DHEU ESHTE FLORI

DHEU ESHTE FLORI

DHEU ESHTE FLORI

 
            Një bujk plak , kur do të vdiste, thirri të tre bijtë e tij pranë, dhe u tha: 


– O tim bij, në arën që e kam punuar gjithë jetën time, dhe që me drithë të saj ju kam ushqyer e ju kam sjellë në këtë vërsë*, në atë arë ju kam fshehur një stmanë* me flori. Mihni thellë dhe kërkoni në të gjitha anët e arës, të gjeni atë stamnë, që pastaj të mos hiqni varfëri* kurrë.
 

            Të tre bijtë e plakut, pas vdekjes së babait, zunë e mihnin arën më të gjitha anët thellë e më thellë. Mot e për mot e thellonin nga një pëllëmbë më tepër por stamnën nuk e gjetën. 

            Kur ara, duke u punuar më thëllë, zu të japë mot për mot më tepër, të tre vëllezërve, si nxirnin bukën e shtëpisë, u tepëronte edhe më shumë për të shitur. Të hollat që merrnin nga këto të shitura i hidhnin në një stamnë për t’i ruajtur. 

            Në pesë vjet stamna u mbush me florinj. Atëherë e muarën vesh se ku qënka stamna me florinj, që tha ati i tyre. 

_________ 

vërsë = moshë
stamnë = shtambë prej balte për ujë
të mos hiqni varfëri = të mos vuani nga varfëria
 

                                                            SAMI  FRASHËRI 

 
DHEU ESHTE FLORI
Comments
All comments.
Comments

  1. Sheki Berisha

    Një dit e vështir për mua
    Dita e vështir për mua Dita djeggit
    për mua pse pse gjithmon pse pse edhe Unë dua me lexu vjerrshat jan
    edhe për mua.

  2. Sheki Berisha

    Pse luftuan
    pse luftuan kosoven e shliruan
    o adem o ju dëshmitar të ademit ju e
    shliruat kosoven ju ju ju eshliruat o adem o adem si vdeke qfar do që ndodhi të vran por kosova s të harron

  3. ar

    bravo e perzonazht kush jan

  4. mozzik

    o oj ar gjaj vet