Fjalori i Fobive
Hedonofobia Frikë nga kënaqësia.
Heliofobia Frika nga dielli.
Helminthofobia Frika nga krimbat dhe iluzioni sikur je mbushur me krimba.
Hematofobia Frikë nga gjaku apo kur shikon gjak.
Hemofobia Frikë nga gjakderdhja apo kur shikon gjak.
Hereziofobia Frika se mos bën herezi.
Herpetofobia Frika nga zvarranikët dhe amfibët.
Hidrofobia Frikë nga uji.
Hidrofobofobia Frika nga tërbimet.
Hienofobia Frikë nga hienat.
Hierofobia Frikë nga objektet fetare dhe nga njerëzit të lidhur me fenë.
Higrofobia Frika nga lagështia.
Hilofobia Frika nga pyjet.
Hipnofobia (Somnifobia) Frikë nga gjumi, se mos të zë gjumi.
Hipsofobia Frikë nga lartësitë, ndryshe thuhet akrofobia, aerofobia
Hispanofobia Frikë apo urrejtje për Spanjën, spanjollët dhe çdo gjë spanjolle.
Hodofobia Frikë nga udhëtimi.
Homofobia Frikë dhe urrejtje për homoseksualët.
Ideofobia Frika ndaj imazheve mendore.
Ikthiofobia Frika nga peshqit.
Ilingofobia Frika nga marramendja.
Inkontifobia Frika se mos bëhesh i papërmbajtur.
Insektofobia Frika nga insektet.
Iofobia Frika se mos helmohesh. frikë të prekësh diçka të ndryshkur.
Italofobia Frika italianët dhe Italia.
Jatrofobia Frikë nga doktorët dhe çdo gjë që ka lidhje me doktorët.
Fjalori i Fobive
Persh jam nje djal 21vjec dhe kam kto lloj fobish qe po ma bejn jeten te pashpres jam kompleks ndaj hapesirave me njerez ket gje ne fakt e kam pas qe I vogel kam frik nga emocionet e mija sarri ti kontrolloj dot jam sa I ndjeshem aq edhe I ftoft si njeri kam ndryshime te shpeshta karakteri ngaqe deri tani akoma skam arrit te krijoj nje identit timin se di cpo me ndodh po kam shm nevoj per ndihm.
Nese me te vertete mendon se dicka duhet te ndryshoje ne
jeten tende, atehere, te duhet te punosh ne kete drejtim.
Thua se ke agorafobi (frike nga ambjetet e hapura me njerez).
E mira me fobite eshte se jane sinjale false alarmi per nje
rrezik inekzistent, qe do te thote se psikologjia jote
po perpiqet te te mbroje nga nje rrezik i mundshem, por qe ne realitet
nuk ekziston.
Frika jote eshte irracionale (e pallogjishme)
qe do te thote nuk ka ndonje menyre te llogjishme te ti te mbushesh
mendjen se cdo eshte eshte okej, kjo vjen me kalimin e kohes.
Gjeja me e mire qe mund te besh per gjerat qe ke frike eshte,
te besh gjerat qe ke frike. Pra gradualisht ekspozoje veten me njerez dhe
ne ambjete te jashtme. Nese mendon se je me te vertete i pashprese pse jo
mund te keshillohesh edhe me ndonje psikolog…