SUPA E LEPURIT
-Përrallë popullore taxhike-
Një gjahtar i solli Afandit një lepur. I mallëngjyer për dhuratën Afandiu e pranoi gjahtarin si mikun e tij më të afërt.
Pas disa ditësh te Afandiu erdhën katër njerëz të panjohur . Afandiu i pyeti se cilët ishin.
– Ne jemi fqinjët e atij gjahtarit, i cili të solli lepurin, -u përgjigjën ata.
Afandiu i priti këta njerëz, ashtu siç e meritonin: i gostiti me supë lepuri.
Pas dy javësh te Afandiu erdhën pesëmbëdhjetë njerëz të panjohur. Ai i pyeti se cilët ishin.
-Ne jemi fqinjët e fqinjëve të atij gjahtarit, i cili të solli ty lepurin.
-A, a! Shumë mirë! Mirë se erdhët!
Afandiu iu lut miqve të zënë vend dhe u vuri përpara kusinë e madhe të mbushur plot e përplot me ujë të ftohtë e të pastër.
-Ej, Afandi, me se po na gostit?
-Me supë nga supa e atij lepuri, të cilin ma solli i njohuri i të njohurve tuaj, – u përgjegj Afandiu.
SUPA E LEPURIT
Perralle per femije
Supa e lepurit ma e bukura **
oh realy