ZËMËRA
ZËMËRA

ZËMËRA

ZËMËRA
Fuqi’ e Perëndisë
Duketë tek do,
Se shpirt’i gjithësisë
Po është ajo.
Ajo është gjithë ç’janë,
Është në çdo vënt
E duket më ç’do anë,
Në trup e në mënt.
E shohëmë në qiej,
Në shi e në rë,
Ndë hen’e në për diej
Ësht’ edhe në dhë.
Më tepër zemrën tënë
Atë ka për fron,
Nuk ja dëgjon zënë,
Zemrën s’e dëgjon?
ZËMËRA
Lulet e Veres
nga
NAIM FRASHERI

Poezi per femije 
___________________________________
Comments
All comments.
Comments