Fjalori i Letersise shqiptare| Fjalor letrar

Fjalori i Letersise

-G-

GALERI
Një varg i gjatë tipash ose figurash në një
vepër artistike. Galeri heronjsh (portretesh, figurash).

GOJËTAR
Ai që mban fjalime e ligjërata pa letër dhe flet
bukur e rrjedhshëm, ai që të bën për vete me forcën e
fjalës së tij. Gojëtar i madh (i shquar).

GROTESK
Mënyrë e paraqitjes artistike të gjërave reale e të
dukurive të jetës duke i zmadhuar tepër e me qëllim
disa anë të tyre, duke dhënë kontraste të forta e të
papritura ose figurë artistike e krijuar në këtë mënyrë;
vepër letrare ose artistike ku përdoret kjo mënyrë.
Mjeshtër i groteskut. E ka çuar deri në grotesk.

GROTESK
Që ka të bëjë me groteskun, që është krijuar me
mënyrat e groteskut. Figurë (karikaturë) groteske.
Personazh grotesk. Komedi groteske. Stil grotesk. Në
mënyrë groteske.

Fjalori i Letersise

Comments
All comments.
Comments