Fjalori i Zoologjise – Fjalor Zoologjik
Gërshërëz.
Lloj buburreci, me ngjyrë të zezë, që jeton zakonisht nëpër shtëpi ose në vende ku hidhen mbeturina ushqimesh; furrtarja e zezë.
Kacabu i madh, me ngjyrë të gjelbër të errët, që e ka kokën të gjerë dhe me dy brirë të harkuar e të dhëmbëzuar nga brenda.
KACAGJEL
Milingonë e madhe me ngjyrë të kuqe të errët, kaposh.
KAÇAMILL
Lloj kërmilli, që jeton afër brigjeve të detit dhe që peshkatarët e përdorin zakonisht si karrem për të zënë peshk; kërmill uji, kërmill deti; kërmill.
KAÇUBAN
Çafkëlore.
KAÇUBET
Qift.
KAÇUL
1. Lafsha e gjelit.
2. Tufë pendësh që kanë disa zogj mbi kokë, kaçirubë. Zog (pulë) me kaçul.
3. Lauresha me kaçirubë, çafkëlore.
KAKËZOGËZ
1. Zvarranik i vogël si gjarpër, i padëmshëm, në ngjyrë të argjendtë, që ushqehet me krimba dhe del zakonisht pas shiut.
2. Bretkosë.
KALANDËR
1. Lloj laureshe, me shpinë të përhime, me nga një njollë të zezë në të dyja anët e gushës, që e bën çerdhen në tokë. Fole kalandre.
2. Insekt me ngjyrë të ndritshme, që shumëzohet shpejt dhe dëmton drithërat (grurin, orizin etj.). Kalandra e grurit. Kalandra e orizit. Preket nga kalandra.
KALË
Kafshë shtëpiake njëthundrake, e fortë dhe e shkathët, me trup të madh, të mbuluar me qime të buta e të shkurtra, me bisht të gjatë e me jele, që shërben për të hipur në të, për të mbartur diçka ose për të tërhequr karrocën etj.
KALI I DETIT
Peshk me turi të madh e të zgjatur, që ka flatra me thumba dhe gjendet në detin Adriatik, në Mesdhe etj.
KALI I QYQES
Mjellbardhë.
KALË SHTRIGASH
Karkalec i madh me këmbë të gjata, që e ndryshon ngjyrën sipas mjedisit ku jeton.
KALLAMAR
Butak deti i ngjashëm me sepjen, por me trup më të hollë e të zgjatur, që ka brenda një petëz të fortë e të tejdukshme në trajtë pende.
KALLI
Krimbi i kallirit
KAMELEON
Zvarranik i vendeve të ngrohta, i ngjashëm me hardhjen, që ndërron ngjyrën e lëkurës në përshtatje me ngjyrën e mjedisit ku ndodhet.
KANARINË
Zog këngëtar sa trumcaku, me trup të bukur e të shkathët, me pupla në ngjyrë të verdhë të hapur, që mbahet në kafaz për zërin e tij të këndshëm.
KANDIL DETI
Kafshë deti me trup në trajtë kërpudhe e të bardhë si pelte, që lëshon një lëng djegës.
KANGUR
Gjitar barngrënës, që jeton në Australi, që i ka këmbët e prapme më të gjata se të përparmet dhe ecën me kërcime (femra e tij ka nën bark një trastë të gjerë, ku mban të vegjlit derisa të rriten e të ecin vetë). Trasta e kangurit.
KANUSHË
Lejlek.
KANJUSHË
Kanushë
KAPOSH
1. Këndes, gjel.
2. Kaposh i egër, gjel i egër.
3. Kaposh deti, gjel deti.
4. Milingonë e madhe që e ka trupin në ngjyrë të kuqërreme, kacagjel.
KAPROLL
Gjitar dythundrak i familjes së drerëve, me qime të kuqërreme, me brirë të vegjël e të degëzuar dhe me këmbë të holla e të shkathëta; mashkulli i sorkadhes.
KAPROLLE
Femra e kaprollit, sorkadhe.
KARABULLAK
Shpend i madh uji, me pendë të zeza e të shndritshme, me qafë të gjatë e me një xhufkë të murrme në kokë, që jeton nëpër këneta ose gjatë bregdetit dhe ushqehet kryesisht me peshk. Karabullak i madh. Gjuetia e karabullakut. Zhytet (noton) si karabullak.
KARAVIDHE
Gaforre.
