Fjalori i Astronomise – Fjalor Astronomik

Fjalor Astronomik

UDHË

Udha (Rruga) e Qumështit, Kashta e Kumtrit.

UNAZË

Unazat e Saturnit, rrathë të ndritshëm përqark këtij planeti.

VIT

Koha gjatë së cilës një planet bën një rrotullim të plotë rreth Diellit. Vit astronomik.

Viti i Marsit (i Saturnit).

VIT-DRITË

Njësia e matjes se largësive të mëdha midis planetëve e yjeve, e barabartë me

rrugën që mund të përshkojë drita gjatë një viti (afërsisht nëntë trilionë kilometra).

YLL

Trup qiellor i ngjashëm me Diellin, që ndodhet shumë larg Tokës

dhe që duket natën në qiell si pikë e ndritshme; çdo trup qiellor, përveç Diellit

dhe Hënës, që ndrit natën në qiell. Yll i largët (i ndritshëm, i madh). Yjet e qiellit.

YLL I DYFISHTE

Sistem prej dy yjesh që ushtrojnë një forcë tërheqëse mbi

njëri-tjetrin dhe rrotullohen rreth një qendre të përbashkët. Ylli i Mëngjesit

(i Mbrëmjes, i Karvanit, i Dritës) planeti Afërdita. Ylli Polar ylli në bisht të

Arushës së Vogël, i cili shënon gjithnjë Veriun.

Fjalor Astronomik

Comments
All comments.
Comments