XHINDI

XHINDI

K. D. USHINSKI
Përrallë për fëmijë
perralla per femije
Banorët e një fshati të vetmuar ishin shumë të shqetësuar, veçanërisht gratë dhe fëmijët. Afër, në pyllin e tyre të dashur, ku djemtë dhe vajzat humbisnin herë pas lulështrydheve, herë pas kërpudhave, zuri vend një “xhind”.  Sapo vinte nata, nëpër pyll, endeshin të qeshura të forta, vërshëllima, mjaullitje dhe britma të frikshme, tamam sikur po mbytnin dikë. Të qeshurat dhe thirrjet “au” të ngrinin flokët përpjetë. Fëmijët jo vetëm natën, po dhe ditën trembeshin të shkonin në pyllin e tyre të dashur, ku më parë dëgjohej vetëm kënga e bilbilit.
Më në fund kjo e mërziti njërin nga fshatarët e rinj, Egorin.
-Pritni, moj gra, -tha ai. –Unë do t’jua sjell xhindin të gjallë.
Priti Egori mbrëmjen mori thesin, pushkën dhe u drejtua për në pyll, duke mos i përfillur të luturat e gruas së tij frikamane. Gjithë natën u end nëpër pyll. Gjithë natën nuk fjeti gruaja e tij dhe me tmerr dëgjoi xhindin të qeshte fort dhe të thërriste “au” gjer në agim.
Vetëm në mëngjes u duk Egori të dalë nga pylli. Ai zvarriste thesin, ku duhet të ishte ndonjë gjë e madhe dhe e gjallë. Njërën dorë Egori e kishte të lifhur me leckëvdhe nga lecka dukej që ishte me gjak. Njerëzit nga të gjitha anët u mblodhën në oborrin e fshatarit dhe me frikë panë se si nxori ai prej thesi një lloj zogu të paparë kurrë, leshtor, me veshë, me sy të mëdhenje të kuq. Ai qëllon me sqepin e shtrëmbër, lëviz sytë, me kthetrat e mprehta rrëmon tokën. Laraskat dhe stërqokat, porsa e panë përbindëshin filluan ta godasin. Zhurmë dhe britma të frikshme u përhapën.
-Bufi! – thirri një plak. –Unë ju thashë se gjithë këto çapkënllëqe i bën bufi.
Perralla per femije
Comments
All comments.
Comments