MAKINA E ÇUDITSHME
-Përrallë lituaneze-
Udhëton çifligari nëpër tokat e tij për të parë nëse punojnë mirë bujqit. (Duhet thënë se ata punonin nga errësira në errësirë.) Punojnë fshatarët sa u rrjedh djersa çurkë në fytyrë, po çifligarit e gjithë kjo i duket pak, i duket se dita është mjaft e vogël, se fshatarët pako gjë bëjnë gjatë ditës.
U thotë një herë bujqve:
-Dita është shumë e shkurtër, ju pak punë bëni. A nuk ka midis jush ndonjë më të zotin, që ta zgjatë atë?
I përgjigjet njëri nga fshatarët:
-Unë, zotni, mund të bëj një makinë që të zgjatë ditën. Vetëm këtë makinë duhet ta rretullojë vetë zotëria juaj.
I pëlqu çifligarit një mendim i tillë.
-Mirë, – i thotë, – s’ke ç’të bësh, vetë do ta rrotulloj, vetëm dita të bëhet më e gjatë.
Fshatari iu përvesh punës, gdhendi tre kërcunj, bëri tri rrota, i dhëmbëzoi ato, i nguli rrotat në bosht, vuri krahë rrotullues, bëri dorezën dhe ja, makina është gati.
-Tani rrotullojeni, zotëria juaj, – i thotë. –Si ta keni rrotulluar makinën pa ndalim nga agimi në agim, dita, si ç’do të shihni, do të bëhet dy herë më e gjatë.
Filloi çifligari të rrotullojë makinën. Ishte punë e rëndë, ç’i do llafet: as mund të qëndroje, as nuk mund të çlodheshe. Me djersët çurkë në fytyrë çifligari zgjaste ditën. Kështu punoi ai gjer në mbrëmje. Kthehet fshatari nga çifligari. Ai e ndali makinën.

-E sheh, zotëri, – i flet – dita prej makinës u bë shumë më e gjatë, ashtu siç ju pata premtuar.
-Makina vërtet ditën e bëri më të gjatë, – shfryu çifligari, i mbytur në djersë, -makina është e shkëlqyer, vetëm a mund ta rrotullojë dikush tjetër dhe jo unë?
-Po si jo zotëria im, mundet… Vetëm se dita nuk ka për t’u rritur.
-Epo mirë, -bëri me dorë çifligari, -le të mbetet ashtu siç ishte!…
MAKINA E ÇUDITSHME
Perralla per femije