TABIBI I MENÇUR
-Përrallë popullore taxhike-
Te tabibi, i njohur si barnator i zoti, erdhi një i sëmurë dhe u ankuapër dhembje barku. Tabibi e pyeti:
-Çfarë ke ngrënë sot?
-Bukë të djegur, – u përgjegj i sëmuri,
Tabibi mori një ilaç dhe filloi t’ia hedhë të sëmurit të tij në sy.
-Ç’po bën kështu? Mua nuk më dhembin sytë, po barku! – bërtiti me frikë i sëmuri.
-Në fillim duhen shëruar sytë, -u përgjegj gjakfrohtë Tabibi. –Nëse sytë e tu nuk do të ishin të sëmurë, ti nuk do të kishe ngrënë bukë të djegur.
Perralla per Femije