FËRKIM
Forca që pengon lëvizjen e një trupi në një
sipërfaqe. Fërkim i brendshëm. Fërkim rrëshqitës.
Fërkim i thatë. Fërkimi i rrokullisjes.
FORCË
Energjia që harxhohet ose që çlirohet në një njësi
kohe për të bërë një punë; fuqia që ushtrohet mbi një
trup dhe që ndryshon gjendjen e tij të qetësisë ose të
lëvizjes; madhësi fizike që karakterizon bashkëveprimin
(tërheqjen, shtytjen etj.) ndërmjet grimcave, trupave e
fushave. Forcë elektrike (mekanike). Forca tërheqëse
(shtytëse). Forcë magnetike. Forcë ngritëse. Forca
molekulare (bërthamore). Forca e rëndesës. Forca e
fërkimit. Forca e plogëtisë. Forca e ujit. Forca e
motorit. Madhësia e forcës.
FOTON
Grimcë elementare e dritës.
FUQI
Energjia që çlirohet a që harxhohet në një njësi
kohe për të bërë një punë ose për të vënë në lëvizje
diçka; energjia që ushtrohet mbi një trup, e cila bëhet
shkak për të prishur gjendjen e tij të qetësisë ose të
lëvizjes. Fuqia elektrike. Fuqi kalorifike. Fuqia e
makinës (e motorit). Fuqia e rrymës. Fuqia e ujit.
FUSHË
Një nga trajtat kryesore të qenies së
materies në hapësirë ose në një pjesë të saj, që nuk ka
masë prehjeje dhe që shfaqet në tipe të ndryshme.
Fusha elektromagnetike. Fusha bërthamore. Fusha e
gravitacionit. Fusha e bashkëveprimeve të dobëta.
Lënda dhe fusha.
Komente Së Fundi
- Ilir te FJALORI I LLOJEVE TE PESHQVE – LLOJET E PESHQVE
- Hono Lulu te FJALORI I MJEKESISE – FJALOR MJEKESOR
- ami te FJALORI I MJEKESISE – FJALOR MJEKESOR
- Nuran abdiji te Fjalor shqip maqedonisht – Albanian Macedonian Dictionary
- Hono Lulu te Fjalor Shqip Shqip | Fjalori Enciklopedik Shqiptar
- Shpejtimi te Fjalor Shqip Shqip | Fjalori Enciklopedik Shqiptar
- Denis te PSE HËNA NUK KA FUSTAN
- Hono Lulu te Kurse gjuhesh
- Nexhmie te Kurse gjuhesh
- Viola te KUSH S’PUNON MBETET I URITUR