Fjalori i Mallkimeve Shqiptare
Pasuria e një gjuhë pasqyrohet në larminë e të të shprehurit, gjuha shqipe përsa i përket mallkimeve, ofendimeve, dhe ironive është mjaft e pasur prandaj dhe mendova të bëj një përmbledhje. Kjo bëhet vetëm për arsye studimore dhe jo për të sharë e mallkuar njëri-tjetrin, nëse doni t’i thoni dikujt diçka për atë keni fjalorin e urimeve.
Mallkimet popullore shqiptare
AMULL
Të daltë amulli! mbetsh në vend pa lëvizur, u myksh.
ARKË
Arkivol.
Të vënça në arkë! vdeksh!
ARRËZ
Rruaza e parë e qafës, mbi të cilën mbështetet koka.
Thefsh arrëzën! Vdeksh!
ARRIJ
Vij deri në një kohë të caktuar, rroj deri në një kohë të
caktuar; mbush një moshë; jetoj që nga një kohë.
Mos arrifsh! Vdeksh i ri!
BAR
I zëntë shtëpia (oborri) bar! i vdekshin njerëzit e shtëpisë,
u shoftë me gjithsej, iu shoftë pragu.
BARK
Iu thaftë lëkura e barkut!
BAXHI
Gruaja e shkuar në moshë, që lante gratë e vdekura të myslimanëve;
E laftë baxhia!
BËHEM
U bëftë gur!
Mos u bëftë të bëhet!
M’u bëftë kurban!
Iu bëftë halë në grykë!
BËTAJË
Sëmundja e tokës, epilepsia.
I rëntë bëtaja!
BIE
I rëntë flama! I rëntë pika!
I rëntë (i ardhtë) pas veshit (pas qafës)!
BINA
U shoftë me bina! u shfarostë me gjithçka, mos i mbettë asnjë gjurmë!
BISHË
E hëngërt (e preftë) bisha!
BOJË
Mos iu duktë boja! Mos ia pafsha bojën!
BOTË
E pafsha nëpër dyert e botës! Mos bëftë prokopi.
BRENGËMADH
Që e zëntë një brengë e madhe! Që vuajttë nga brenga të mëdha.
BRENGËZËNË
Që e zëntë brenga!
BRESHKAMADH
Ai që ka në fyt gunga të ënjtura
Që i dalshin breshkëzat!
BRINJË
I dalçin brinjët! Iu thafshin brinjët!
BUBË
gogol
E fryftë buba!
BUKË
Mos pjektë dy bukë në një hi! mos e zëntë e nesërmja!
BUKËHARAM
Që e pastë bukën haram.
BUZËPLASUR
Ai që ka hequr shumë në jetë
Që i plastë buza!
Fjalori i Mallkimeve Shqiptare
Fjalori i Mallkimeve Shqiptare
CARAN
Secili nga të dy gurët e vendosur në anë të vatrës, midis të
cilëve vihen drutë për t’u djegur; gur vatre.
Iu shkimtë carani! mos i mbettë njeri në shtëpi, iu shoftë vatra!
CENGË
Shami, me të cilën i lidhin gojën të vdekurit. Të lidhsha cengën!
CERMË
Sëmundje e kyçeve të gjymtyrëve, që vjen nga mahisja dhe që
shfaqet me mpirje, dridhje e dhembje
Të zëntë cerma!
CEZË
kallam i hollë
Të dhënçin ujë me cezë! rënç i sëmurë e mos u ngritsh më!
ÇAJ
Të çaftë ujku!
ÇARÇAF
Të mbledhshin në çarçaf! vdeksh!
ÇATALLE
Vig druri për të mbajtur një të sëmurë a një të vdekur.
Të prufshin me çatalle! vdeksh!
ÇENGEL
Mjet me grremça hekuri, që përdorej për tortura.
Të pafsha në çengela!
ÇOJ
E çofshin me katër veta! vdektë!
Mos e çoftë kryet (kokën) shëndoshë! vdektë!
ÇUDË
Diçka që ngjall frikë
Të gjettë çuda! të gjettë e keqja!
Fjalori i Mallkimeve Shqiptare
DAL
I dalshin sytë! u verboftë, i plaçin sytë!
DALË
I dalshin të dalat!
DAMLLA
Sëmundje e rëndë
Të rente damllaja!
DEF
Ia bëfshin lëkurën def! vdektë!
DELL
Këputtë dellin e qafës! vdektë!
