Gjel, kaposh apo këndez?
Titulli nuk ka lidhje me artikullin
në fakt problemi është?
Ça dreqin është artiçoka apo karçofi?
Po na lodhet truri kohët e fundit nga mediat shqiptare në emisione, në lajme, apo në hapesirat reklamuese me fjalë dhe terma dhe jo vetëm të pakuptueshme, por të lodhshëm dhe të pakuptimtë shpesh-herë. Në Shqipëri nevojitet urgjentisht një grup gjuhëtarësh të cilët të merren me mësymjen e fjalëve të huaja dhe përshtatjen e tyre në gjuhën shqipe. Por ky nuk është një problem dhe aq i thjeshtë sepse ka nevojë për një vullnet politik i cili duhet t’ju
imponojë mediave të shkruara dhe audiovizive (gazeta, revista, radio, televizion) që të mos përdorin fjalët siç t’ju dojë qejfi por të zbatojnë vendimet e grupit të gjuhësisë për futjen e fjalëve të reja. Le të marrim një shembull pozitiv përpara një dekade në bumin e internetit dikush kishte përkthyer fjalën download, shkarko, dhe në fakt mu duk pak i çuditshëm si përkthim dhe sikur nuk ngjiste por tani është mëse normale dhe më vjen mirë që kjo fjalë rezistoi dhe përdoret gjerësisht.
Është një reklamë shumë e mërzitshme që shfaqet rëndom, artiçoka kështu artiçoka ashtu. Edhe pse njoh shumë mirë anglisht mu desh nja një orë të bëja lidhjen dhe të kuptoja që bëhej fjalë për fjalën angleze artichoke. Nuk e di nëse është e qëllimshme që të duken interesantë apo të ngatërrojnë më tepër konsumatorët.
Një herë tjetër në një emision, dëgjoja shpesh karçofi kështu, karçofi ashtu, e humba toruan dhe nuk po e kuptova ça dreqi është ky karçof, jo për gjë por e njoh mirë shqipen. Këtu m’u deshën plot dy orë për ta bërë lidhjen se kjo vjen nga italishtja dhe bëhet fjalën për carciofo. Mirë që e njohim edhe këtë gjuhë se sa më shumë gjuhë të njohësh aq më mirë e kupton gjuhën shqipe. Që të mos vdisni dhe ju injorantë artichoke, apo carciofo në shqip thuhet angjinare dhe shumica e shqiptarëve këtë fjalë di dhe kupton. Ai person që përkthen, nëse nuk e di fjalën angjinare por e përkthen ashtu siç e dëgjon, nuk ka pse të merret fare me përkthime. Ç’është e vërteta, në shtetet ku ka shtet, ka edhe gjoba për rast të tilla për stacionet televizive që shfaqin spote të tilla.
Gjel, kaposh apo këndez
Po e kam pare kete reklame. nese dikush nuk merr mundimin ta perktheje sic duhet nje tekst nuk ja vlen te merresh fare me to. te ben te dyshosh per cilesine saktesine dhe vertetesine e informacionit. une kur gjej artikuj qe kane gabime shkrimi nuk e marr fare mundimin per t`i lexuar.