TRE BUDALLENJTË

TRE BUDALLENJTË

-Përrallë popullore birbane
perralla per femije
Një herë lepuri, dhe ju e dini se, midis bishave, ai shquhet për mençuri, qëndronte nën pemë, duke menduar për jetën.
            -Bota është plot rreziqe. Rreziku të ndjek në çdo hap, -fliste me vete. Së pari, mund të ndodhë ndonjë fatkeqësi e madhe, për shembull, një tërmet ose tufan dhe të shembet çdo gjë. Së dyti, gjithë kohën të frikëson uria, se ushqimet e mbledhura dhe uji mund të mbarohen. Dhe, së fundi, në çdo çast mund të të sulmojnë hajdutët…
            Lepuri u kujtua për një farë takimi të rëndësishëm dhe ua mbathi këmbëve.
            Lepuri as nuk dyshoi se tre banorë të xhunglës e dëgjuan dhe u trëmbën për vdekje. Këta ishin çibisi*, krimbi i tokës, dhe majmuni.
            Çibisi mendoi për fatkeqësinë e madhe dhe, i përlotur foli:
            -Po në qoftë se qielli bie papritur mbi mua kur jam duke fjetur:! Nëse bie ditën, është më mirë, unë mund të fluturoj më tej. Nëse bie natën, kur jam në gjumë, ka për të më bërë petë.
            Krimbi i tokës, i trembur se mos ngordhte urie tha:
            -O, nëse ushqimet e tokës do të shkatërrohen, çfarë do të ha unë? Atëherë do të ngordh, do të ngordh!…
            Kurse majmunit i vajti mendja menjëherë te hajdutët dhe me lotë në sy tha:
            -Më shumë se çdo gjë në botë unë çmoj tokën. Po natën mua më duhet ta lë atë, ngaqë jam mësuar të fle në pemë. Po të vijnë hajdutët dhe të vjedhin tokën, kur të jem në gjumë?
            Nga ajo kohë çibisi fle gjithmonë në shpinë, me putërzat e tij të ngritura përpjetë, në mënyrë që të mbajë qiellin, po të bjerë. Krimbi i tokës nxjerr çdo gjë që ha, për të mos u paksuar ushqimi i tokës. Kurse majmuni zbet çdo natë tri herë nga pema për të parë tokën dhe për t’u bindur se hajdutët nuk e kanë vjedhur.
____

çibis = lloj zogu

 

 TRE BUDALLENJTË
Perralla per femije
Comments
All comments.
Comments