GRUAJA NIKOQIRE
-Përrallë kineze-
Tregëtari i vajit të sojës, Czjani, kishte një grua shumë nikoqire. Sa herë që nisej burri për të bërë tregëti, ajo, pa e diktuar, nga pak vaj në qypin prej balte, të fshehur në qilar.
Në dimër punët e Czjanit shkuan keq. Për Vitin e ri nuk mbeti asgjë për të tregëtuar. I tregon fatkeqësinë gruas. Ajo i thotë:
-Në qilar kam ruajtur një qyp me vaj. Merre!
Kështu, për hir të zgjuarsisë së gruas, familja e Czjanit e kaloi shëndoshë e mirë kohën e vështirë. Czjani ishte shumë i kënaqur dhe u tregoi të gjithëve për gruan e tij nikoqire.
Një herë i foli për këtë mikut të vet Caos, i cili shiste kalendarë. Prej Caos e mori vesh dhe e shoqja. “Mos jam më budallaqe se gruaja e Czjanit unë?” – mendoi ajo dhe vendosi të ndihmonte burrin. Çdo ditë ajo hiqte fshehtas dy kalendarë dhe i ruante.
Në fund të vitit iu grumbullua një pirg i tërë. Erdhi viti i ri. Erdhi koha për të larë borxhet. Cao u varfërua fare. Vjen dhe i qahet gruas:
-Të holla nuk kemi. Për të shitur s’ka mbetur asgjë. Se si do jetojmë, nuk e di!
-Për këtë e di unë! – tha me gëzim gruaja dhe i solli kanistrën plot me kalendarë të vjetër.
-Na, merri, i kam ruajtur unë.
Cao asgjë nuk i tha, vetëm kryqëzoi krahët. Kush do t’i blinte kalendarët e vitit të shkuar?
GRUAJA NIKOQIRE
Perralla per femije