KARKALEC
1. Kandërr me trup të madh e me krahë zakonisht në ngjyrë si të gjelbër, me këmbë të gjata, që kërcen me shkathtësi e fluturon larg dhe që dëmton rëndë të lashtat. Karkalec i gjelbër. Karkalec i murrmë. Tufë (re) karkalecash.
2. Kafshë deti që i ngjet kësaj kandrre, që e ka trupin të mbuluar me luspa rrathë-rrathë në ngjyrë të gjakut dhe që ka mish të shijshëm. Karkaleca deti. Gjuaj karkaleca.
KARTHPULË
Drokth, fshikartë.
KARRABISHT
Gërshërëz.
KARREM
Krimb toke, glistër.
KASTOR
Gjitar i madh brejtës, me kokën si hinkë, me bisht të gjatë dhe me lëkurë të mbuluar me qime në ngjyrë të kuqërreme, që jeton në strofka të ndërtuara me degë e me baltë zakonisht buzë lumenjve; lëkurë e punuar e kësaj kafshe. Këpucë (pallto, çantë) kastori.
KASTRIQ
Gjarpër i madh, i gjatë deri në një metër e gjysmë, me kokë të shtypur, që ka mbi shpinë tri shirita me ngjyra të ndryshme; soval.
KATRAVESH
Kandërr e madhe fluturake, në ngjyrë të zezë, që ka katër antena të forta si brirë e që e bën folenë nëpër trungjet e kalbura ose në zgavra të drurëve.
KAVALL
Peshk kavall
KETËR
Gjitar brejtës me trup të vogël e të shkathët, të mbuluar me qime të murrme, me bisht të gjatë si të dhelprës e me këmbët e përparme më të shkurtra se ato të prapmet, që kërcen e ngjitet me shpejtësi nëpër drurë dhe ushqehet me lende, me arra etj.
KËLYSH DHEU
Dosëza.
KËMBËKUQ
1. Që i ka këmbët në ngjyrë të verdhë të errët ose si të kuqe (për kafshët).
2. Thëllëzë.
KËMBËNYJËTUAR
Grupi më i lartë i kandrrave dhe i kafshëve jokërbishtore, që trupin dhe gjymtyrët i kanë të ndarë në unaza të lëvizshme.
KËMBËSHUMËZ
Dyzetkëmbësh.
KËNDES
1. Shpend shtëpiak, me një lafshë të kuqe mbi kokë, me pendë në ngjyra të ndryshme dhe me bisht të kthyer, mashkulli i pulës, gjel.
2. Këndes i egër, gjel i egër.
KËPUSHË
1. Parazit i vogël, në trajtën e një merimange e me katër palë këmbë, që u ngjitet në lëkurë bagëtive, qenve etj., u thith gjakun dhe u shkakton sëmundje ngjitëse; rriqër.
2. Këpusha e zgjebes parazit shumë i vogël që shkakton sëmundjen e zgjebes.
3. Këpusha e hardhisë parazit shumë i vogël me ngjyrë të verdhë të errët e me dy njolla të kuqe në pjesën e përparme të anës shpinore, që dëmton gjethet e hardhisë.
KËRBISHTOR
Që ka shtyllë kurrizore; kurrizor, vertebror. Kafshë kërbishtore.
KËRMILL
Kafshë e vogël me trup të butë, pa skelet, të përjargur e zakonisht të mbuluar me një guaskë në trajtë spiraleje dhe me dy palë brirthë përpara, që jeton në toka me lagështirë, në pyje, vreshta, kopshte etj. dhe ushqehet me bar; kafshë e tillë pa guaskë, që jeton edhe në banesat përdhese me lagështirë a në ujë, ligavec.
Kërmill i zhveshur (lakuriq) kërmill pa guaskë, jargës.
Kërmill uji (deti) lloj kërmilli i madh e pa guaskë, që jeton në det.
Kërmilli i tokës (i vreshtave, i pyjeve, i kopshteve). Samari i kërmillit.
Mbledh kërmij. Mblidhet si kërmill.
KËRP
KËRP DHEU, Urith.
KËRPËZ
Zog i vogël këngëtar, që rron nëpër ara dhe ushqehet zakonisht me fara kërpi.
KËRTHINGËL
Piskë.
KËRRMI
Një lloj krimbi, që bren orenditë prej druri, dyert, dritaret etj. sidomos natën; krimbi i drurit.
KËSULER
Laureshë, çafkëlore.
KICIRIBË
Zog këngëtar, me trup të vogël, me pendë të murrme në kurriz dhe të bardha në bark, me një kaçirubë mbi kokë e me sqep të kthyer, që rron zakonisht nëpër ligatina.