DERË
E pafsha në dyert e botës! e pafsha duke lypur!
DERËMBYLLUR
Që e ka shtëpinë të mbyllur
Që iu mbylltë dera, që mbettë pa njeri; derëshuar.
DERËSHUAR
Që nuk i ka mbetur asnjë njeri i afërt
që iu shofshin të gjithë të afërmit, që mbettë pa njeri; derëmbyllur.
DERËZI
Që ka pasur shumë fatkeqësi të mëdha
që qoftë fatkeq e i mjerë, që iu nxiftë jeta.
Tu nxiftë jeta, o derëzi!
DËGJOJ
Mos e dëgjoftë qyqen!
DËRRASË
I humbtë varri e dërrasa!
DIELL
Prapa diellit të vejë! mos ia pafsha sytë!, në djall të vejë!
Mos paftë diell me sy!
a) vdektë!
b) e shkoftë jetën nëpër burgje!
c) mos paste gëzim e lumturi, e shkoftë jetën me hidhërime!
Iu shoftë hija e diellit!
DITË
Iu nxiftë dita! T’u preftë dita!
DITËPRERË
Që ka vdekur i ri
Që iu prefshin ditët!, që vdektë i ri.
DITËSHKURTËR
Që ka vdekur i ri
Që iu shkurtofshin ditët!, që vdektë shpejt
DITËZI
Që ka pësuar një fatkeqësi të madhe
Që e pastë jetën të zezë!
DJALL
E marrtë djalli!
Në djall të vejë!
DJEPFERROSUR
Që s’ka lindur fëmijë
DJEPPATUNDUR
Që s’ka tundur fëmijë të vet në djep
DJEPSHKRETUAR
Që nuk ka lindur fëmijë
DORË
T’u thaftë dora!
Kërkoftë murin me dorë!
DORËKËPUTUR
Ai që iu këputtë dora
DORËTHARË
Që iu thaftë dora!
DREKË
I ngrënça drekën! Vdektë!
DREQ
E marrtë dreqi!
DUARTHARË
Që iu thafshin duart.
DHE
I ardhtë era dhe! vdektë!
Iu haptë dheu (varri) nën këmbë!
E hëngërt (e ngrëntë, e përpiftë) dheu!
Mos u kallsh në dhe!
EMËR
Iu shoftë (iu harroftë, i humbtë) emri!
EMËRHARRUAR
Që i është harruar emri
Që iu harroftë emri, që mos iu përmendtë më emri
EMËRSHUAR
Që i është shuar emri
që iu shoftë emri, që mos iu dëgjoftë emri kurrë më.
ERË
I ardhtë era dhe!
Fjalori i Mallkimeve Shqiptare
FAQE
Paç faqen e zezë!
FARË
I humbtë (iu shoftë, i daltë) fara!
Mos i mbiftë fara!
Mos lëntë farë pas!
FARËHUMBUR
Që i humbtë fara, që mos lëntë njeri pas.
FARËPALËNË
Që s’ka lënë fëmijë pas
që mos lëntë njeri pas, që mos i mbettë njeri nga soji i tij
FARËSHUAR
që nuk mund të bëjë fëmijë
FERRË
I mbiftë ferra në derë! i rëntë një e keqe e madhe e ju shofshin
të gjithë, iu shoftë pragu!
FLAMË
Sëmundje ngjitëse e bagëtive
I rëntë flama!
FLAMËMADH
Që i rëntë flama, që e zëntë një flamë e madhe.
FLAMËNGARË
Që e zëntë sëmundja e tokës, që i rëntë flama.
FLAS
I foltë hoxha (prifti)! Vdeksh!
FLE
Fjettë të mirën! vdektë!
FRYMËSOSUR
Që vdektë, që iu sostë fryma!
FRYMËZËNË
që iu zëntë fryma, që vdektë!
FTOHEM
T’u ftohtë zemra! vdeksh!
FTOHTË
E pafsha të ftohtë! vdektë!
FUTË
Shami kokë e zezë, që mbajnë gratë në shenjë zije. Vëntë futën!
FYT
I ngectë në fyt!
I zëntë fytin! mos e gëzoftë
Iu zëntë fyti! vdektë!
Fjalori i Mallkimeve Shqiptare
GDHIHEM
Mos u gdhifsh nesër!
GËRBULË
Sëmundje e rëndë ngjitëse
Të rëntë gërbula!
