Fjalori i Letersise
-B-
BALADË
Poemë e vogël ose vjershë, në vargje të
rregullta, me karakter tregimtar, zakonisht me frymë
popullore e lirike, që jep një ngjarje historike,
legjendare a heroike.
BARDHË
Varg i bardhë; varg që nuk ka rimë me një tjetër.
-C-
CEZURË
Pushim i shkurtër brenda një vargu gjatë leximit,
që bëhet në një vend të caktuar, sipas metrit, për të
theksuar me mirë ritmin. Cezurë e vogël (e madhe).
Cezurë fundore.