punuar në këtë mënyrë. Qilizmë për vresht. Hapën
(bëjnë) qilizmë. Kthyen qilizmë. Mbollën qilizmat.

RAJONIZOJ
Përcaktoj krahinën ku zhvillohet më mirë një bimë bujqësore ose një kafshë prodhuese, shpërndaj
sipas rajoneve më të përshtatshme për t’u rritur.

RASAT
Fidan që rritet nga farat në lehe të veçanta për ta mbjellë pastaj në arë; tërësia e këtyre fidanëve për një bimë; lehja e mbjellë me këta fidanë; farishta.

REAKSION
Reaksioni i tokës, gjendje e tokës, që përcaktohet nga
përpjesëtimi i disa lëndëve të nevojshme për bimët.

REGJIM
Kushtet në të cilat ndodh a zhvillohet një dukuri meteorologjike ose e lidhur me ujërat, rregullsia e përsëritjes së një dukurie të tillë.

RËNDË
Tokë e rëndë, tokë e ngjeshur, që nuk e kullon shpejt ujin.

RRALLUES
Ai që merret me rrallimin e bimëve të mbjella.

RRËNJËZOHET
Lëshon, nxjerr rrënjë (për bimët ose pjesët e prera prej tyre për shumëzim).

RRËNJËZOJ
Bëj që të lëshojë rrënjë një fidan ose një pjesë e një bime që përdoret për shumëzim.

RRËNJËZUAR
Që ka zënë rrënjë, që ka lëshuar rrënjë.

RRËNJOMË
Degë e hollë e një druri, që vihet të lëshojë rrënjë për ta përdorur si fidan. Shqemja shumëzohet me rrënjoma.

RRËNJOSET
Rrënjëzohet.

RRËNJOSET
Përmirësimi i llojeve të bimëve e i racave të kafshëve shtëpiake, duke zgjedhur e kryqëzuar individët me tiparet më të mira.

Fjalor Bujqësor

SILAZH
Ushqim për kafshët, që përdoret zakonisht në dimër dhe që përgatitet duke grirë bimët e duke i lënë të
tharmëtohen në gropa a në vende të posaçme të mbuluara. Silazh me kashtë misri. Gropë (kullë) silazhi.
Makina grirëse e silazhit.

SILVIKULTURË
Pylltari.

SISTEMIM
Tërësi masash që merren për ta bërë tokën më prodhuese dhe për ta mbrojtur nga dëmtimet e ndryshme si gërryerja etj.

SKELET
Skeleti i tokës, pjesa e tokës që përbëhet nga gurët, zalli dhe rëra e trashë.

SKELETOR
Tokë skeletore, tokë me taban të cekët e me përqindje të lartë gurësh e zalli, tokë zallishte.

SYRI I PALLOIT
Sëmundje që i bie zakonisht ullirit dhe që shfaqet me disa njolla të rrumbullakëta të murrme në gjethet e kokrrat, lia e ullirit.

SYPALLUA
Lia e ullirit.

Fjalor Bujqësor

SHARTESORE
Vendi ku mbillen nënshartesat (me fidanë ose me fara) dhe ku ato shartohen e rriten derisa të shkulen për t’u mbjellë në një vend tjetër. Shartesorja e kooperativës. Shartesorja e ullinjve. Fidanët e shartesores.

SHARTOJ
Shtie nën lëkurën e një druri një syth ose një  kalem të një druri tjetër të të njëjtit lloj ose të një lloji të afërt, me qëllim që të zërë e të rritet në të dhe t’i japë cilësitë e drurit nga është marrë; vë sytha a kalema pemësh të buta në trungun ose në degët e pemëve të egra për t`i zbutur e për t’i bërë pjellore e më të qëndrueshme.

SHKADHIT
1. I heq pemës degët e thara a të tepërta që të shëndoshet; krasit një dru a një pemë; pres degë të
vogla nga drurët. Shkadhit pemët në pranverë. Shkadhit portokallin. Shkadhit dushk (për bagëtinë).
2. Pastroj nga shkurret vendin nën kurorën e një peme.

SHKALBËZOJ
Pastroj një bimë a një dru nga pjesët e kalbura; pastroj drurët e tillë në një pyll a në një pemishte.

SHKRIFTUES
SHkrifës, Pajisje e posaçme e plugut, e cila shërben për të shkriftuar tokën. Plug i pajisur me shkriftues.

SHOQËROJ
Mbjell në po atë tokë një bimë bashkë me një tjetër për të marrë dy prodhime. Shoqëroj misrin me
fasule. Kulturat që shoqërojnë ullirin hardhia dhe agrumet.

SHOQËRUES
Që rritet vetë në të njëjtin vend bashkë me një bimë tjetër ose që mbillet për të shoqëruar një bimë tjetër.

SHPËRNGUL
Artis.

SHPËRNGULTORE
Vendi ku artisen fidanët e nxjerrë nga farishtja dhe ku zhvillohen derisa shkulen për t’u rimbjellë në një vend tjetër.

SHTRATËZOJ
Vë në shtretër me rërë, me tallash a me miell sharre të lagët dhe në temperaturë të ulët farat a fidanët për t’i parapërgatitur që të mbijnë ose të lëshojnë rrënjë më shpejt; vendos perime të ndryshme në dhe për t’i ruajtur.

SHTRATËZUAR
Që ka qenë më parë në shtretër me rërë, me tallash a me miell sharre të lagët dhe në temperaturë të ulët (për farat dhe fidanët). Fara të shtratëzuara. Fidanë të shtratëzuar.

Fjalor Bujqësor

UGAR
1. Ugar i zi, tokë e punuar, por që nuk mbillet për një vit.
2. Ugar i bardhë, tokë e papunuar, e lënë djerr për disa vjet.

ULLISHTARI
Degë e agronomisë që merret me rritjen e ullirit dhe me kujdesin për të; rritja e ullirit.

USHQIM
1. Ushqim i njomë (i gjelbër), bar i njomë ose bimë të tjera të njoma që i jepen bagëtisë.
2. Ushqim i thatë (i trashë, i ashpër), bari ose jonxha e thatë, kashta e të lashtave etj. që i jepen bagëtisë.

USHQIMOR
1. Baza ushqimore, tërësia e ushqimeve që përgatiten për bagëtitë.
2. Njësi ushqimore, vlera ushqyese që ka një kilogram elb ose tërshërë.

VRUG
Sëmundje që shfaqet si myk ose si push i imët në ngjyrë hiri, e cila shkaktohet nga kërpudha shumë të vogla dhe prek e shkatërron pjesët, mbitokësore të bimëve e të pemëve (gjethet, degët, frytet) në kohë të ngrohtë e me lagështirë; myku që del nga kjo sëmundje. (Sëmundja e vrugut.)
Vrugu i duhanit
Vrugu i panxharit
Vrugu i domates
Vrugu i patates
Vrugu i lakrës
Vrugu i grurit
Vrugu i mishit
Vrugu i hardhisë.

Fjalor Bujqësie

Comments
All comments.
Comments

  1. Bujar Naxhi

    Si quhet kjo paisje buijqsore me të cilen shkunden kokrat e grurit prej kallamit i përngjan nunqakës Japoneze??????