GËRDEC
Sifiliz. Të rëntë gërdeci!
GËRMICË
Zverk. Thefsh gërmicën!
GËRMITË
Sëmundje e rëndë
Të rëntë gërmita!
GËZIMZI
Që s’ka parë asnjë gëzim në jetë
që mos pastë asnjë gëzim në jetë
GËZOJ
Mos e gëzoftë! (i thuhet dikujt që ka marrë një send që nuk i takon
ose që ka grabitur a vjedhur diçka).
GOJË
Mbetsh me gojë hapur! vdeksh!
T`u mbylltë goja! mos u ndjefsh më, vdeksh!
T`u thaftë goja! (për dikë që thotë diçka të keqe, të kobshme etj.).
GOJËTHARË
Ai që iu thaftë goja.
GOJËZËNË
Që iu zëntë goja, që iu mbylltë goja.
GRYKË
I zëntë grykën
Iu bëftë halë në grykë!
GRYKËTHARË
Që iu thaftë gryka, gojëtharë (zakonisht për dikë që ka
ngrënë a ka marrë diçka pa lejë).
GRYKËZËNË
Që iu zëntë gryka, që iu zëntë fryma.
GRYMEM
Kalbet
Iu grymtë shpirti!
GRYMOSEM
Iu grymostë shpirti!
GUR
U bëftë gur vdektë!
Fjalori i Mallkimeve Shqiptare
GJAK
T’u bëftë gjaku ujë! vdeksh!
GJAKSHUAR
Që i kanë vdekur të gjithë njerëzit e familjes e të farefisit
GJË
Të rëntë ndonjë gjë!
GJËMË
Lajmi i vdekjes, që u çohet të afërmve, mandate.
Të rëntë gjëma!
Të ardhtë gjëma!
Të bëfsha gjëmën!
GJËMËMADH
Që sjell a shkakton një fatkeqësi të madhe
që i rëntë një gjëmë.
GJUHË
T’u thaftë gjuha! mos folsh dot më! (kur dikush thotë
diçka të keqe, ogurzezë).
GJUHËPRERË
Që nuk flet fare, që i ka ikur goja; si që iu preftë
gjuha, që mos foltë kurrë.
GJUHËRRËNDUAR
Që iu thaftë gjuha, gjuhëtharë; që vdektë (për dikë që
flet keq për të tjerët).
GJUHËSHKURTUAR
Që iu shkurtoftë gjuha, që mos foltë kurrë.
GJUHËTHARË
Që iu thaftë goja e mos foltë kurrë.
GJUMË
E zëntë gjumi i madh! vdektë!
GJUMËMADH
Që bëftë gjumin e madh, që vdektë.
GJUMËZI
Që vdektë, që bëftë gjumin e zi, gjumin e vdekjes
Fjalori i Mallkimeve Shqiptare
HA
E hëngërt dreqi (lugati)!
E hëngërt flama (kolera, fruthi)!
E hëngërt dheu.
E hëngërt mortja!
I ngrënça drekën! e pafsha të vdekur; vdektë!
E ngrëntë (e hëngërt, e përpiftë) dheu! vdektë, e shtifshin në varr!
I ngrënça (i ndafsha, i bëfsha) hallvën!
I hëngërt në jastëk!
HAIR
Mbarësi që sigurohet me punë
Mos bëftë hair!
Mos e bëftë pikën e hairit!
HALË
Iu bëftë halë në grykë! i ngectë në grykë!
HALLVË
Të ngrënsha (të ndafsha, të bëfsha) hallvën! vdeksh!
HAPEM
Iu haptë varri (dheu) nën këmbë! vdektë!
HARAM
Diçka e palejueshme
E pastë haram!
Iu bëftë haram!
HARDHJE
Difteriti, sëmundje
I daltë hardhja!
HARMI
Tuberkulozi i kockave
I rëntë (e preftë) harmia!
HARROHEM
Iu harroftë (iu shoftë, i humbtë) emri!
HI
Mos pjektë dy bukë në një hi!
HIJE
xhind
I rëntë hija!
Më marrtë hijen! vdektë!
Iu shoftë hija e diellit!
HITHËR
I daltë hithra në vatër!
iu shkretoftë shtëpia!, mos i mbettë asnjeri gjallë!, iu shoftë pragu!
HOXHË
I foltë hoxha (prifti)! vdektë! E këndoftë hoxha (prifti)! vdektë!
Ia thëntë hoxha (prifti) në vesh!
