MOS E FSHEH FAJIN

MOS E FSHEH FAJIN

perralla per femije

 

Një djalë i vogël kish vajtur në shtëpi të nunëlës*, e cila e donte fort. Tek lozte në një dhomë vetëm, theu një pasqyrë të vjetër, që nunëla e kish për mall*. Për të mos u dukur faji i tij, dolli fshehurazi edhe hoqi derën pas. Sado që dora i dhëmbte keq, i therte, e i çante nga një cifël* qelqi, që i kish hyrë, duke u thyer pasqyra, e duroi edhe s’i tha njeriu gjë fare.

E nunëla, kur pa pasqyrën e thyer, u helmua fort* edhe zuri të qortonte njerëzit e shtëpisë, nga të cilët asnjëri s’e merrta fajin përsipër. Të nesërmen në mes të natës erdhën dhe e ngritën nga gjumi “Shpejt, se ke tët nip keq.”

E gjora plakë nxitoi në shtëpi të së bijës, kur sheh që të nipit i ish enjtur krahu si kërcu. E pyeti nga se iu bë krahu ashtu, po djali s’tregoi. Atëherë nunëla zu e kërkonte, kur gjeti ciflën e qelqit në dorë, e mori vesh punën. Si ja nxori qelqin e ja lehtësoi pak të dhëmburit, tha:

– O bir! Edhe një herë mos e fshih fajin që bën, se të fshehurit e fajit është një faj më i madh, se faji vetë. Pasqyra ime s’ish më e vlefshme nga ti. Nga të fshehurit e atij faji edhe unë qortova të tjerët kot më kot edhe ty pa shiko si t’u bë krahu.

______

nunël = gjyshe
e kishte për mall = e donte shumë
cifël = grimcë xhami e thyer
u helmua fort = u mërzit shumë
                                            

MOS E FSHEH FAJIN

SAMI  FRASHËRI

Perralla per femije
Comments
All comments.
Comments

  1. tina

    shum bukur perralla e sami frasherit i lumt atijna

  2. tina

    sssssssssssshhhhhhhhhhhhhuuuuuuuuuuummmmmmmmmmmm bukur perralla te gjith shikojeni dhe shkruani komente te ndryshme

  3. tina

    une jam tina jam nxenese e klases te katert mesoj shum mir dhe mesuesja ime muhamedija me ka thene te shkruaj kuptimin e perralles mos e fshi fajin te sami frasherit ju duashum