ZËMËRA 2
ZËMËRA2

ZËMËRA

ZËMËRA2
Retë kur bënenë sterrë
Edhe era kërcëllimë,
Dheu bënetë skëterrë
Edhe qjelli vetëtimë.
Zë një shi me rrëmbim shumë,
Që zbret nga ret’ e mbyt dhenë,
Bje qiejshit si lumë,
Pa vete të gjejë denë.
Vinë përrenj t’e rrëketë,
Edhe uj’ i trubulluar
Vë përpara ç’gjë të jetë,
E ç’gjen mb’ udhë duke shkuar.
Ashtu dhe zëmëra ime
Nxjerr gjëmim’ e vetëtima,
Zjar e flak’ e mallëngjime,
Derth gjaknë me psherëtima.
N’avull ngrihetë përpjetë
Prej zëmërsë ngaha zjari,
Edhe lotët si rrëketë
Derdhenë syvet së qari!
miz’ e mbyturë nd’ ujë!
Djell’ i shpresësë në daltë,
Do pushonjë kjo rrëmujë,
e nukë mbetesh në balte.
Shiu bje, dheu gjelbërohet,
Dhe vera vjen e gjen varrë,
Varri me fletë mbulohet
Dhe rrëkeja shkon t’a marrë!
det i thell’ e pa anë!
Që ke mbrenda gjithësinë,
Nga ty dalin gjith c’janë,
Edhe prapë tek ty vinë.
Gjer sa të vinj’ e të bjerë
Pik’ e shpirtit t’im si lumi,
Në det të math e të gjerë
Zemrën t’ime s’e ze gjumi.

Lulet e Veres
nga
NAIM FRASHERI

Poezi per femije 
____________________________________
 
Comments
All comments.
Comments

  1. Erisa

    E dua refaratin

  2. Erisa

    Referatin ju lutem