Fjalori i Fobive

Fjalori i Fobive

 

Kakorafofobia Frikë nga dështimet.

Kancerofobia Frika nga kanceri.

Kardiofobia Frikë jonormale nga se mos ke sëmundje zemre apo infarkt.

Kelonofobia Frikë nga të gjitha llojet e breshkave.

Kenotofobia Frikë nga idetë e reja apo gjërat e reja.

Keravnofobia Frika nga vetëtimat dhe bubullimat.

Kerofobia Frikë nga argëtimi dhe hareja.

Kimofobia Frikë nga valët.

Kinofobia Frikë nga qentë dhe gjithë kafshët e afërme, kojota, dhelpra, ujku, hijena.

Kionofobia Frikë nga bora.

Kirosfobia Frikë nga ngërçi i shkrimtarit.

Kirurfobia Frika nga kirurgjia.

Klaustrofobia Frikë nga ambientet e mbyllura.

Kleptofobia Frikë nga vjedhja.

Klimakofobia Frikë nga ngjitjet, alpinizmi, apo shkallët.

Klinofobia Frikë të shkosh në krevat.

Klithrofobia  Frikë se mos të kyçesh diku brenda.

Koitofobia Frikë nga marrëdhëniet seksuale.

Kolerofobia Frikë se mos të ngjitet kolera

Koniofobia Frika nga pluhuri.

Kopofobia Frika nga lodhja.

Koprofobia Frikë nga bajgat.

Kozofobia Frikë nga agimi i diellit.

Krematofobia Frikë nga paratë.

Kremnofobia  Frikë nga vendet e larta apo rrëpirat.

Kristalofobia Frika nga qelqi.

Krokodiliofobia Frikë nga krokodilët, aligatorët.

Kromofobia Frikë nga disa ngjyra.

Kronofobia Frikë nga koha.

Ksenofobia Frikë nga të huajt, të panjohurit, dhe çdo gjë të huaj dhe të pazakontë.

Kuizofobia Frikë të të bëjnë kuiz, se mos të bëjnë pyetje rrufe.

Kumakofobia Frikë se mos biesh nga shkallët.

Kumofobia Frikë nga krevatet.

 

Fjalori i Fobive

Comments
All comments.
Comments

  1. aldo

    Persh jam nje djal 21vjec dhe kam kto lloj fobish qe po ma bejn jeten te pashpres jam kompleks ndaj hapesirave me njerez ket gje ne fakt e kam pas qe I vogel kam frik nga emocionet e mija sarri ti kontrolloj dot jam sa I ndjeshem aq edhe I ftoft si njeri kam ndryshime te shpeshta karakteri ngaqe deri tani akoma skam arrit te krijoj nje identit timin se di cpo me ndodh po kam shm nevoj per ndihm.

    1. Hono Lulu

      Nese me te vertete mendon se dicka duhet te ndryshoje ne
      jeten tende, atehere, te duhet te punosh ne kete drejtim.

      Thua se ke agorafobi (frike nga ambjetet e hapura me njerez).

      E mira me fobite eshte se jane sinjale false alarmi per nje
      rrezik inekzistent, qe do te thote se psikologjia jote
      po perpiqet te te mbroje nga nje rrezik i mundshem, por qe ne realitet
      nuk ekziston.

      Frika jote eshte irracionale (e pallogjishme)
      qe do te thote nuk ka ndonje menyre te llogjishme te ti te mbushesh
      mendjen se cdo eshte eshte okej, kjo vjen me kalimin e kohes.

      Gjeja me e mire qe mund te besh per gjerat qe ke frike eshte,
      te besh gjerat qe ke frike. Pra gradualisht ekspozoje veten me njerez dhe
      ne ambjete te jashtme. Nese mendon se je me te vertete i pashprese pse jo
      mund te keshillohesh edhe me ndonje psikolog…