Fjalor i llojeve te anijeve – Llojet e anijeve

Fjalor i llojeve te anijeve

ANIJE ABORDAZHI
Anije në kohët e vjetra për luftime në det, kur anijet puqeshin e kapeshin me çengela që luftuesit të përlesheshin trup me trup.

AEROPLANMBAJTËS
Anije e madhe ushtarake, që ka piste për ngritjen e uljen e aeroplanëve dhe hangarë për qëndrimin e tyre.

AKULLTHYESE
Anije akullthyese. Anije e posaçme, e pajisur dhe e përshtatur për të çarë rrugën midis akujve gjatë lundrimit në ujëra të ngrira.

ANIJE
Mjet i madh lundrimi, që përdoret për të mbartur nëpër ujë mallra e njerëz, për peshkim, për qëllime ushtarake etj

Anije tregtare
Anije ushtarake
Anije naftëmbajtëse
Anije udhëtarësh
Anije transporti
Anije peshkimi
Anije me avull
Anije me vela
Anije me motor

AVULLORE
Anije me avull

BALENAGJUAJTËS
Që shërben për të gjuajtur balena.

BATISKAF
Anije e mbyllur, e pajisur me mjete të posaçme për të bërë kërkime e studime në thellësitë e deteve e të oqeaneve.

BENZINATË
Anije e vogël me motor, që punon me
benzinë.

CISTERNË
Anije, vagon ose mjet tjetër me një rezervuar të madh prej metali për të mbartur lëngje (ujë, naftë etj.). Anije cisternë.

DRAGAMINË
Anije ushtarake e pajisur me mjete të posaçme për pastrimin e ujërave nga minat.

DRAGË
Anije e posaçme që ka pajisjet e nevojshme për të thelluar lumenjtë e portet, për të pastruar kanalet etj.; makinë e posaçme me pajisje për gërryerje, që përdoret për shfrytëzimin e vendburimeve minerare etj.

DYDIREKËSH
Që ka dy direkë. Anije dydirekëshe.

DHENXJERRËSE
Anije lundruese për thithjen dhe nxjerrjen e dheut nga fundi i lumit, i detit etj., për pastrimin e kanaleve, për thellimin e lumenjve të lundrueshëm, të porteve etj.; makinë e posaçme për shfrytëzimin e mineraleve të dobishme në vendburimet e shkrifërimeve; dragë.

FAJKORE
Anije e vogël.

FLAMURTAR
Anije flamurtare anije që mban flamurin në një flotë, në një ekspeditë etj. dhe prin; anije ku ndodhet komanda e një grupi anijesh.

FREGATË
1. Anije e vogël dhe e shpejtë me vela, që përdorej në shekujt XVIII-XIX në luftimet detare.
2. Anije e shpejtë luftarake, e pajisur me artileri, që përdoret për të ndjekur nëndetëset armike ose për të shoqëruar anijet e rënda dhe për ’i mbrojtur ato nga sulmet ajrore.

GALERË
Anije e vjetër lufte prej druri, e gjatë e me shumë rrema, që viheshin në lëvizje zakonisht nga të dënuarit me punë të rënda. Galerë romake (bizantine). Galerë piratësh.

GJEMI
Anije; barkë e madhe me vela.

HELIKOPTERMBAJTËSE
Anije e madhe ushtarake që ka pistë për qëndrimin, ngritjen e uljen e helikopterëve dhe hangarë për ta.

JAHT
Anije e vogël me motor, me avull ose me vela, e ndërtuar kryesisht për të bërë gara sportive, për shëtitje etj.; anije e vogël.

ANIJE KABOTAZHI
Anije trgtare që lundron gjatë brigjeve të detit në një largësi të caktuar ngatoka, dhe kabotazh i vogël quhet lundrimi midis porteve që ndodhen në të njëjtin shtet, kurse kabotazh i madh themi për lundrimet jashtë kufinjve të një shteti

KANONIERË
Anije e vogël lufte, e shpejtë dhe e manovrueshme, e pajisur me armë artilerie të kalibrit të mesëm, që përdoret për veprime luftarake afër brigjeve të deteve ose në lumenj.

KARAVELË
Anije e vjetër spanjolle e portugeze me tre
direkë e me vela.

