DJALI ME SAKSINE PA LULE
-Përrallë popullore koreane-
Jetonte diku një prijës i urtë. Ishte i lumtur për të gjitha. Vetëm një gjë e brengoste atë vitet e fundit. Nuk kishte fëmijë. Dhe ja, një herë mendoi: “Po sikur të marr një fëmijë nga vendi im, ta rris dhe ta edukoj vetë?”
Urdhëroi t’u ndahen fëmijëve fara lulesh dhe bëri të njohur:
-Kush do të mund të rrisë prej këtyre farërave lule të bukura, atë do ta bëj birin ose bijën time.
Fëmijët iu përveshën punës për të rritur lule prej atyre farërave që ndau prijësi. Që nga mëngjesi gjer në mbrëmje vonë ata kujdeseshin për farët e mbjella.
Shumë u mendua edhe Suiri. Kaluan dhjetë dië, kaluan dy javë, kaloi një muaj dhe në saksinë e tij nuk po dukej asnjë filiz. “Ç’është kjo gjë kështu?” – çuditej Suiri.
Atëherë ai pyeti nënën:
-Pse farët e mbjella nuk po japin fidanë?
Nëna për këtë nuk e prishi fare qetësinë.
-Provo t’i mbjellësh në tokë tjetër, -i tha ajo.
Suiri i mbolli farët në tokë tjetër, por përsëri fidanë nuk dualën. Më në fund erdhi dita e caktuar prej prijësit, kur fëmijët duhet të shkonin me lulet e tyre të kultivuara. Shumë fëmijë ishin veshur si për festë, mbushnin rrugët, në duar mbanin saksi me lule të harlisura e plot ngjyra të mrekullueshme. Secili nga fëmijët shpresonte të bëhej trashëgimtar i prijësit.
Po ç’ka ndodhur? Pse në fytyrën e prijësit, i cili kalon përpara fëmijëve që mbajnë saksitë me lule, nuk shfaqet asnjë hije kënaqësie?
Papritur prijësi vuri re përpara një shtëpie Suirin e përlotur. Suiri mbante në duar saksinë pa lule. Prijësi urdhëroi t’ia sillnin djalin e përlotur.
-Pse ka mbetur pa lule saksia jote? – pyeti prijësi.
Qau me hidhërim Suiri dhe tregoi se me sa dëshirë i pat mbjellë farëzat, sa ishte kujdesur për to, po farëzat nuk kishin mbirë. Ai mendonte se ndoshta do të ndëshkohej për këtë, siç ishte ndëshkuar një herë, kur kishte marrë një mollë në kopësht të huaj.
Prijësi e mori për dore Suiri dhe tha:
-Ja ky është biri im i denjë, i vërtetë!
Të gjithë nisën të pëshpërisin:
-Ai erdhi me saksinë pa lule. Përse vendose ta quash birin tënd, o prijës?
Dhe atëherë tha:
Dëgjoni të gjitë! Farëzat e shpërndara nuk mund të mbinin. Ato ishin të ziera. Të gjithë fëmijët u skuqën. Ata u turpëruan shumë: lulet e tyre ishin rritur prej farëzash të tjera.
DJALI ME SAKSINE PA LULE
Perralla per femije