VAT
Njësi e matjes së fuqisë, që i përgjigjet një pune prej një
xhauli të kryer në një sekondë (shkurt. W). Rrymë me
fuqi pesë vat.
VATËR
Pika ku kryqëzohen a priten rrezet e një tufe
drite, pasi kjo të ketë përshkuar një thjerrzë ose të jetë
kthyer nga një pasqyrë e përkulur. Vatër shembëllimi.
Vatra e pasqyrës (e thjerrzës). Vatra e xhamit zmadhues.
VEÇOR
Veçues,
Pajisje e posaçme e bërë me lëndë jopërçuese, që
përdoret zakonisht në shtyllat ose në nënstacionet
elektrike për të lidhur dhe për të veçuar përcjellësit e
rrymës elektrike, izolator. Veçor mbajtës (mbështetës).
Veçor i tensionit të lartë. Vunë veçorët në shtyllë.
VEÇUES
Lëndë që nuk e përcjell rrymën elektrike, nxehtësinë,
lagështirën ose zërin dhe që përdoret për të veçuar
diçka si edhe për të bërë pajisje të posaçme për veçim;
pajisje që bëhet me këtë lëndë, izolant. Veçues i mirë (i keq).
VEKTOR
Segment që ka një drejtim dhe kah të caktuar; madhësi,
që përveç vlerës numerike, ka edhe një drejtim dhe kah
të caktuar në hapësirë. Vektorë paralelë. Vektori i
shpejtësisë. Kahu i vektorit. Koordinatat e vektorit.
VETËSHUARJE
Shuarje që bëhet vetiu a në mënyrë automatike.
Vetëshuarja e harkut elektrik.
VËLLIM
Shkalla e lartësisë a e intensitetit të tingullit, fuqia e zërit.
VIJËLAKUAR
Që është si vijë e latuar, vijëpërkulur. Lëvizje vijëlakuar.
VIJËPËRKULUR
Që është si vijë e përkulur, vijëlakuar.
VLERË
Masë e një sasie a e një madhësie të
ndryshueshme. Vlerë e njehsuar. Vlerë e përafërt.
Vlerë absolute. Vlera mesatare. Vlerë numerike. Vlera
e shprehjes. Vlera e forcës.
VOLT
Njësia bazë për matjen e tensionit të rrymës elektrike. Tension prej dyqind e njëzet voltësh.
VOLTAZH
Sasia e voltëve që nevojitet për të vënë në punë një aparat elektrik; tensioni i qarkut elektrik i shprehur në volt. Voltazh i ulët (i lartë). Ndryshoj voltazhin.
VOLTMATËS
Aparat që shërben për të matur tensionin e rrymës elektrike. Voltmatës elektromagnetik (elektronik). Voltmatës i rrymës së ndryshueshme.
XHAUL
Njësi për matjen e punës, të energjisë ose të sasisë së nxehtësisë, që është e barabartë me punën e bërë për të zhvendosur një metër një trup, kur mbi të ushtrohet një forcë prej një njutoni, në drejtim të lëvizjes (shkurt. J).
ZBRAZËTI
Hapësirë pa ajër a pa ndonjë gaz tjetër. Zbrazëti e plotë. Lëvizja në zbrazëti.
ZERO
Zero absolute. temperatura — 273,16°C, në të cilën vëllimi i një gazi do të ishte i barabartë me zero.