EKUATORI MAGNETIK
vijë jo e rregullt që formohet rreth Tokës nga një varg pikash ku
pjerrësia e fushës magnetike është baras me zero.
ELEKTRICITET
Ngarkesat elektrike dhe fushat elektromagnetike të
lidhura me to; tërësia e dukurive që shkaktohen nga
prania e ngarkesave elektrike dhe nga bashkëveprimet
e tyre; degë e fizikës që studion këto dukuri. Elektricitet
pozitiv (negativ). Përcjellës i mirë (i keq) i elektricitetit.
ELEKTRIK
Që ka të bëjë me elektricitetin, që i përket
elektricitetit, i elektricitetit; që përmban elektricitet.
ELEKTRIZOJ
I jap diçkaje ngarkesë elektrike, bëj që të ketë
elektricitet pozitiv ose negativ. Elektrizon atmosferën
(një trup). Elektrizon pozitivisht (negativisht).
ELEKTRODË
Pjesa e një përcjellësi nga hyn ose del rryma
elektrike me ngarkesë pozitive a negative në një pile;
secili nga dy përcjellësit prej grafiti a prej metali, që
zhyten në banjën e elektrolizës. Elektrodë pozitive
anodë. Elektrodë negative katodë.
ELEKTROLIZË
Zbërthimi i disa lëndëve a trupave në pjesët e tyre
përbërëse me anë të rrymës elektrike. Elektrolizë e
thatë. Elektroliza e ujit (e bakrit).
ELEKTROMAGNETIK
Që lidhet me dukuritë magnetike, të cilat shkaktohen
nga rryma elektrike. Fushë elektromagnetike. Valë
elektromagnetike. Lëkundje elektromagnetike.
ELEKTRON
Çdonjëra prej grimcave shumë të vogla elementare me
ngarkesë elektrike negative, që sillen rreth bërthamës
së atomit (të përbërë nga protonet e neutronet), e cila
ka ngarkesë pozitive. Elektron i lirë. Lëvizja e
elektroneve.
ELEMENT
Mekanizëm i posaçëm që prodhon rrymë të dobët
elektrike duke shfrytëzuar energjinë kimike.
EMISION
Tërësi valësh, drite, sinjalesh etj. që nxirren
jashtë a që çlirohen nga një trup dhe përhapen. Emision
drite (energjie). Emision elektronesh.
ENERGJI
Aftësia që ka një trup a një lëndë për të bërë një
punë të caktuar ose për të qenë burim i një force që vë
në lëvizje a në veprim diçka; vetë kjo forcë e aftësi e
përdorur për qëllime të ndryshme praktike. Energji
elektrike. Energji mekanike (kinetike, termike, kimike).
Energji bërthamore. Energji diellore (ujore). Energji e
çliruar. Burim energjie. Ligji i ruajtjes dhe i shndërrimit
të energjisë.
ERG
Njësi e punës që kryen forca prej një dine kur
zhvendoset në drejtimin e vet në një rrugë prej një
centimetri.
ETER
Lëndë që sipas parafytyrimeve të kohës së lashtë
ishte e pakapshme e lëvizte lirisht. dhe zinte gjithë
hapësirën mbi atmosferë një lëndë e tillë, pa peshë që
mendohej se mbushte hapësirat ndërmjet grimcave dhe
ishte përçues i dritës dhe elektricitetit.