Fjalët e përbashkëta gjermanisht shqip

fjalor-gjermanishtNë spektrin e studimeve të gjuhëve të huaja, ka shumë ide dhe teori për mënyrat dhe metodikat që përdoren. Fjalet e perbashketa gjermanisht shqip kanë si qëllim nxjerrjen e këtyre fjalëve për të patur më të lehtë mësimin e gjermanishtes.  Atë që mund të themi me siguri është se çdokush është i aftë të mësojë cilëndo gjuhë dëshiron, në çfarëdo moshe qoftë, mjafton të ketë dëshirë, të punojë dhe të ketë mjetet e duhura.

Duke thënë këto SHQIPOPEDIA pasuron arsenalin e ndihmesave të saj, për mësimin e gjuhës gjermane duke shtuar fjalët e përbashkëta që shqipja dhe gjermanishtja kanë, njëlloj siç u bë me gjuhën italiane. Kjo listë fjalësh është vërtetë e gjatë, me mbi 2500 fjalë, ku do të shikoni pikat e përbashkëta që kemi me këtë gjuhë, me fjalë që janë të huazuara nga latinishtja, greqishtja, frëngjishtja, spanjishtja, arabishtja, fjalë ndërkombëtare etj. Me ndryshime të vogla në shqiptim do të mund të pasurojmë fjalorin tonë pa vështirësi sepse këto fjalë mbahen mend më lehtë. Gjithashtu në raste sporadike fjalët mund të kenë ndyshim në semantikën (kuptimin) e tyre. Në këtë përmbledhje, për të qënë puna kërkimore sa më e kompletuar, janë përfshirë një numër i madh fjalësh, në fusha të ndyshme, duke filluar me fjalë nga bisedat e përditshme në termat mjekësorë, astronomikë, kimikë, shkencorë, filozofikë etj. Janë përdorur neologjizma si psh. avatar, joga, feng shui, karate etj.

Fjalet e perbashketa gjermanisht shqip

Psh: është përfshirë fjala merinos, që është emërtimi i një race deleje me lesh të gjatë e cila dhe në gjermanisht është njëlloj, (po ç’na duhet merinosi? – mund të pyesni me të drejtë ju.) ndoshta mund të mos ju hyjë në punë si fillestarë që mund të jeni, por siç e thamë kjo punë kërkimore kishte si synim të ishte sa më e plotë prandaj në të janë përfshirë shumë fjalë të vështira që ndoshta as në shqip mund të mos i dini.

Prandaj mund të ecni me këtë rregull si fillim, nëse një fjalë nuk e kuptoj në shqip nuk e mësoj as gjermanisht. Një tjetër veçori e kësaj liste, në ndryshim me gjuhën italiane është se te gjuha italiane, fjalët e përbashkëta janë më shumë të përdorimit të përditshëm ndërsa te gjermanishtja janë fjalë me të avancuara dhe më shkencore.

Fjalët janë postuar në portalin e fjalorit gjermanisht shqip.

p.s: në rast se vëreni ndonjë gabim ju lutemi në na shkuani.

Fjalet e perbashketa gjermanisht shqip

Comments
All comments.
Comments

  1. Tech Al

    Sipas nje kerkimi qe bera ne google per merinosi rezultoi se na qenka dele franceze. Dhe kuptohet qe shumica e fjalëve marin origjinen e vendit qe jane dhe veshtire qe te ndryshohet nga vendi ne vend.

    1. Hono Lulu

      Në fakt etimologjia e kësaj fjale mendohet të jetë nga spanjishta apo portugalishtja, prej nga vijnë këto dhen.

      Megjithatë sipas një nga sajteve më të mëdha për etimologji fjalësh, e cila ka shumë autoritet në këtë fushë, thuhet se etimologjia e kësaj fjale mendohet se është nga spanjishtja (merino) e cila mund të ketë derivuar nga arabishtja (Merini) që mund të jetë ndonjë familje apo fis berber. Ekziston edhe një variant tjetër që mund të vijë si fjalë nga latinishtja, majorinus (më i madh) meqënese kjo lloj deleje e ka qimen të gjatë.
      http://www.etymonline.com/index.php?term=merino