Fjalori i Fobive
Efirofobia Frikë nga uji, ose të kalosh mbi urë, mbi ujë, apo të udhëtosh me varkë apo anije.
Egjiptofobia Frika nga Egjipti apo Egjiptianët.
Ekmofobia Frika se mos shpohesh nga diçka me majuc, nga gishti apo ndonjë armë.
Ekofobia Frikë se planeti po bëhet i shkretë.
Ekuinofobia Frika nga gomari, kali, mushka, zebra dhe pjesëtarë të tjerë të familjes së kuajve.
Elektrofobia Frika nga elektriciteti.
Elurofobia Frika nga macet dhe felinët. (gjithë kafshët e familjes së maceve) ndryshe thuhet dhe felinofobia
Elurofobia Frikë apo urrejtje për macet.
Emetofobia Frika nga të vjellurit.
Endomofobia Frika nga insektet.
Eosofobia Frika nga agimi.
Eratofobia Frikë nga epshi seksual.
Eremofobia Frikë nga të qënit vetëm, monofobia.
Ereuthrofobia Frikë se mos të vjen turp, se skuqesh në fytyrë.
Ergasiofobia Frikë të marrësh përsipër përgjegjësinë për të bërë çdo lloj pune.
Ergofobia Frikë nga të punuarit.
Erithrofobia Frikë se mos të vjen turp, se skuqesh në fytyrë.; frikë apo mospëlqim i çdo gjëje me ngjyrë të kuqe.
Erotofobia Frikë nga epshi seksual.
Eurotofobia Frikë nga organet gjenitale femërore.
Fagofobia Frikë nga të ngrënët.
Farmakofobia Frikë të pish ilaçe.
Fasmofobia Frikë nga fantazmat.
Felinofobia Frika urrejtja për macet dhe të gjitha llojet e familjes së maces, si rrëqebulli, jaguari, leopardi, luani, panterat, pumat, tigrat etj. Ndryshe thuhet elurofobia.
Feminofobia Frika nga femrat.
Fengofobia Frika nga drita.
Fobia e thjeshtë Frikë e paarsyeshme nga gjëra specifike si mace, qen, minj, gjarpërinj.
Fobia sociale Frikë nëse të shikojnë të tjerët.
Fobik Person që ka një fobi.
Fobist Person me frikë të sëmurë për gjithçka.
Fobizëm I prekur nga fobia.
Fobofobia Frika se mos bëhesh fobik.
Fonofobia Frika nga zhurma apo tingujt; frikë të flasësh apo të dëgjosh zërin tënd.
Forgetofobia Frikë se mos harrosh.
Fotofobia Frikë nga drita.
Frankofobia Frika nga Franca dhe çdo gjë franceze. Ndryshe thuhet galofobia
Fronemofobia Frikë nga të menduarit.
Fjalori i Fobive
Persh jam nje djal 21vjec dhe kam kto lloj fobish qe po ma bejn jeten te pashpres jam kompleks ndaj hapesirave me njerez ket gje ne fakt e kam pas qe I vogel kam frik nga emocionet e mija sarri ti kontrolloj dot jam sa I ndjeshem aq edhe I ftoft si njeri kam ndryshime te shpeshta karakteri ngaqe deri tani akoma skam arrit te krijoj nje identit timin se di cpo me ndodh po kam shm nevoj per ndihm.
Nese me te vertete mendon se dicka duhet te ndryshoje ne
jeten tende, atehere, te duhet te punosh ne kete drejtim.
Thua se ke agorafobi (frike nga ambjetet e hapura me njerez).
E mira me fobite eshte se jane sinjale false alarmi per nje
rrezik inekzistent, qe do te thote se psikologjia jote
po perpiqet te te mbroje nga nje rrezik i mundshem, por qe ne realitet
nuk ekziston.
Frika jote eshte irracionale (e pallogjishme)
qe do te thote nuk ka ndonje menyre te llogjishme te ti te mbushesh
mendjen se cdo eshte eshte okej, kjo vjen me kalimin e kohes.
Gjeja me e mire qe mund te besh per gjerat qe ke frike eshte,
te besh gjerat qe ke frike. Pra gradualisht ekspozoje veten me njerez dhe
ne ambjete te jashtme. Nese mendon se je me te vertete i pashprese pse jo
mund te keshillohesh edhe me ndonje psikolog…