Fjalor Astronomik
AKS
Një vijë e imagjinuar rreth të cilës një trup rrotullohet.
ARUSHË
Arusha e Madhe emër i një yllësie në gjysmërruzullin verior
të qiellit, që përbëhet nga shtatë yje të renditura si qerre; Qerrja e Madhe.
Arusha e Vogël emër i një yllësie në gjysmërruzullin verior të qiellit, që
përbëhet nga shtatë yje të renditura si qerre, njëri nga të cilët (ylli i bishtit) është
Ylli Polar i Veriut; Qerrja e Vogël.
AURORË
Ndriçimi i qiellit në mëngjes para se të lindë dielli, agu i mëngjesit; agim.
Drita e aurorës.
Aurora boreale agimi polar i Veriut, agimi verior.
AZIMUT
Këndi që formohet në pikën e vrojtimit ndërmjet rrafshit të meridianit dhe
rrafshit pingul të trupit qiellor ose të sendit që vrojtohet.