KORACATË
Anije luftarake e fuqishme, e veshur me armaturë çeliku dhe e pajisur me artileri të rëndë.

KRYQËZOR
Anije lufte shumë e shpejtë, e veshur pjesërisht me çelik, e pajisur me artileri të rëndë, me torpila e me mina, që shërben sidomos për vëzhgime e zbulime luftarake. Kryqëzor i rëndë (i lehtë).

Fjalor i llojeve te anijeve

LUFTANIJE
LUFTANIJE
Anije lufte.

LUMOR
Flotë (anije) lumore.

LUNDËR
Mjet i thjeshtë lundrimi prej druri, që vihet në lëvizje me lopata ose me shtagë, barkë e ngushtë dhe e gjatë; anije e vogël me fund të sheshtë, që vihet në lëvizje me lopata ose me vela. Lundër peshkatarësh (peshkimi).

Anije (motobarkë) metalike.

Anije minaheqëse.

MINALËSHUES
Anije për lëshimin e minave në det.

Anije minambajtëse.
Që shërben për të mbajtur mina.

MINAPASTRUES
Anije minapastruese që shërben për të pastruar minat në vendet e minuara.

MINAVËNËS
Anije minavënëse që shërben për të vendosur minat.

MOTOBARKË
Anije e vogël që vihet në lëvizje me motor; barkë me motor. Motobarkë peshkimi

MOTOPESHKATORE
Anije peshkimi; me motor.

NDËROQEANIK
Anije ndëroqeanike, që shërben për lundrimin në oqeane; që kalon në oqeane

NËNDETËSE
Anije lufte e mbyllur, që lundron kryesisht nën sipërfaqen e detit. Nëndetëse bërthamore (atomike).

NËNUJËS
Anije nënujëse, që vepron nën ujë.

NGARKESË
Anije (vagon) ngarkese, që mban ose që i vihen sipër një njeriu, një kafshe a një mjeti transporti për t’i çuar diku; mall që çohet nga një vend në tjetrin; barrë.

NJËDIREKËSH
Që ka vetëm një direk. Anije njëdirekëshe.

OQEANIK
Anije oqeanike, anije e madhe që lundron nëpër oqeane

PESHKATORE
Anije e ndërtuar dhe e pajisur posaçërisht për peshkim.

ANIJE PIRATE
Anije që përdoret si mjet kusarie në det.

RIMORKIATOR
Anije me motor të fuqishëm, që shërben për të tërhequr anije të tjera ose ngarkesa.

ANIJE RUAJTËSE
Anije që bën rojë, që ruan.

SILURUES
Anije e vogël ushtarake e pajisur me silurë.

ANIJE SPIUNE
Anije që është i pajisur me mjete të posaçme për të mbledhur të dhëna, sidomos me karakter ushtarak.

ANIJE SHOQËRUESE
Anije që shkon së bashku me dikë tjetër në një vend, që përcjell dikë deri në vendin ku duhet të shkojë ai për t’i treguar rrugën, për ta ndihmuar të kryejë punën e tij, për ta mbrojtur.

ANIJE SHPËTIMI
Anije që përdoret për raste emergjence për të shpëtuar njerëz.

TORPEDINIERË
Anije luftarake e vogël dhe shumë e shpejtë, e pajisur me silure për të goditur anijet e tjera; silurues.

ANIJE TREGTARE
Anije që përoret për tregti

ANIJE USHTARAKE
Anije që ka të bëjë me ushtrinë i përket ushtrisë dhe luftës. luftarak.

VAJGURMBAJTËS
Anije vajgurmbajtëse.

VAPOR
Anije me avull; anije e madhe për udhëtarë dhe për mbartur mallra në rrugë të largëta.

ANIJE ME VELA
Anije që përdorin velat për t’u zhvendosur.

ANIJE VËZHGUESE
Anije që ka si detyrë për të vëzhguar diçka, e ngarkuar të vëzhgojë.

ANIJE ZBARKUESE
Anije që përdoret për zbarkimin e trupave në tokën e kundërshtarit apo të tokën e pushtuar prej tij.

ANIJE ZBULUESE
Anije që ka për detyrë zbulimin e armikut; që shërben për zbulim.

Comments
All comments.
Comments

  1. Erza

    Llojet e anijeve