HUMB
I humbtë (iu shoftë, i daltë) fara!
I humbtë mandata!
I humbtë vula (nami, nishani)!
I humbtë varri e dërrasa!
Fjalori i Mallkimeve Shqiptare
JAM
Mos qoftë!
JAP
I dhënça ujë me lugë!
JASTËK
I hëngërt (i ngrëntë) në jastëk! mos i gëzoftë me shëndet
(për paratë); rëntë i sëmurë, lëngoftë!
JETËNXIRË
Që shkon një jetë të zezë
JETËSHKRETË
Që kalon një jetë të shkretë, të vetmuar e me hidhërime
JETËSHKURTËR
Që nuk e ka jetën të gjatë, që jeton pak, që ka vdekur i ri
JETËZI
Që s’ka për ditë të bardha në jetë, që kalon një jetë të zezë.
Fjalori i Mallkimeve Shqiptare
KALBEM
Mos u kalbtë në dhe! mos e trettë dheu!
KATËR
E çofshin me katër veta!
KEQE
Më marrsh të keqen (të ligat)!
KËMBË
Iu thafshin këmbët!
Iu haptë varri (dheu) nën këmbë!
KËMBËTHARË
Që nuk ecën dot; që ecën ngadalë e me ngathtësi
që iu thafshin këmbët, që mos pastë këmbë.
KËNDOJ
E këndoftë hoxha (prifti)!
KËPUT
Këputtë dellin e qafës!
KËRKOJ
Kërkoftë murin me dorë!
KOKË
Mos e çoftë kokën (kryet) shëndoshë!
KOLERË
E hëngërt (e shoftë, e shpëlaftë) kolera! vdektë.
KRAH
Iu thafshin krahët!
KROMË
Zgjebe.
I raftë kroma!
KRYE
Mos e çoftë kryet (kokën) shëndoshë!
KURBAN
M’u bëftë kurban përdoret kur shprehim mospëlqim për
atë që bën a që thotë dikush, duke i dëshiruar të pësojë një të
keqe; më marrtë të keqen!
Fjalori i Mallkimeve Shqiptare
LAJ
E laftë mortja! vdektë.
LËFYT
Fyt, grykë
Iu zëntë lëfyti!
LËKURË
Ia bëfshin lëkurën def!
Iu thaftë lëkura e barkut!
LËMSH
U bëftë lëmsh! vdektë!
LËNGATË
Sëmundje e rëndë
I rentë një lëngatë!
LËNGATËMADH
Që vuan për një kohë të gjatë nga ndonjë sëmundje e rëndë
Që e zëntë një lëngatë, flamëmadh.
LËNGJYRË
Emër i përgjithshëm për disa sëmundje të rënda, që vazhdojnë
gjatë (si tifoja, kolera, sifilizi etj.)
I rëntë lëngjyra!
LËVRIZË
Krimb i gjatë me trup të shtypur, që jeton si parazit në zorrët e
njerëzve; shirit.
I rëntë lëvriza!
LIGË
Më marrsh të ligat!
LUGAT
E hëngërt lugati!
LUGË
I dhënça ujë me lugë!
LUMOSUR
Që është bërë për lumë
E marrtë lumi!
Fjalori i Mallkimeve Shqiptare
MADH
E zëntë gjumi i madh!
E pafsha në rrugë të madhe!
MALLKUAR
Që është mallkuar, që ka marrë mallkimin; që është për t’u mallkuar
Qoftë mallkuar
MANDATË
Lajm për vdekjen e njërit prej njerëzve më të afërt a më të
dashur, që ndodhet larg familjes; lajm i zi, lajm shumë i hidhur
I ardhtë mandata!
I humbtë mandata! u zhduktë e u harroftë përgjithnjë!,
mos qoftë!, mos iu duktë fytyra!
MARR
Më marrtë hijen!
Më marrsh të keqen (të ligat)!
MARRE
Turp.
E mbuloftë marrja!
MBES
Mbettë pa gojë!
MBIN
I mbiftë ferra në derë!
MBULOJ
Fut në dhe një të vdekur, e varros.
E mbulofshin të gjallë!
MBYLLEM
T’u mbylltë dera! u shofsh me të gjithë sa ke!
MEKTH
Të fikët. Të raftë mekthi!
MËLÇI
Të ngrënça mëlçinë!
MËRGOHEM
Mërgoftë në dhe të huaj!
