Fjalori i Gjuhes Frenge – Fjalor Frengjisht Frengjisht
Dictionnaire le Littre 2.0
Ky është fjalori më i mirë i gjuhës frënge , që qarkullon falas. Fjalori frëngjisht – frëngjisht është një vepër shumë e madhe që i dedikohet leksikologut dhe filozofit të famshëm francez Emil Littre i cili njihet për krijimin e fjalorit të gjuhës franceze Dictionnaire de la langue française që ndryshe njihet “The Littre” të cilin e përfundoi në vitin 1973.
Ky program është krijuar në Kebek të Kanadasë dhe është bazuar në fjalorin e Emile Littre-së. Ky është një fjalor fantastik dhe u habita kur pashë se është falas aq më tepër që është në një nivel të lartë gjuhësor.
Është shumë i pasur dhe është dizenjuar në një mënyrë të tërheqëse si program. Fjalori i gjuhës frënge është një softuer dinamik dhe mjafton të klikoni dy herë në një fjalë dhe fjala ka për t’u përzgjedhur dhe do të shfaqet kuptimi i saj. Programi të jep mundësinë të kërkoni sipas kategorive të ndryshme, ku është e mundur na jep etimologjinë e fjalës si dhe historikun e saj.
Mund të shkojmë para ose mbrapa, na jep shumësin e emrave dhe trajtat e ndryshme të tyre. Nëse kemi përzgjedhur një folje na jep edhe lakimin e saj. Ky fjalor është i domosdoshëm jo vetëm për një frankofon por për këdo që i pëlqen gjuha franceze dhe që di frëngjisht. Është absolutisht i dobishëm për këdo që ka nivel të avancuar në gjuhën frënge por edhe për fillestarët që sapo janë duke hedhur hapat e para në mësimin e kësaj gjuhe kaq të bukur
Për shkarkimin e fjalorit klikoni Mësim të mbarë!
Fjalori i gjuhës frënge
Klikoni këtu për shkarkim
Mundësuar nga Shqipopedia
Fjalor Frengjisht Frengjisht
Comment