KLLINZË
Zog me pendë të zeza në kurriz dhe me njolla të blerta në të verdha, me gushë e gjoks të bardhë, që rron zakonisht afër ujërave dhe e bën çerdhen nëpër gropa në tokë.
KOBËR
Gjarpër i madh me helm të fortë, me lara në qafë, që jeton në vende të nxehta; gjarpri me syze.
KOBISHT
Gërshërëz.
KOCË
Peshk deti me trup të gjerë e shpatuk, me një shenjë të verdhë si ar midis syve dhe me dhëmbë të fortë, që e ka mishin shumë të shijshëm.
KOJLIK
Kllinzë.
KOJRRILË
Krillë
KOKËDHËNË
Kryegjati, qefulli i vjeshtës.
KOKOSH
1. Këndes, gjel.
2. Milingonë e madhe në ngjyrë të kuqe të errët, kacagjel.
KOLIBËR
Shpend shumë i vogël, me pendë të bukura shumëngjyrëshe, që, kur fluturon, i lëviz krahët aq shpejt, sa nuk i duken (rron kryesisht në Amerikën e Jugut).
KORAL
Kafshë shumëqelizore të palëvizshme, që bëjnë pjesë në grupin e polipeve të fortë dhe që jetojnë së bashku në det ngjitur nëpër shkrepa.
KORAN
Peshk i llojit të troftës, me pika të kuqe në trup, që jeton në ujëra të ëmbla (në liqene, në lumenj malorë) dhe që e ka mishin zakonisht në ngjyrë trëndafili e shumë të shijshëm; Korani i Pogradecit. Korani i verës lloj korani me mish të majmë, që del zakonisht në verë.
KORB
1. Zog me trup të madh, me pendë të zeza ose si të përhime, me krahë të gjerë, që e bën folenë nëpër drurë zakonisht në vende të vetmuara dhe ushqehet me kërma. Pendët e korbit. Zogjtë e korbit. Krakëllima e korbave.
2. Peshk i llojit të qefullit, që jeton në ujëra të kripura, me trup të madh e të zgjatur në ngjyrë të errët dhe me kokë të zezë, që ka mish të majmë, të shijshëm e me pak hala.
3. Kafshë me qime krejt të zeza në trup (për qenin, dashin, cjapin, kaun etj.), korbec; korbash.
4. Korbi i bardhë, lloj sorre me kokë të përhime dhe me krahë e bisht të zi, gallof.
5. Korb sqep kuq, shpend që rron në male, me trup rreth një gjysmë metri të gjatë, me sqep të verdhë dhe me këmbë të kuqe.
6. Korb uji, shpend uji më i madh se karabullaku, që e përdorin peshkatarët për të gjuajtur qefullin.
KORCULLESHË
Cumri, qefulli i verës pasi ka lëshuar vezët.
KORROBACE
1. Gjuhëz; cironkë.
2. Peshk i vogël
KOSHËZ
Krimb i trashë, i cili u del gjatë dimrit nën lëkurë bagëtive të dobëta, sidomos lopëve e dhive.
KRAHATHADËR
Zog grabitqar si skifteri, me sqep të kthyer, me kthetra të forta dhe me krahë si thadër, që i përdor për të vrarë zogj më të vegjël, duke i goditur me forcë.
KRAHATHATË
Krahathadër.
KRAHËGJATË
Zog më i madh se harabeli, që këndon bukur dhe mund të qëndrojë pezull në ajër për një kohë të gjatë me krahë të hapur. Këndon krahëgjatë.
KRAP
Peshk i madh i ujërave të ëmbla, me trup të mbuluar me luspa në ngjyrë ari të errët dhe me katër fije si mustaqe të gjata në turi, që e ka mishin me mjaft hala. Krap i madh (i vogël). Krap gungaç. Kokë krapi. Tavë me krap.
KRAPULIQ
1. I vogli i krapit.
2. Peshk i familjes së krapit, që rron në ujëra të ëmbla, me trup të vogël e me një palë fije të gjata si mustaqe në nofullat e sipërme.
KREDHARAK
Shpend uji, me pjesën e sipërme të trupit në ngjyrë të murrme në të zezë dhe me gushën e barkun të bardhë, që ushqehet me peshq, të cilët i kap duke u kredhur në ujë.
KRI
Kandërr e vogël dhe e zezë që bren drurin e orenditë, krimbi i drurit.