MIRË
Sëmundja e tokës, epilepsia
I raftë e mira!
Fjettë të mirën!
MOLLDRAGË
Mëllë a bullungë që del nën thua ose afër thoit. I daltë molldraga!
MORT
Vdekje.
E hëngërt morti! vdektë!
MORTJE
Vdekje.
E hëngërt mortja! vdektë!
E shpëlaftë mortja!
MUNXË
Shenjë që bëhet me pëllëmbë të hapur drejt dikujt për t’i shprehur
përçmimin a mospërfilljen, për ta përqeshur, për ta sharë a për ta mallkuar
I mbeçin munxët nga prapa! e munxofshin!
MUR
Kërkoftë murin me dorë! u verboftë!
MURTAJË
Sëmundje ngjitëse shumë e rëndë
I rëntë murtaja! E ngrëntë (e fshiftë) murtaja!
MUSHKËRI
I ndejtë (iu ngultë) thika në mushkëri!
MYNXYRËMADH
Që i ka rënë një mynxyrë e madhe, që ka hequr e ka duruar
shumë mynxyra, shumë fatkeq
Fjalori i Mallkimeve Shqiptare
NAM
T`u shoftë nami! I humbtë nami!
NDAJ
Të ndafsha (të ngrënsha, të bëfsha) hallvën!
NËMË
Shprehje me të cilën shfaqet një dëshirë e keqe dhe dënimi për
dikë a për diçka; mallkim.
E zëntë nëma ime!
OBORR
I zëntë oborri (shtëpia) bar!
ORË
Mos të zëntë ora! vdeksh!
ORË
Figurë e besimeve popullore shqiptare, e cila përfytyrohej
si një grua, si një gjarpër etj
Të shitoftë (të preftë) ora!
Të vdektë ora!
Të ngrëntë (të marrtë) ora e ligë!
ORËPRERË
I pafat, i mjerë, fatzi; që nuk i qesh fati kurrë
Që e preftë ora.
ORËSHUAR
I mjerë, fatkeq, orëvdekur
ORËVDEKUR
I mjerë, fatkeq, orëshuar
Fjalori i Mallkimeve Shqiptare
PAARDHUR
Ai që mos e sjelltë kokën, ai që mos ardhtë gjallë. Erdhi prapë i
paardhuri!
PAEMËR
Që mos iu përmendtë emri, që mos qoftë.
PAGOJË
Djalli.
E marrtë i pagoji!
PALCAK
Rruaza e qafës; zverk.
Theftë palcakun e qafës! vdektë!
PANDEH
E gjetsh nga mos e pandehsh!
PARMË
Heqës (te njeriu); kocka e kraharorit, parmëz (te shpendët).
Thefsh parmën!
PAS
I rëntë (i ardhtë) pas veshit (pas qafës).
PASH
E pafsha shtatë pashë nën dhe!
PAUDHË
Djalli, qoftëlargu.
Të marrtë i paudhi!
PERËNDI
I preftë perëndia, ditën!
PËLCAS
Të pëlcasë!
I plaçin tëmthat!
Plaç!
PËLLUA
Gjallë, shëndoshë e mirë, pa pësuar ndonjë dëmtim a plagë në trup.
Mos daltë (mos ardhtë, mos shpëtoftë) pëllua!
PËQI
Prehër.
Në bark mbajttë e në pëqi mos pastë! mos i rrofshin fëmijët!
PËRLAJ
E përlaftë mortja!
PIKË
Sëmundje e rëndë që shkaktohet nga gjakrrjedhja në tru dhe që sjell
vdekjen e menjëhershme ose paralizën e ndonjë pjese të trupit, damlla
I rëntë pika (një pikë)! E pikoftë pika! Pika, që s’i bie! Pika, që s’e pikon!
PIKËMADH
Që i ka rënë pika a damllaja
PIKËRËNË
Shumë i dëshpëruar, i pikëlluar, i mjerë; i humbur
PISHË
Iu shoftë pisha!
PJEK
Mos pjektë dy bukë në një hi!
PLAGËPAMBYLLUR
Që nuk i është mbyllur ende plaga
Mos iu mbylltë plaga kurrë.
PLAS
Të plaçin sytë! ku e ke mendjen, që po e shkel diçka ose
që po e bën keq a po e dëmton?!
PLASJE
Sëmundje e rëndë ngjitëse
Plasja e preftë! I rëntë plasja!
