Fjalori i Astronomise – Fjalor Astronomik

Fjalor Astronomik

HELIOCENTRIK
Që merr a që ka si qendër Diellin, rreth të cilit rrotullohen planetët.
Lëvizja heliocentrike e Tokës. Teoria heliocentrike e lëvizjes së planetëve.

HELIOCENTRIZËM
Teoria që merr si qendër Diellin, rreth të cilit rrotullohen planetët; sistemi
heliocentrik i botës.

HELIOGRAF
Teleskop i fuqishëm me aparat të posaçëm për të fotografuar Diellin.

HEMISFERË
Gjysmërruzulli i Tokës, i një trupi tjetër qiellor ose i sferës
qiellore. Hemisfera veriore (jugore). Hemisfera lindore (perëndimore).
Hemisferë qiellore. Hemisferat e Tokës. Harta e hemisferave.

HËNË
Trup qiellor që rrotullohet si satelit rreth Tokës, e merr dritën nga
Dielli dhe ndriçon natën; pamja e këtij sateliti nga Toka. Hëna e re (e vjetër, e
plotë, e ngrënë, e zbehtë). Hënë pesëmbëdhjetëshe. Drita e hënës. Disku
(drapri) i hënës. Eklipsi i Hënës.

HORIZONT
Rreth i madh i përfytyruar, që e ndan hapësirën qiellore përqark Tokës në dy
gjysmërruzuj të barabartë, të cilët kanë si pole, zenitin dhe nadirin. Horizont i
dukshëm (i padukshëm). Horizont i vërtetë.

Fjalor Astronomik

Comments
All comments.
Comments