KRIMB
1. Kafshë e vogël pa skelet, me trup të zgjatur, të rrumbullakët, unazor e të butë, pa këmbë, që zvarritet me gjithë trupin e tij dhe që rron në tokë, në pleh, nën gurë etj. Krimb i vogël (i hollë). Krimbi i dheut (i tokës). Krimb shiu.
2. 2. Larvë e disa insekteve, në trajtën e kësaj kafshe, që zhvillohet e dëmton bimët bujqësore; mizë. Krimbi i ullirit. Krimbi i mollës. Krimbi i pjeshkës. Krimbi i rrushit. Krimbi i misrit. Krimbi i kallirit (të grurit). Krimbi i pambukut (i boçeve të pambukut). Krimbi i duhanit. Krimbi i drurit kërrmia.
3. Parazit që jeton e zhvillohet në zorrët e fëmijëve ose në trupin e njeriut a të kafshës; rre, bubë. Krimbi i shtypur shiriti i derrit. Krimbat e zorrëve. Ka (nxjerr) krimba. Pi bar për krimba. Krimbat e rrumbullakët parazitë me trup të zgjatur e të rrumbullakët, të mbuluar me një lëkurë të fortë, të lëmuar e të pandarë në unaza.
KRIMBALESH
1. Krimb i vogël, i mbuluar me një push të hollë si lesh, që dëmton gjethet e pemëve; vemje.
2. Larva e disa insekteve.
KROKODIL
Rrëshqanor i madh, me trup deri gjashtë metra të gjatë e të mbuluar me një lëkurë të fortë, me kokë të shtypur, me gojë të madhe e me dhëmbë të fortë, që rron në ujërat e vendeve tropikale.
KRYEGJATË
Lloj qefulli me kokë të gjatë; qefulli i vjeshtës, kokëdhëni.
KRYEHOLLË
Kryegjati.
KRYEKUQ
Kryeartëz.
KRYEMADH
Peshk i vogël grabitqar, me kokë të madhe e me trup rreth një pëllëmbë të gjatë, me ngjyrë të murrme e me njolla të çelëta, që rron zakonisht afër brigjeve të detit.
KUBËL
Peshk me trup të gjatë rreth dy pëllëmbë, në ngjyrë hiri të errët, me njolla të zeza në të dy anët, që e ka mishin me shumë hala të holla dhe që rron në det e në ujëra të ëmbla, ku lëshon edhe vezët.
KUKUMJAÇKË
Kukuvajkë.
KUKUVAJKË
Zog grabitqar, me kokë të gjerë dhe pak si të shtypur, me sy të verdhë e të rrumbullakët, me sqep të thyer, më bisht të gjatë në ngjyrë hiri e me njolla të bardha, që del natën, ushqehet me zogj e me minj dhe këndon me një zë;
KUMIHARK
Pilivesë.
KUMRI
Lloj pëllumbi me pendë e pupla në ngjyrë të kuqe të çelur, të përzier me të verdhë e të bardhë dhe me një njollë të harkuar pas qafës.
KUNADHE
Shqarth.
KUNEL
1. Lepur i butë. Kunel i bardhë.
2. Lepur i vogël, lepurush; pegun.
KUNUP
Mushkonjë.
KUQ
Krimbi i kuq.
Morri i kuq
Merimanga e kuqe.
Tenja e kuqe.
Misër i kuq.
KUQËL
1. Rosë e madhe kuqalashe.
2. Kafshë (lopë, dhi etj.) me qime të kuqe a si të kuqe.
KURRILLË
Zog shtegtar, me trup të madh e me pendë të përhime, me këmbë të gjata e me qafë të gjatë si të lejlekut dhe me sqep të shkurtër. Tufë kurrillash. Fluturojnë (shtegtojnë) kurrillat.
Pershendetje. Ky fjalor eshte nje perpjekje e mire e zoologjise, por eshte shume i manget. . Une nuk jam zoologe dhe nuk kam lidhje me zoologjine, por si qytetare e thjeshte me vijne ndermend shume emra kafshesh qe nuk jane permendur ne kete fjalor. Shpresoj te plotesohet ne nje te ardhme te afert.
Respekte.
Përshëndetje Jeta! Faleminderit për komentin. Kjo ka qenë një listë e nxjerrë e fjalori i gjuhës shqipe. Kemi kemi ngritur një fjalor të zoologjisë me mbi njëmijë zëra, me emrin e tyre në latinisht dhe me fotografi të cilin e gjeni te enciklopedia këtu.
Ndërsa për komente, sugjerimet dhe biseda ju ftojmë të bashkoheni te forumi ynë.