PLOTGOJË
Dreqi, shejtani. E hëngërt plotgoja!
PLUMB
I rëntë plumbi!
PRAPA
Iu ktheftë qafa prapa!
PRAPAVESH
Pjesa prapa veshit ku mbaron nofulla e sipërme. I rëntë në prapavesh!
PRAPË
Fatkeqësi, mbrapsht
Mos iu ndaftë e prapa!
PRES
E preftë murtaja
PRIFT
I foltë prifti!
E këndoftë prifti!
Ia thëntë prifti në vesh!
vdektë
PROKOPI
Mos bëftë prokopi!
PRUSH
I qeshtë buza në prush! u djegtë!
PUS
Pusi të marrtë! të gjettë e zeza!, të marrtë e liga!
PUSHKË
E vraftë pushka!
Fjalori i Mallkimeve Shqiptare
QAFË
I rëntë (i ardhtë) pas qafës!
Këputtë dellin e qafës!
Iu ktheftë qafa prapa!
Thefsh qafën!
QAFËZI
Që e ka qafën të zezë
Ai që iu nxiftë qafa dhe gjettë vdekjen,
Theftë qafën, qafëziu! Ç`deshi që erdhi, qafëziu!
QAJ
Qafsh kokën tënde! Vdeksh!
QEFIN
Pëlhurë e bardhë, me të cilën myslimanët mbështjellin dhe futin
në varr të vdekurin
Të prefshin qefinin! vdeksh!
QIME
Të rëntë (të hëngrët) qimja!
QIMËZ
Kalbëzim i indeve rreth një plage, gangrenë.
Të hëngërt qimëza!
QYQE
Mbeç (të pafsha) qyqe! U bëfsh, qyqe! mbetsh pa njeri!
Mos e dëgjoftë qyqen! vdektë pa ardhur pranvera!
Të këndoftë qyqja! vdeksh
Fjalori i Mallkimeve Shqiptare
RASAT
Soj, farë.
Të humbtë rasati! Mos lënç rasat prapa!
RRASHTË
Kafka e kokës; koka.
Thefsh rrashtën!
RREZIGALL
Arsenik; helm arseniku.
T`u bëftë rrezigall!
RRËNDOHET
Thahet e nuk punon më, rrëgjohet (zakonisht për një pjesë të trupit).
Iu rrëndoftë gjuha!
RRËNJËDALË
Që ka mbetur pa fëmijë, që nuk lë pasardhës
Që mos pastë fëmijë, që iu shoftë pragu e fisi, që i daltë rrënja!
RRËZË
T’u thaftë deri në rrëzë!
RROTOJ
rrëmbej
Të rrotoftë pika!
RRUAZË
Qafa.
Thefsh rruazën!
RRUFE
Të rëntë (të vraftë) rrufeja!
RRUFEMADH
Që i rëntë rrufeja; që i rëntë një e keqe e madhe
RRUGË
E pafsha në rrugë të madhe! e pafsha keq e mos më keq!
SY
I dalshin sytë!
Iu thafshin sytë!
I zëntë sytë buka!
SYPLASUR
Që nuk shikon mirë nga sytë ose që nuk tregon kujdes kur bën diçka;
Që i plaçin sytë. Nuk e sheh, more syplasur!
Fjalori i Mallkimeve Shqiptare
SHAJTIM
Goditja e pikës, të fikët; shitim. E vraftë shajtimi!
SHAJTOJ
Helmoj, farmakos. E shajtoftë e iu bëftë zeher buka!
SHAMTINË
Psherëtimë; aht; nëmë
E zëntë shamtina ime!
SHARRË
Sharrëza; sëmundja e tokës. I rëntë sharra!
E sharroftë sharra! vdektë!, u shkretoftë!
SHEMBË
Shkatërrim,
I rëntë shemba! u rrënoftë me gjithë ç’ka!
SHËNDOSHË
Mos e çoftë kryet (kokën) shëndoshë!
SHIBË
Rrufë e fortë që zgjat shumë, flamë
Shiba i rëntë!
SHIRIT
Krimb i gjatë me trup të përbërë prej një numri të madh
unazash të shtypura, që jeton si parazit në zorrët e njeriut
I daltë shiriti!
SHITË
Ndëshkimi që i bënin zanat atij që u prishte padashur
vallen ose tryezën. Të rëntë (të shitoftë) shita!
SHITOJ
1. Ndëshkimi që i bënin zanat atij që u prishte padashur
vallen ose tryezën. Të shitoftë zana!
