HISTORIA E NJE MOLLE

HISTORIA  E  NJE  MOLLE

Perralla per femije
 
 
 

U rrit në pyll një mollë e egër; në vjeshtë ra prej saj kokrra e thartë. Zogjtë e çukitën kokrrën e mollës dhe hëngrën farëzat e saj. Vetëm një farëz u fsheh në tokë dhe mbeti aty.

            Gjatë dimrit farëza qëndroi shtrirë nën dëborë dhe në pranverë, kur dielli ngrohu tokën e lagur, farëza filloi të mbijë: poshtë fshehu rrënjët dhe lart nxori dy fletëzat e para. Midis fletëzave u shfaq kërcelli me sythe, në çdo syth doli nga një fletëz e gjelbër. Syth pas sythi, fletëz mbas fletëze, degëz pas degëze dhe pas ca vjetësh një mollë e bukur ngrihej në atë vend, ku kishte rënë farëza.

            Erdhi në pyll kopështari, pa mollën dhe tha:

            -Ja një dru i mirë, që më duhet mua.

            U drodh molla, kur kopshtari nisi ta shkullë, mendoi: “Humba krejt!” Po kopshtri e nxori mollën me kujdes, rrënjët nuk ia dëmtoi, e çoi atë në kopsht dhe e mbolli në tokë të mirë.

            Mburrej molla në kopsh, “Siç duket, unë jam pemë e rrallë, -mendonte ajo, -gjersa më prunë nga pylli në kopsh”, dhe i sheh nga lart rrënjëzat e shëmtuara të lidhura me lecka.

            Vitin tjetër erdhi kopshtari me një thikë lakore dhe filloi të presë mollën. Dridhej molla dhe mendonte. “Hë tani unë mbarova fare.”

            E preu të gjithë majën e gjelbër të pemës, mbeti vetëm trungu, por edhe atë e çau për së gjati dhe, në të çarat, kopshtati, futi filiza të rinj të një molle të mirë, i mbylli plagët me stuk, i lidhi ato me lecka, e rrethoi me një gardh të vogël dhe shkoi.

            Dukej si pa qejf molla, po ajo ishte e re, e fuqishme, u përmirësua shpejt dhe u rrit me degëzën e huaj. Degëza pi lëngjet e drurit të mollës së fortë dhe rritej shpejt: nxjerr syth pas sythi, fletëzë pas flete, degëz pas dege dhe psa tre vjetësh pema nxori lule të bardha – trëndafili; më vonë, në vend të tyre u shfaqën kokërrza të gjelbëra dhe në vjeshtë u rritën mollët, po tani jo thartuqeve të egra, po kokrra të mëdha, të kuqe, të ëmbla, që shkriheshin në gojë. Dhe molla mori aq e mirë, se kopështarë të tjerë vinin e merrnin prej saj filiza.

Perralla per femije
HISTORIA E NJE MOLLE
Comments
All comments.
Comments

  1. Asi Asja

    Very good?