LAVJERRËS
Trup i varur në një shtizë në pjesën e poshtme të
orës së murit, i cili luhatet pa pushim; trup i tillë, i varur
në disa aparate. Luhatjet e lavjerrësit.
LEVË
Shufër e fortë dhe e gjatë, që ka një pikëmbështetje
dhe shërben për të ngritur më lehtë a për të lëvizur nga
vendi trupa të rëndë; ngritës, lloz.
LËNDË
Materia e prekshme, ajo prej së cilës përbëhen trupat
fizikë në natyrë; thelbi cilësor i materies, substancë
LËNG
Lëndë që nuk ka formë të përcaktuar, sepse ka
veti të rrjedhë e të marrë formën e enës ku ndodhet dhe
që përfaqëson një nga tri gjendjet kryesore të trupave
(duke u dalluar nga trupat e ngurtë e të gaztë). Lëngjet
dhe gazet. Uji është një lëng pa ngjyrë.
LËVIZJE
Vetia e trupave, e sendeve ose e pjesëve të tyre,
të cilët gjatë qenies në kohë e ndryshojnë
vendndodhjen në hapësirë; gjendja e trupave ose e
sendeve, që nuk janë në qetësi
LIDHUR
Që i ka të mbërthyera a të bashkuara pjesët
ose detalet; i mbyllur, i kyçur. Qark i lidhur.
LIGJ
Përgjithësim që nxirret duke vëzhguar e studiuar dukuritë e
natyrës e të shoqërisë dhe duke zbuluar në to atë që është
e përbashkët, e rregullsishme dhe qenësore.
LINEAR
Shpejtësi lineare. shpejtësia e lëvizjes së pikave, e
cila përcaktohet sipas gjatësisë së rrugës që bëhet
brenda një njësie kohe.
LIRË
1. Energji e lirë. Elektron i lirë.
2. Trup i lirë. trup që lëviz në hapësirë kur vepron një forcë mbi të.
Rënia e lirë e trupit. rënia e një trupi nën veprimin e forcës tërheqëse
të Tokës ose nën ndikimin e forcës së rëndesës.
3. Që nuk është në lidhje kimike me diçka
tjetër; që është ndarë nga atomet duke u zhvendosur
në hapësirën midis dy atomeve.
LLOZ
Levë