2. Plagos, qëlloj për vdekje. Të shitoftë rrufeja!
SHKOJ
Në djall të shkojë!
SHKUMË
Sëmundja e tokës.
Shkuma të preftë!
E ngaftë shkuma!
I rëntë shkuma!
SHKUMËNGARË
Që vuan nga sëmundja e tokës, që e nget shkuma
SHKUMOJ
Shkumëzoj.
Të shkumoftë! të zëntë sëmundja e tokës
SHKURTOHEM
Iu shkurtoftë jeta!
SHKURTOJ
E shkurtoftë plasja!
SHOH
Kështu e pafsha!
E pafsha të ftohtë!
E pafsha në rrugë të madhe!
E pafsha në (nëpër) dyert e botës (dyerve të botës)!
SHPËLAJ
E shpëlaftë mortja (kolera)!
SHPIRT
I vajttë shpirti në ferra!
SHPIRTHUMBUR
Që i humbtë shpirti
SHPIRRË
Astmë, gulçim
E zëntë shpirra!
SHQILË
Mullë, lukth, bark.
I plastë shqila!
SHQIMEM
Shuhem, fikem
Iu shqimtë drita (rrezja e diellit)!
SHTARË
1. Helm, farmak
Iu bëftë shtarë (ajo që hëngri)!
2. Keq, ters
I vaftë shtarë!
SHTATAT
Dita e shtatë pas vdekjes së dikujt, që përkujtohet nga të afërmi
I ngrënça të shtatat!
SHTATË
E pafsha shtatë pashë nën dhe! vdektë, e pafsha në varr.
SHTËPI
I zëntë shtëpia (oborri) bar!
SHTIE
E shtifsha në dhe!
SHTRIGË
E ngrënçin shtrigat!
SHTRIJ
Të shtrifshin! vdeksh!
SHUAJ
E shoftë mortja (kolera)!
SHUAR
që u shoftë; ai që iu shoftë pragu
SHUHEM
Shfarosem,
U shofshin të gjithë!
Iu shoftë pisha! vdektë, u zhduktë.
Iu shoftë hija e diellit! mos paftë ditë të mira!, vdektë!
SHUPRAG
Pragshuar, derëmbyllur
SHURRËKUQE
Sëmundje e bagëtive që shkaktohet nga një parazit, i cili
shkatërron rruazat e kuqe të gjakut dhe u skuq shurrën.
E preftë shurrëkuqja!
Fjalori i Mallkimeve Shqiptare
TARTAKUT
Sëmundje e rëndë që u bie kuajve ose gomarëve e që shfaqet
me të dridhura.
E hëngërt (e fshiftë, e zëntë) tartakuti!
TESH
Sifiliz, gërdec. I ka rënë teshi. E fshiftë teshi!
TEZGË
Shtrat i posaçëm prej pëlhure a prej doku të fortë, me dy drunj
të gjatë anash, që përdoret nga dy veta për të mbartur njerëz të
sëmurë, të plagosur a të vdekur
E sjellshin me tezgë!
TËMTH
I dalçin (i plaçin) tëmthat!
TOKËS
Gjarpër. E zëmë tokësi!
TREVË
Mos gjetsh vend e treva! mos gjetsh qetësi, mos paç gëzim!
TRU
I dalshin trutë! u çmendtë, i plastë koka!
TRUDALË
Që është pa mend në kokë, budalla; që i dalshin trutë!
TRUTHARË
Që nuk është në gjendje të gjykojë si duhet, i ngathët nga
mendja, jo i zgjatur; që i kanë rrjedhur trutë; matuf, kokëzbrazët
që iu thafshin trutë e kokës!
THAHEM
Iu thaftë koka (dora)!
Iu thafshin duart (këmbët, sytë)!
Iu thaftë goja!
Iu thaftë lëkura e barkut! mos pastë fëmijë, mos lindtë kurrë!
THEM
Ia thëntë prifti (hoxha) në vesh!
THUR
mbyll
U thurtë ajo shtëpi! u mbylltë, u shoftë e u shkretoftë ajo shtëpi!
Fjalori i Mallkimeve Shqiptare
UDHËZI
Që ka zënë një rrugë të keqe; që sillet në mënyrë të shtrembër
e të pandershme. Që mos i vajttë rruga mbarë.
UJË
Të dhënça ujë me lugë!
UJK
Të çaftë (të preftë) ujku!
