HARK ELEKTRIK
Dy shufra karboni të lidhura me burimin e rrymës elektrike,
të cilat, kur afrohen, lëshojnë shkëndija me dritë verbuese.
HEQJE
Rëndesë. Qendra e heqjes.
HERC
Njësi e dendurisë së dridhjeve, që është e barabartë me
një lëkundje në një sekondë (shkurt. Hz).
IMPULS
Sasia e lëvizjes së një trupi, e barabartë me
prodhimin që del nga shumëzimi i masës së këtij trupi
me shpejtësinë e tij. Ligji i ruajtjes së impulsit. Llogarit
impulset.
INTENSITET
Sasia e ngarkesës elektrike që kalon nëpër qark
në një njësi kohe, forca e rrymës elektrike; forca e
fushës elektrike ose e fushës magnetike. Intensitet
elektrik (magnetik). Intensiteti i fushës elektrike (i
fushës magnetike). Rritet (bie) intensiteti. Mat
intensitetin.
INTERVAL
Ndryshimi i një tingulli nga një tjetër që
është më i lartë a më i ulët. Interval prej një toni (prej
një gjysmëtoni). Interval oktave intervali i dy notave të
njëjta në dy oktava që ndjekin njëra-tjetrën.
IZOLANT
Lëndë që nuk e përcjell rrymën elektrike, nxehtësinë,
lagështinë ose zërin dhe që përdoret për izolim ose për
të bërë pajisje izoluese; pajisje e bërë me këtë lëndë.
Mbështjell (vesh) me izolant.
IZOLATOR
Izolant