BESOJMË
BESOJMË

BESOJMË

BESOJMË
Besojmë Zotnë q’ësht’ i vërtetë,
Se gjithë ç’shahem ësht’ ay vetë,
Dhe falëtore kemi njerinë,
Atje e gjejmë dhe Perëndinë.
Ëngjëllë thuhetë vetij’e mirë,
Dhe djalli është pun’e pështirë.
Njeriu s’vdes’ po vetëm ndërrohet,
Dhe shpirt i ndyrë kurrë s’gëzohet.
Njerin’e bëri Zoti të lirë,
Po duhet kurdo të bënjë mirë,
Dhe i dha mëndjen që të peshonjë.
Dhe të paudhat t’i largësojnë.
Të mos përflasë, të mos qërtonja,
Të jet’i urtë, me nder të rronjë,
Shpirti na thotë të bëjmë mirë,
E të rnos kemi kurrë dëshirë,
Për të këqia kurrë në jetë,
Të jemi t’urtë e të vërtetë.
Fort lark të jemi nga marrëzija,
E të mos rrojmë si bagëtija.
Falje ne kemi vëllazërinë
Dha dashurinë e njerëzinë,
Se udh’ e drejtë e Perëndisë,
Nuk’ është tjatrë, veç njerëzisë.
Po të nderojë njeriu njerinë,
E ka nderuar dhe Perëndinë
Në zëmrët tënë e gjejmë Zonë,
Shtëpi e tij është zëmra jonë.
Të dil në shesh desh Zot’i vërtetë,
Bëri njerinë dhe atje është vetë.
Një njeri që njeh vethen e tija,
E di se ç’është dhe Perëndija.
BESOJMË
Lulet e Veres
nga
NAIM FRASHERI

Poezi per femije 
________________________________
Comments
All comments.
Comments