ULOK
Që nuk ngrihet a nuk ecën dot, që nuk lëviz dot gjymtyrët nga një
sëmundje a nga pleqëria, i paralizuar. Mbeç (u bëfsh) ulok!
URË
Copë druri, kopaçe që është e ndezur ose që vazhdon të digjet
në zjarr. U bëfsh urë e zezë!
Fjalori i Mallkimeve Shqiptare
VARR
I bëfsha varrin!
Iu haptë varri (dheu) nën këmbë!
I humbtë varri e dërrasa! u zhduktë pa lënë gjurmë, mos i
mbettë as nami as nishani.
VARRËPAMBYLLUR
Që nuk i është mbyllur plaga, me plagë të hapur a të
pashëruar; që mos iu mbylltë plaga.
VARRHAPUR
Që nuk është mbuluar me dhe, që ka mbetur pa u varrosur; që
nuk ka varr; që mbettë pa u mbuluar me dhe, që mbettë
pa u varrosur; varrzbuluar, varrjashtë.
VARRHUMBUR
Që i ka humbur varri, që nuk i gjendet varri, që nuk dihet ku
është varrosur; që i humbtë varri, që mos iu gjettë varri.
VARRPAGJETUR
Që nuk i është gjetur varri, që nuk dihet se ku është varrosur;
që mos iu gjettë varri, që i humbtë varri; varrhumbur.
VARRVITHISUR
Që i është shembur a i është vithisur varri, që e ka varrin të
vithisur a të prishur; që iu shembtë a iu vithistë varri.
VATËR
I daltë hithra në vatër!
VATËRPRISHUR
Që ia kanë prishur shtëpinë dhe familjen, që është pa shtëpi e
pa familje; i shkretë; që iu prishtë e iu shkretoftë vatra;
vatërshuar, pragshuar.
VATËRSHUAR
Që ia kanë shkatërruar krejt shtëpinë e familjen; që ka mbetur i
shkretë, që s’ka njerëz të afërm të familjes; që iu shoftë
vatra, që mbettë i shkretë; vatërprishur, pragshuar.
VESH
I rëntë (i ardhtë) pas veshit (pas qafës)!
Ia thëntë prifti (hoxha) në vesh!
VETE
Në djall të vejë (të shkojë)!
Prapa diellit të vejë!
VETËTIMË
E vraftë vetëtima!
VË
E vënça në dhe!
I vënçin zilet!
VIG
I daltë vigu! vdektë.
VIJ
I ardhtë era dhe! vdektë!
I ardhtë (i rëntë) pas veshit (pas qafës)!
VITHISEM
Iu vithistë varri!
VRAS
E vraftë pika!
VULË
I humbtë vula (nami, nishani)! vdektë e mos u përmend të më!
VULËHUMBUR
Që i ka humbur emri, që s’dihet se ku ndodhet, që është
zhdukur pa lënë gjurmë; fare i pazoti, i pavlefshëm, i humbur (për
njerëzit); që i humbtë emri, që mos iu gjettë nami e
nishani; vulëharruar.
Fjalori i Mallkimeve Shqiptare
YLL
Fat, lumturi
Të humbtë ylli! T’u shoftë ylli! u shofsh!
YMËR
Jeta e njeriut; të jetuarit.
Iu shoftë ymri! vdektë!
ZANË
E shitoftë zana!
E vrafshin zanat!
ZANON
E shiton zana dikë, e shkal, e shuplak. E zanoftë zana!
ZEMËR
E zëntë zemra e keqe!
T’u ftohtë zemra!
ZË
Mos e zëntë moti!
Mos e zëntë darka!
E zëntë gjarpri!
I zëntë sytë!
I zëntë fytin (grykën)!
Iu zëntë fyti!
Mos të zëntë ora!
E zëntë gjumi i madh!
I zëntë sytë buka!
I zëntë shtëpia (oborri) bar!
ZILE
vënçin zilet! u bëftë me turp, u turpëroftë!
Fjalori i Mallkimeve Shqiptare
ZJARRSHUAR
Që i kanë vdekur të gjithë të shtëpisë, që ka mbetur vetëm, i
panjeri; i shkretë; pragshuar; që iu shoftë shtëpia, që iu shoftë pragu.
ZHUGË
Zgjebe.
I rëntë zhuga!
ZHUGËZ
Zgjebe.
I rëntë zhuga!
Fjalori i Mallkimeve Shqiptare