Fjalor Astronomik
ZENIT
Pika më e lartë në kupën e qiellit, që ndodhet drejt mbi kokën e
vrojtuesit; pika më e lartë që arrin dielli në kupën qiellore vetëm në brezin
tropikal; kund. nadir. Dielli u ngjit në zenit.
ZODIAK
Brez rrethor në kupën e qiellit, ku duket sikur kalon Dielli gjatë lëvizjes së tij
vjetore e ku ndodhen dymbëdhjetë yjësi kryesisht me emra kafshësh, i cili
përfaqëson në të vërtetë rrugën që përshkon Toka gjatë një viti përqark Diellit;
rrethi i kafshëve.